LIVE UPDATES
Bota

‘Presim sanksionet e Serbisë kundër Rusisë’, flet i dërguari gjerman për Ballkanin

23 Mars 2022, 15:37 Nga DOSJA
‘Presim sanksionet e Serbisë kundër Rusisë’, flet i

GJERMANI- Dështimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, nuk do të thotë neutralitet, por mbështetje për Rusinë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë i dërguari i posaçëm i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sarrazin ka marrë këtë detyrë, e cila nuk ka ekzistuar në qeveritë e mëparshme gjermane, në mes të shkurtit të këtij viti. Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër në Gjermani, ndërsa ka qenë deputet i Bundestagut për 13 vjet, deri në vitin 2021.

Përndryshe, ai është i dërguari i katërt perëndimor për rajonin. Nga SHBA-ja, në postin e të dërguarit të posaçëm është Gabriel Escobar, nga Mbretëria e Bashkuar është Sir Stuart Peach dhe nga Bashkimi Evropian është Mirosllav Lajcak, i cili është i ngarkuar në mënyrë të posaçme me dialogun Kosovë – Serbi.

I pyetur se si e sheh situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, në kontekstin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe tensioneve që ka shkaktuar lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik, me kërcënimet për ndarjen e Republikës Sërpska, Sarrazin thotë:

“Vizita e ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në Bosnje dhe Hercegovinë ka treguar se Qeveria federale gjermane ka një fokus të fuqishëm në këtë vend. Gjermania po e ndjek nga afër situatën aktuale atje. Për shkak të luftës ruse në Ukrainë, Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’iu kushtojnë vëmendje edhe më të madhe zhvillimeve në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Sipas tij, Qeveria gjermane është e vetëdijshme se shumë njerëz në Bosnje dhe Hercegovinë kërkojnë – sidomos tani – angazhim dhe përkushtim më të madh të Gjermanisë për sigurinë në rajon.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e re gjermane i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Dodikut, për shkak të tërheqjes së Republikës Sërpska nga forcat e armatosura, gjyqësori dhe sistemi tatimor i Bosnje e Hercegovinës.

Dodik, qysh në vjeshtën e vitit të kaluar, ka filluar një fushatë për krijimin e institucioneve të entitetit të tij – gjë që është dënuar fuqishëm nga BE-ja dhe SHBA-ja, të cilat e kanë cilësuar si transferim jokushtetues të kompetencave.

Më 5 janar, Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për vepra të korrupsionit, në të cilën përfshihet edhe Dodik.

Duke komentuar faktin që Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, Sarrazin thotë se harmonizimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në për këtë çështje është vendimtar.

“Në ambientin e politikës së jashtme, siç është tani, shteti nuk mund të jetë i suksesshëm duke ‘u ngatërruar’ ose duke luajtur bixhoz. Situata tani është ndryshe nga ajo që ka qenë më parë”, thotë Sarrazin.

Në kohën e luftës ruse në Ukrainë, Evropa duhet të mbetet e bashkuar, thotë ai.

“Prandaj, përafrimi i politikës së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për këtë çështje, është i një rëndësie vendimtare – përfshirë edhe sanksionet. Ne mirëpresim [faktin] që shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë bërë tashmë këtë. Por, ne presim që edhe Serbia ta bëjë të njëjtën gjë. Nuk është e mundur të qëndrohet anash në këtë çështje. Mosvendosja e sanksioneve nuk do të thotë neutralitet, por do të thotë mbështetje për Rusinë”, shprehet Sarrazin.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Serbia ka thënë se ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës, por pa e përmendur sulmin e Rusisë në fqinjin e saj.

Serbia, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, gjë të cilën ia ka kërkuar Bashkimi Evropian.

Sa i përket Kosovës, Sarrazin ka thënë në fillim të marsit se është i kuptueshëm përkushtimi i Gjermanisë që shteti, të cilin e njeh, të përfaqësohet në organizatat ndërkombëtare.

Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pengon anëtarësimin e saj në organizatat e huaja.

Dy vendet po përpiqen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes një dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Për Malin e Zi, i cili është në një fazë të paqëndrueshmërisë politike, ku po tentohet të formohet Qeveria e re, dhe ka një ndarje të fortë midis malazezëve dhe serbëve, me ndikim të dukshëm rus në pozitat vendimmarrëse, Sarrazin beson se anëtarësia e tij në NATO është garantuesja më e mirë e stabilitetit.

“Në Mal të Zi, aktualisht, jemi ende në pritje të rezultatit të proceseve të brendshme politike, në lidhje me krijimin e një qeverie të re. Në përgjithësi, jam thellësisht i bindur se rruga e zgjerimit të BE-së dhe një angazhim i fortë ndaj NATO-s janë kornizat më të mira për stabilitetin në rajon dhe në Mal të Zi”, thotë Sarrazin.

I pyetur se si i komenton thirrjet e disa zyrtarëve amerikanë dhe evropianë për përshpejtimin e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, për të parandaluar reflektimet e luftës në Ukrainë, Sarrazin thotë:

“Proceset duhet të përshpejtohen duke përmbushur më shpejt dhe më mirë kriteret. Për këtë na duhet më shumë besueshmëri në rrugën evropiane nga të dyja anët. Së pari, BE-ja duhet të miratojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Por, ne gjithashtu kemi nevojë për një proces të besueshëm të reformave brenda vendeve të zgjerimit. Tregu i përbashkët i BE-së dhe uniteti dhe integriteti i vlerave dhe ligjeve evropiane janë dy anët e së njëjtës medalje”, thotë ai.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të NATO-s janë: Maqedonia e Veriut që nga viti 2020, Mali i Zi që nga viti 2017 dhe Shqipëria që nga viti 2009. Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia mbeten jashtë aleancës.

Në Bashkimin Evropian, asnjëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është ende anëtar – vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë vende kandidate./REL/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gabriel escobar manuel sarrazin mirosllav lajçak gabriel escobar manuel sarrazin mirosllav lajçak

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët