LIVE UPDATES
Insights

Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

20 Mars 2019, 20:39 Nga DOSJA
Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”

E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi e deri në fund të deklaratës së tij, është ajo që ai e quan shkak të krizës dhe që e përsërit në katër paragrafe të gjithë deklaratës së tij.

Për atë, shkak i krizës nuk është djegia e mandateve nga opozita, edhe pse e kritikon atë akt. Qartazi Presidenti Ilir Meta, thotë se kjo krizë i ka rrënjët tek Reforma në Drejtësi dhe tek fakti që aktorë të caktuar kanë injoruar atë dhe Sali Berishën në këtë histori. “Aktorët e caktuar” natyrisht që janë SHBA, Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare. Kjo pastaj i jep kuptim dhe krahasimit me komunistin kilian Aljende, që u rrethua në zyrë nga kundërshtarët, me mbështetje të SHBA dhe vrau veten.

Por duke e injoruar këtë aliçunacion të tij, ajo që mbetet e qartë në qëndrimin e Presidentit Ilir Meta, është se shkaku i kësaj krize është mënyra se si po avancon Reforma në Drejtësi.

Ja si e thotë qartazi Presidenti dhe e përsërit në forma të tjera thuaje katër herë këtë gjë:

“Arsyet dhe argumentet besoj se i kam dhënë edhe më parë pse jemi në një situatë të tillë ku jo vetëm prej kohësh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por njëkohësisht edhe janë minuar përpjekjet apo qoftë edhe iniciativat, interesimi i veçantë i Presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë, që në vlerësimin tim është e qëllimshme, dhe e cila ka rrezikuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu, jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit.”

Të gjitha gjërat e tjera, që vijnë pas, djegia  e mandateve, hyrja e deputetëve të rinj në Kuvend, dhe broçkullat me Aljenden, janë një përpjekje për t’i justifikuar pasojat dhe jo një përpjekje për t’i zgjidhur ato.

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”. Siç duket qartë ai nuk është i shqetësuar ashtu siç duket nga shifra prej 94 deputetë, që u tejkalua në Parlament, por nga shifra 84 deputetë, shifër e mjaftueshme për të vazhduar Reformën në Drejtësi. Ndaj dhe ai ngul këmbë të interpretojë se vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm.

Pra shqetësimi i tij i vetëm për “krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar”, ka të bëjë me faktin se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk janë dëgjuar, kur kanë kundërshtuar mënyrën si bëhej “Reforma në Drejtësi” dhe gjithë çfarë ka ndodhur, është pasojë e kësaj.

Dhe mendoj se Ilir Meta këtu është i sinqertë. Jo vetëm ai, por dhe kundërshtarët e tij dhe sidomos partnerët tanë Perëndimorë, SHBA dhe Bashkimi Evropian, besojnë se kjo krizë erdhi për shkak të “Reformës në Drejtësi”. Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk e pranuan atë në asnjë moment dhe shkuan tek ky akt ekstrem i paprecedent, që tenton të shembë sistemin politik.

Kjo është një nga kostot më të mëdha, që Shqipëria po paguan për “Reformën në Drejtësi”, është revolucioni i vërtetë më i dhunshëm institucional, kundër Reformës, dhe një çmim i lartë për vendosjen e drejtësisë në vend. Goditja që opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës i dhanë sistemit politik, për shkak se ai po shkonte pa dëshirën e tyre drejt “Reformës në Drejtësi”, natyrisht është e rëndë. Por zgjidhja e vetme që edhe kjo plagë e sistemit politik të kapërcehet, është përsëri “Reforma në Drejtësi” dhe jo tërheqja pas për një pazar që e minon atë.

Shfaqja e sotme e Presidentit Ilir Meta ishte shpresa e fundit e tij se mund ta ndalë këtë gjë dhe mund të negociiojë Reformën.

Dhe për të na treguar se çfarë pasoja do të ketë vendi, nëse ne nuk bllokojmë “Reformën në Drejtësi”, pra shifrën 84 deputetë, duke mos i quajtur legjitimë këta që po hyjnë, ai është i gatshëm, “deri tek sakrifikimi i jetës si Salvador Aljende për të ndaluar instalimin e një junte”. Dhe këtu më qartë se kurrë, duket se e ka me SHBA, dhe mbështetjen e saj pa rezerva për “Reformën në Drejtësi” që Ilir Metës, por dhe Berishës, i duket si mbështetje për Juntën e Edi Ramës.

Nuk është duke kërkuar kompromis për djegien e mandateve, apo plotësimin e tyre, por një pazar për “Reformën në Drejtësi”. Nuk është i trembur nga shifra 94 deputetë që e shkarkon, por nga shifra 84 që e tmerron. Në fakt nuk ka thënë asgjë të re. Këtë e dinim, qysh kur u dogjën mandatet.

Marrë nga TemA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione analiza e mero bazes ilir meta mero baze analiza e mero bazes ilir meta mero baze

Sondazh

Poll
Insights 19 Mars 2019, 20:51

Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

Akti radikal i opozitës, që e kapi në befasi pronarin e vetëm të tepsisë, ka ndërsyer një lukuni përkrahësish të Edi Ramës të nisin një fushatë rikujtimi të të ...

Insights 19 Mars 2019, 16:02

Zotësia për të vlerësuar pazotësinë

Më ka qëlluar të pyes veten: si e kuptojnë ata që nuk kanë vesh muzikor, se nuk kanë vesh muzikor?Me përkufizim, veshi muzikor është aftësia për të perceptuar s...

Insights 18 Mars 2019, 21:25

Dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

Dikush mund të mendojë se po të mos ishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do të ishte pushuar…Zyrtarisht Dylgjeri është dëshmori i parë i Facebook në Shqipëri. Në sh...

Insights 18 Mars 2019, 15:23

NATO, familja e kombeve të lira

Gjithkujt i kujtohet momenti që përkufizon brezin të cilit i përket. Ai momenti, “ku ishe ti kur ndodhi”. Për brezin tim, pa dyshim, ky moment ka qe...

Insights 18 Mars 2019, 06:18

Jeta si vdekje dhe vdekja si fitim

E mbaj mend shumë mirë 15 marsin e vitit 2008. Isha vetëm 10 vjeç atëherë, por më kujtohet. Në Himarë, qe ditë me diell dhe me të hapur televizorin shfaq...

Insights 17 Mars 2019, 21:15

E gjora Ditë e Verës!

Po, mjerisht jam i detyruar ta quaj kështu, pra, të gjorë, fatkeqe e të mjerë të shkretën Ditë të Verës! Përse kështu? Sepse, për herë të parë në historinë e sh...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj