LIVE UPDATES
Insights

NATO, familja e kombeve të lira

18 Mars 2019, 15:23 Nga DOSJA
NATO, familja e kombeve të lira

Gjithkujt i kujtohet momenti që përkufizon brezin të cilit i përket. Ai momenti, “ku ishe ti kur ndodhi”. Për brezin tim, pa dyshim, ky moment ka qenë rënia e murit të Berlinit.

Të gjithë ne i kemi ndër sy imazhet emblematikë të qytetarëve të Berlinit teksa shembnin murin, në kuptimin e parë të fjalës, me daltë e çekiç. Apo duart që zgjateshin për të ndihmuar miqtë dhe fqinjët që të kapërcenin murin, për të zhdukur hendekun që i kishte ndarë familjet për gati tri dekada.

Ndërsa kjo ngjarje u bë simbol i një brezi, filizat e lirisë dhe demokracisë kishin filluar të lulëzonin në Evropën Qendrore dhe Lindore, shumë kohë më parë, përmes protestave paqësore, lëvizjeve popullore dhe trimërisë së shumë burrave dhe grave.

Viti 1989 qe një kohë ndryshimi mbresëlënës. Komunizmit po i shembej toka nën këmbë. Po hapeshin tregjet dhe ekonomitë. Dhe çarmatimi bërthamor bëri që të gjithë të ndiheshim më të sigurt.

Ishte vërtet triumfi i lirisë dhe bashkëpunimit mbi represionin dhe përplasjet.

Këtë vit, ne nuk po festojmë vetëm shtatëdhjetë vjetorin e themelimit të NATO-s. Ne jemi gjithashtu krenarë që, bashkë me disa aleatë, po festojmë disa arritje domethënëse. U bënë 20 vjet që Republika çeke, Hungaria dhe Polonia, 15 vjet që Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia e Sllovenia dhe 10 vjet që Shqipëria dhe Kroacia, përcaktuan fatin e tyre. Këto shtete vendosën t’i bashkoheshin familjes së cilës me të drejtë i përkisnin: Familjes së NATO-s. Familja e kombeve të lira, ekonomive në lulëzim, aleatëve të qëndrueshëm. Kjo rrugë jo gjithnjë ka qenë e lehtë. Duhej kurajë, vizion dhe vendosmëri politike për zbatimin e reformave të vështira dhe kapërcimin e dasive historike.

Qasja “e dyerve të hapura” u mishërua në traktatin themelues të NATO-s, Traktatin e Uashingtonit. Dhe ka mbetur e pandryshuar gjatë këtyre shtatëdhjetë viteve. Kjo qasje bazohet në të drejtën e çdo shteti për të zgjedhur rrugën e vet, lirisht e pa ndërhyrje. Pavarësisht përmasave të fqinjëve të tyre.

Për të gjithë aleatët – të vjetër e të rinj – kjo qasje ka sjellë më shumë stabilitet dhe begati, aftësi dhe perspektiva të reja, kontribute të mëtejshme ndaj misioneve dhe operacioneve tona të përbashkëta dhe ka sjellë si rezultat që një numër edhe më i madh aleatësh, të qëndrojnë krah për krah dhe të mbrojnë njëri-tjetrin.

Ky angazhim i hekurt dhe ky komunitet unik i shteteve të lira, na bën aleancën më të suksesshme në histori. Së bashku përbëjmë gjysmën e fuqisë ekonomike dhe ushtarake të botës. Kjo fuqi materializohet në shifra dhe larmishmëri.

Që prej krijimit, NATO është zgjeruar më shumë se dyfish, nga 12 anëtarë themelues, në 30 aleatë së shpejti.

Gjatë mandatit tim si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, hapëm me kënaqësi dyert për anëtarësimin e Malit të Zi, në vitin 2017 dhe për Maqedoninë e Veriut, që është ftuar në tryezën tonë në fillim të këtij viti.

Dyert e NATO-s mbeten të hapura. Po vazhdojmë punën me tri vende kandidate: Bosnjë-Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, për t’i sjellë më pranë.

NATO nuk ka qenë thjesht e vetëm një mburojë mbrojtëse, por, simbol shprese, nxitëse reformash dhe një hap parësor i domosdoshëm drejt integrimit në komunitetin më të gjerë evropian dhe ndërkombëtar.

Aleancat nuk përbëjnë pengesë për shtetet e fuqishme dhe të pavarura. NATO ekziston pikërisht për të siguruar lirinë dhe begatinë që të mund të prosperojnë vendet dhe popujt sovranë.

Ndërsa tashmë, në vitin 2019, bota është shumë e ndryshme nga ajo që ka qenë në vitin 1989 dhe kur shumëkush shpreh shqetësimin për fuqinë e institucioneve dhe partneriteteve ndërkombëtare, NATO mbetet jo vetëm një forcë për ndryshim pozitiv, por edhe një bazë për stabilitet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione familja nato jens stoltenberg vendet e nato familja nato jens stoltenberg vendet e nato

Sondazh

Poll
Insights 18 Mars 2019, 06:18

Jeta si vdekje dhe vdekja si fitim

E mbaj mend shumë mirë 15 marsin e vitit 2008. Isha vetëm 10 vjeç atëherë, por më kujtohet. Në Himarë, qe ditë me diell dhe me të hapur televizorin shfaq...

Insights 17 Mars 2019, 21:15

E gjora Ditë e Verës!

Po, mjerisht jam i detyruar ta quaj kështu, pra, të gjorë, fatkeqe e të mjerë të shkretën Ditë të Verës! Përse kështu? Sepse, për herë të parë në historinë e sh...

Insights 16 Mars 2019, 19:06

Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

Nëse opozita dështoi në premtimin e gënjeshtërt që u bëri ndjekësve të saj, se 16 marsi do të ishte dita e fundit e Edi Ramës, ajo është në rrugë të mbarë për t...

Insights 16 Mars 2019, 10:24

Ekscentriku, populisti dhe qytetari

Në prill të vitit 1998, tri javë më pak se njëzet e një vite më parë, njeriu me gishtërinjtë të ngjyer me njolla boje penelash(dhe jo të pistë, sikurse me ciniz...

Insights 15 Mars 2019, 16:21

Gërdec, shënimet e një ministri

Ridvan Bode, ministër i Financave kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Përplasja e dy ministrave ka qenë e ashpër dhe e vazhdueshme, siç e kon...

Insights 15 Mars 2019, 09:05

Basha nuk bën dot revolucion me Çetin

Në një takim të stilit të Lidhjes së Shkrimtarëve qëmotit, Lulzim Basha kishte mbledhur disa artistë dhe po iu shpjegonte se ky pushtet ka degraduar dhe 5-6 oli...

Insights 15 Mars 2019, 07:42

Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) q...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë