LIVE UPDATES
Aktualitet

Ilaçe kontrabandë në farmacitë e Tiranës, çmimi katërfish se në vendet e origjinës

6 Dhjetor 2021, 21:25 Nga DOSJA
Ilaçe kontrabandë në farmacitë e Tiranës,

TIRANË- Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të paregjistruara dhe që sillen në Shqipëri në mënyrë kontrabandë. Konkretisht bëhet fjalë për medikamentin Ciprolex 20 mg, që përdoret për ankthin dhe stresin. Një pako e këtij medikamenti shitet në vendin e origjinës, Greqi, me 12.09 euro, në Shqipëri e gjen me tre ose katërfishin e çmimit. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një denoncim, i shoqëruar me fotografi për shitjen e një medikamenti Ciprolex 20 mg në farmacitë në Tiranë.

Në fotografine e dërguar nga denoncuesi, shihej qartë edhe çmimi i ilaçit në vendin e origjinës 12.09 euro. Ndërkohë, denoncuesi thotë se në Tiranë, në disa farmaci, ky medikament shitet tre ose katërfish. Një pako të tillë ai e ka blerë në Tiranë me një çmim prej 4590 lekë. Pas denoncimit, Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa farmaci në Tiranë. Në afërsi të QSUT-së, në një farmaci greke Fiksi kishte marrë informacion se medikamenti shitej aty.

Nga biseda që bashkëpunëtorët e Fiksit patën me farmacisten, ajo u pohoj se kishte në shitje Ciprolex 20 mg me çmimin 3850 dhe se e sillnin nga Greqia. Gjatë blerjes së medikamentit farmacistja nuk e shoqëroi shitjen me faturë faturë tatimore. Medikamenti i blerë nuk ka asnjë pullë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ndërkohë, që çmimi i vendit të origjinës është fshirë nga pakoja. Fiksi iu drejtua edhe një farmacie që ndodhet tek Pallatet Agimi, sërish quhet Farmacia Greke. Bashkëpunëtorët e Fiksit kërkojnë medikamentin dhe farmacistja ua vë në dispozicion me një çmim prej 4590 lekë , prodhim grek. në farmaci nuk kishte gjëndje dhe produktin farmacistja e tregon prej internetit.

Pas disa orësh bashkëpunëtorët shkojnë përsëri për të blerë Ciprolex 20 mg, farmacistja shkon direkt në magazinë dhe sjell medikamentin, edhe në këtë rast çmimi i vendit të origjinës është fshirë dhe nuk lëshohet faturë tatimore. Pra në dy raste medikamenti u ble në farmacitë e Tiranës pa u lëshuar faturë tatimore dhe pa patur pullë të Agjencisë Kombëtare dhe Pajisjeve Mjekësore mbi të. Në këto kushte Fiksi i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Barnave nëse ky bar lejohet apo jo të shitet në Shqipëri.

Nga kontaktet me disa punonjës të kësaj agjencie Fiksit iu pohua se ky medikament ende nuk është lejuar që të tregtohet në Shqipëri. Sipas punonjësve, ende nuk ka përfunduar procedura administrative e lejes dhe se bari nuk është i regjistruar në Shqipëri. Ndërkohë kjo agjenci disa ditë më vonë kthen përgjigje zyrtare se “të gjitha barnat e prodhuara në vend, me destinacion tregun e brendshëm, si dhe barnat që importohen, me destinacion tregun vendas, duhet të kenë detyrimisht të aplikuar në paketimin e jashtëm pullën e kontrollit të barnave. Sipas saj, pulla e kontrollit të barnave lëshohet nga Agjencia.

Më tej shkruan se tregtimi me shumicë i barnave pa pullën e kontrollit dhe çmimin e shitjes me pakicë, dënohet me konfiskimin të barnave dhe me 500 000 lekë gjobë, ndërsa tregtimi me pakicë i barnave pa pullën e kontrollit dënohet me sekuestrim të barnave dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë gjobë. Veprimet e kryera për raste të tilla, kur përsëriten, dënohen me konfiskim dhe heqje të licencës”

Në këtë dokument, Agjencia thotë se “Sa më sipër, bari “Cipralex” 20 mg deri më tani nuk i është nënshtruar procedurave administrative të regjistrimit dhe importit të tij në Republikën e Shqipërisë”. Edhe pse ky medikament nuk është i regjistruar nuk i ka penguar farmacitë në Tiranë ta shesin atë kontrabandë, pa pullën e agjencisë dhe shumëfish më shtrenjtë se çmimi i vendit të origjinës, ata që penalizohen si gjithmonë janë qytetarët.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ciprolex ilacet kontrabande ciprolex ilacet kontrabande

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait