LIVE UPDATES
Politike

Idrizi: Kapja e pushteteve nga Rama rrënoi ekonominë, varfëroi shqiptarët

18 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA
Idrizi: Kapja e pushteteve nga Rama rrënoi ekonominë, varfëroi

DURRËS– Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka vijuar në Durrës turin e takimeve elektorale me qytetarët. Përpara qytetarëve të shumtë dhe anëtarëve të komunitetit çam, Idrizi ka prezantuar kandidatin për deputet, Floran Tahiri, duke ftuar qytetarët që të votojnë numrin 9, koalicionin opozitar dhe numrin 10, kandidatin e PDIU.

Në fjalën e tij, kryetari i PDIU analizoi situatën që po kalon vendi duke theksuar se Shqipëria po kalon një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe demografike. Ekuilibrat e demokracisë janë prishur, tha Idrizi, ndërsa pushtetet sipas tij janë në një dorë, situatë kjo që ka sjellë rrënim ekonomik dhe varfërim të tejskajshëm të shqiptarëve, të cilët si rrugë të vetme shohin largimin nga vendi. Këto janë arsye të mjaftueshme, tha Idrizi, që shqiptarët të votojnë për ndryshim në 25 prill, për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

“Ne duhet të kuptojmë që ky përqendrim pushteti në një dorë e ka sjellë vendin në krizë shumë të madhe ekonomike, sociale, demografike dhe krizë në ekuilibrat politikë. Ne sot shohim që kemi një shtet që nuk i ka frikë qytetarët, por shohim qytetarë që kanë frikë shtetin e tyre sepse qeveria vjen me vota të inkriminuara, me vota të basofonëve të errëta qoftë edhe këtu në Durrës dhe që sigurisht është ajo që nuk e ka frikë qytetarin. Një nga krizat më të mëdha që ka Shqipëria sot, është kriza demografike, një krizë shumë e madhe njerëzore, 450 mijë shqiptarë kanë lënë vendin 4 vitet e fundit. Kemi qenë 4 mln në 1990 me moshë mesatare 26 vjeç, sot jemi 2.7, ose edhe më pak, mosha mesatare 46 vjeç. Kjo është një dramë shumë e madhe”, tha Idrizi duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se ngritën në sistem korrupsionin, aq sa sipas KLSH, abuzimet me fondet në 8 vite kapën shifrën e 7.7 mld euro, sa një buxhet e gjysmë.

Kreu i PDIU akuzoi Ramën se nuk mbajti premtimet për rritje pagash dhe pensionesh, ndërsa nga ana tjetër nuk hezitoi të rëndonte barrën fiskale të qytetarëve dhe bizneseve, duke rritur taksat dhe tatimet, çmimin e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Një javë përpara zgjedhjeve, kreu i PDIU denoncon se qeveria po bën gjithçka për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, nga tentativat për të blerë votat, premtimet për vende pune, e deri te legalizimet masive javët e fundit.

Idrizi komentoi edhe ftesat e kryeministrit Edi Rama drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, për bashkëqeverisje pas 25 prillit. Kreu i PDIU tha se Rama ka humbur sensin e arsyes, teksa njëherë fyen dhe ofendon kundërshtarët politikë, e më pas i fton për bashkëpunim.

“Etiketon e flet si me qenë llaxorja e Tiranës (nuk e di kë keni pasur ju këtu në Durrës) dhe pasi e bën këtë gjë, nuk le llaf pa thënë, sa thua ore, ça është ky?, pasi i ka marrë të gjithë nëpër gojë, një ditë të bukur thotë: “Dëgjo, a e bëjmë bashkë qeverinë nesër?” Sepse ky njeri bashkë me pushtetin po humb edhe dinjitetin njerëzor. Kjo është arsyeja pse në 25 prill, e shohim në sondazhe, e shohim kudo, takojmë përditë njerëz, nuk gjej një njeri që të mos thotë ky duhet të ikë, dhe kjo bëhet në radhë të parë për t’i dhënë shpresë vendit. Nuk ka një bilanc pozitiv, nuk ka një premtim të mbajtur”, tha ai.

Shpëtim Idrizi deklaroi se votat dhe mandatet parlamentare të PDIU-së do të jenë përcaktuese për fitoren e koalicionit opozitar dhe largimin nga qeveria të Edi Ramës.

“I shihni edhe sulmet ndaj nesh, e dini pse? Sepse votat e PDIU-së duke qenë në qarqe çifte siç jemi edhe këtu në Durrës, o sjellin 5 mandate këtu ku jemi, ose çonin 8 nga krahun tjetër, pikërisht për ato 76 mijë votat që ne ju thamë. Sepse pemës me kokrra i gjuhet dhe Rama e di shumë mirë forcën tonë, prandaj edhe tenton të fusë duart brenda nesh. Prandaj ia them këtu nga Durrësi, edhe një javë ka mbetur, votat e PDIU-së edhe çamëve do të të nxjerrin në opozitë dhe në stolin e turpit të historisë, mbajeni mend këtë gjë”, shtoi më tej Idrizi.

Kreu i PDIU u ndal edhe në thelbin e programit politik të kësaj force politike që është çështja Çame. Idrizi tha se në këto vite PDIU ka arritur rezultate konkrete që nga miratimi i rezolutës në Parlamentin e Shqipërisë për çështjen Çame, ngritja e Varrezave Monumentale, për 2900 çamë në Kllogjer, krijimi i Bashkisë së Çamërisë (Konispolit) e deri te ndërkombëtarizimi i çështjes Çame në Bruksel dhe Uashington.

Sakaq, kandidati i PDIU për deputet në Qarkun e Durrësit, Florian Tahiri është një emër i njohur për qytetarët durrsakë. Për 5 vite ai ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Durrësit. Zgjidhja e çështjes Çame, tha Tahiri, ka qenë shtysë që ai të japë dorëheqje nga Bashkia e Durrësit dhe të garojë në zgjedhjet parlamentare si përfaqësues i PDIU. “Ajo që më bëri më shumë për të dhënë dorëheqjen në këtë moment, ka qenë marrëveshja PDIU-PD, ku për herë të parë kemi një marrëveshje e firmosur e zeza mbi të bardhë, e firmosur nga kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi dhe Lulzim Basha, si kryetar i opozitës, ku marrin përsipër zgjidhjen e çështjes Çame në bazë të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut që ne kemi kërkuar gjithmonë. Por, këtë herë, një kryeministër i ardhshëm në fuqi shpreh diçka për të cilën ne kemi pasur kaq shumë nevojë. Kjo ishte edhe shtysa e parë për ta marrë përsipër dhe për të përfaqësuar PDIU-në në këto zgjedhje”, u shpreh Florian Tahiri.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shpetim idrizi zgjedhjet 25 prill 2021 shpetim idrizi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 18 Prill 2021, 08:11

TIRANË– Fushata elektorale ka nisur dhe është në kulmin e saj. Dy partitë kryesore priten nga mbështetës të shumtë, mirëpo një specifik ka marrë vëmendjen ...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait