LIVE UPDATES
Insights

Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

15 Mars 2019, 07:42 Nga DOSJA
Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) që po komplotojnë kundër interesave europiane të Shqëipërisë që sot mishërohen tek pushteti i tij (fronti i së mirës). Me një gjuhë të tërthortë, kryeministri i vendit ka lënë të kuptohet se veprimi radikal i opozitës ose sponsorizohet ose i shërben interesave ruse për ta mbajtur Shqipërinë dhe rajonin larg Bashkimit Europian.

Në mënyrë gjoja naive, ai ka shprehur habinë e djallëzuar se si protesta e opozitës u transmetua nga Rusia Today dhe në një takim me homologun maqedonas la të kuptohet se konflikti politik cënon axhendën europiane të vendit, gjë për të cilën rusët fërkojnë duart pas mureve të Kremlinit. Dhe menjëherë, këto mesazhe mbi këtë komplot kërcënues, u shumëfishuan nga sazet mediatike që entuziasmohen sa herë që lideri bën këto zbulime gjeniale.

Është diçka e vjetër dhe e njohur degradimi i qeverisjeve të dështuara apo pushteteve autoritare, në përdorimin e konspiracioneve ndërkombëtare e okulte që ditë e natë përpiqen të errësojnë e zhbëjnë “sukseset e mëdha” që ato paskëshin arritur. Shembujt janë me qindra, kryesisht në vendet e shoqëritë e prapambetura. Disa akuzojnë CIA e SHBA, disa të tjerë KGB, disa masonët apo Sorosin, disa UDB e Beogradin, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur t’u ikë përgjegjësive të veta duke thirrur në ndihmë komplotin ruso- opozitar.
Në Shqipëri, të gjithë janë të qartë se vendi nuk po mbetet jashtë BE-së për shkak të ndjenjave pro ruse apo anti europiane të ndonjë pjese të popullsisë. Interesi rus, sado i madh të jetë, nuk ka asnjë ndikim në zgjedhjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës. Deri më sot, portat e Brukselit kanë qenë të mbyllura për ne, vetëm si pasojë e paaftësisë, dështimit, korrupsionit, krimit të organizuar, që qeveritë në përgjithësi dhe kjo e Ramës në veçanti, kanë demonstruar parreshtur si të vetmit kundërshtarë realë të aspiratës europiane të shqiptarëve.

Asnjë rus apo super rus nuk do të mund të hynte në garë për ta penguar më shumë integrimin e Shqipërisë në BE.
Në dështimet e mëparshme drejt afrimit me BE, Edi Rama fajësoi “Europën e frikës”, islamofobinë, forcat ekstremiste, etj etj. Tani, kur kartën e integrimit kërkon ta luajë për të kapërcyer krizën e brendshme politike, fajin e kalon tek opozita dhe sabotimi rus.

Në fakt, nëse ka ndonjë shqetësim real për influencat e Moskës në Shqipëri e rajon, ai ka të bëjë me depërtimin e kapitalit rus në sektorë të ndjeshëm të ekonomisë dhe jo në propagandën e Rusia Today që mund të ndikojë orientimin properëndimor të shqiptarëve. Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit, është në dijeni të plotë dhe nuk ka bërë asgjë për ta penguar këtë depërtim, të pakëtn në sektorin bankar shqiptar. Miliarderë rusë, madje mes tyre edhe nga ata që figurojnë në listën e sanskioneve të Departamentit Amerikan të Thesarit, si oligarkë të afërt me Kremlinin, janë tashmë prezentë me kapitalin e tyre edhe në Shqipëri.
Të flasësh për komplot antieuropian, për një rrezik të armikut të jashtëm si mënyrë për të mbuluar krizën reale ku e ke futur vendin, mund të shërbejë vetëm si ushqim për nofullat e lodhura të propagandistëve politikë e mediatikë, por jo si zgjidhje.
Edi Rama është cakuar në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo rojtar i rendit botëror nga komplotet e zeza. Ai gjykohet nga premtimet që ka marrë para qytetarëve shqiptarë dhe nga kjo përgjegjësi nuk e shpëtojnë as rusët dhe as kinezët. Në Finlandë, qeveria dha dorëheqjen se nuk e mbajti premtimin për reformën në shëndetësi.

Edi Rama premtoi shëndetësi falas, reformë dhe buxhet për arsimin në 5 përqind të GDP, anullim të koncensioneve, më pak taksa për të varfërit dhe më shumë për të pasurit, hapjen e negociatave brenda dy viteve, etj, dhe nga këto nuk realizoi dot asnjë të vetëm. Pa përmendur këtu ngritjen e krimit të organizuar në nivel politik, shndërrimin e vendit në nyje të trafikut të drogës, skandalet financiare dhe korrupsionin në rritje, vetëm mosmbajtja e premtimeve të mësipërme do të mjaftonte që një qeveri normale ta mbyllte kontratën e saj me votuesit.
Skenarët nga fajin e ka Saliu tek fajin e kanë rusët, janë dëshmi e mbajtjes së pushtetit vetëm për hir të pushtetit dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve. Shqiptarët nga BE nuk i ndan Moska dhe as opozita që proteston, por politikat e një qeverie të dështuar që i shërben vetëm interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën, ai i ka llogaritë tashmë me ata që ka gënjyer për gjashtë vite më radhë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione armand shkullaku edi rama ndikimi rus në vend armand shkullaku edi rama ndikimi rus në vend

Sondazh

Poll
Insights 14 Mars 2019, 15:52

Edi Rama nuk rrëzohet shpejt

TIRANË- Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit, kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, siku...

Insights 12 Mars 2019, 18:29

50 gjysmëhijet e dosjes “Tahiri”

Nuk janë 50 hijet e Greit, por janë 50 fashikujt e Tahirit. Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka mbërritur në afatin e përcaktuar, jo më tepër se 10 marsi, plotës...

Insights 12 Mars 2019, 15:01

Stuhia që po vjen 

Ne tremujorin e fundit te viit te kaluar numri i te punesuarve ne ekonomi u ul me 17 mije vete. Pra 17 mije shqiptare, qe deri dje kishin nje rroge tani nuk e k...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj