Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
I zhdukur prej 12 ditësh/Misteri rrethon ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu
23 Mars 2022, 15:04Nga DOSJA
RUSI-Misteri mbulon “zhdukjen” publike të ministrit të mbrojtjes ruse, të Sergei Shoigu në dy javët e fundit dhe ndërkohë që pushtimi rus i Ukrainës ka nisur para një muaji.
Informacionet e qarkulluara në Telegram nga agjencia e pavarur ruse dhe të riprodhuara nga mediat ukrainase, flasin edhe për një sëmundje të rëndë të ministrit rus të Mbrojtjes, i cili teorikisht, në këtë moment, duhet të jetë gjithmonë në vijën e parë. Megjithatë, ai ka pushuar së shfaquri në publik që nga 11 marsi, kur Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hulusi Akar. Në të njëjtën ditë, ministria publikoi një video që tregonte Shoigu duke vizituar Spitalin Qendror Ushtarak Mandryk, ku ai u dha çmime ushtarakëve rusë që morën pjesë në ofensivën ruse kundër Ukrainës.
Më 18 mars, emri i Shoigu u përmend në një postim në faqen e internetit të Kremlinit, ku thuhej se Putini kishte diskutuar pushtimin rus të Ukrainës me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Në postim thuhej se në takim ka qenë edhe Shoigu, por video dhe foto nga ai takim nuk janë publikuar.
Në të njëjtën ditë, 18 Mars, kanali rus Channel Onetransmetoi një reportazh me Shoigu duke dhënë çmime. Kanali raportoi se ngjarja ka ndodhur atë ditë, por imazhi i përdorur duket se është marrë nga një video, e cila është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes më 11 mars. Lajmet e fundit në profilin e Shoigu në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes datojnë gjithashtu në 11 mars.
GREQI- Rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanskionet e vendosura ndaj Rusisë kanë bërë që zinxhirët e supermarketeve në Greqi të vendosin...
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mbrojti në Kuvend politikën ekonomike të qeverisë, duke paraqitur shembuj të uljes së çmim të naftës, por e...
GJERMANI- Dështimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, nuk do të thot...
UKRAINË- Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya i bëri thirrje Asamblesë së Përgjithshme të votojë në mbështetje të një rezolute që ...
KOSOVË- Një dron ushtarak është rrëzuar gjatë ditës së sotme në një banesë private në lagjen Bair të Mitrovicës.Policia e Kosovës gjendet në vendgjarje dhe...
FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua sot ligjvënësve dhe senatorëve francezë duke fajësuar drejtpërdrejt Rusinë për krime lufte dhe u ...
BRUKSEL- Çdo përdorim i armëve kimike nga Rusia do të ishte absolutisht i papranueshëm dhe do të “ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit” në Ukrainë, ...
Në deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-it, fajësohet qeveria e Kosovës se nuk pranoi një propozim të tyre për zgjedhjet e 3 prillit, të cilin ato e qua...