LIVE UPDATES
Insights

Mashtrimi publik i Kryeministrit / Çfarë fshihet pas një “shkarkimi” në Polici

13 Mars 2019, 18:56 Nga DOSJA
Mashtrimi publik i Kryeministrit / Çfarë fshihet pas një

Kastriot Skënderaj ishte deri pak ditë më parë drejtor i policisë së Tiranës.

Për të shmangur para dhe pasgjykimet e atyre që lexojnë por nuk duan të kuptojnë dhe të atyre që kuptojnë por bëjnë sikur nuk lexojnë, po them në fillim që Kastrioti është familjari im, për saktësi, bashkëshorti i motrës.

Këtë e them mbi të gjitha sepse shqetësohem për atë që do mendojë për këto rreshta lexuesi i rregullt i Ditës.

Prej tij unë do doja të shkonte në fund të këtij shënimi dhe pas kësaj të gjykojë nëse lidhja ime me këtë zyrtar policie është arsye për të mos e bërë këtë shënim, apo përkundrazi, është pikërisht arsyeja pse duhej bërë.

Derisa të shkojë në fund, unë po i vendos edhe vetë një pikëpyetje bindjes sime që ato çfarë po shkruaj më poshtë, nuk kanë asnjë lidhje me kë është martuar Kastrioti.

I cili do t’i lexojë këto rreshta vetëm sot, njësh me të tjerët. Dhe me siguri nuk do t’i vijë mirë.

Por ky shkrim “për Kastriotin”, në fakt nuk është për Kastriotin.

E vetmja gjë që rrjedh prej lidhjes time me të, është ajo që i intereson më shumë lexuesit: E vërteta.

E mjaftueshme për fat të keq, për ta identifikuar edhe njëherë tjetër Kryeministrin e vendit si të papërgjegjshëm e mbi të gjitha, mbartës dhe zbatues të një mendësie po aq të rrezikshme e po aq shkatërruese për shtetin, sa ai që ka qenë përpara tij në atë post.

A po e teproj? Premtuam që do shkojmë në fund.

Kryeministri pra, postoi dje, për befasinë time, një deklaratë, në të cilën e lidhte “shkarkimin”e Drejtorit të Policisë së Tiranës me një ngjarje banale pranë shkollës “Petro Nini”.

Deklarata erdhi një ditë pasi Ministri i Brendshëm postoi të njëjtën gënjeshtër, ku spikati një fjali sipas së cilës “nuk mjafton” që policia të zbatojë ligjin (!)

E di që Kryeministri me zellin e një të papuni i kontrollon dhe shpesh i shkruan vetë ato që nxjerrin ministrat në rrjete sociale. Por derisa lexova postimin e tij të djeshëm, ende shpresoja që fraza e Lleshit mbi kufijtë e policisë dhe ligjit të ishte vetëm lajthitje e Lleshit, ndërsa poetika me zemra që vinte pas ishte prej dellit (të shumëpërhapur) letrar të një ushtaraku.

Por jo.

Postimi i djeshëm e bëri të qartë që pas ministrit “të zemrave mbi ligjin”, qëndroka vetë timonieri.

Të cilit dje nuk i mjaftonte tepsia, sot nuk i mjafton ligji. Nesër…

Gjithsesi, befasia ime me postimin e Kryeministrit lidhet me dijenitë e mia mbi “rastin Skënderaj”. Për të cilat pak ditë më parë, Kryeministrit iu dërgua një kërkesë për intervistë që mbeti pa përgjigje.

Çfarë di unë për rastin Skënderaj e për të cilat do pyetej në intervistë Kryeministri.

E para gjë që di unë – dhe që e di edhe Kryeministri – është që drejtor Skënderaj ka kërkuar me këmbëngulje prej të paktën dy muajsh të largohet vetë nga detyra për arsye që do t’i them në vijim.

E dyta, drejtor Skënderaj dhe eprorët e tij e kishin marrë vendimin për kalimin e tij në një detyrë tjetër, të paktën dy ditë përpara se të ndodhte i frikshmi episod famëkeq tek “Petro Nini”.

Kryeministri pra, gënjen publikisht duke e lidhur largimin e drejtorit Skënderaj me ngjarjen te “Petro Nini”.

Po është më keq se kaq. E bën të tillë arsyeja reale pse drejtor Skënderaj po kërkonte me këmbëngulje prej dy muajsh të largohej nga detyra.

Pse po e kërkonte? Po e kërkonte sepse Drejtorit të Policisë së Tiranës po i bëhej në vijimësi presion, fillimisht nga Ministri dhe më pas nga vetë Kryeministri që të “zhdukte nga rruga” protestuesit e Astirit me “çdo mënyrë”, madje edhe me të atilla që nuk kanë të bëjnë aspak me ligjin dhe detyrat që ky ligj i cakton policisë.

Kur ministri gënjeu i pari për “shkarkimin” duke e lidhur me “Petro Ninin”, ai në fakt reflektoi debatet e brendshme që ka patur me drejtorin e Tiranës për “kufijtë e ligjit”.

Shprehja e çuditshme, sipas të cilës policia nuk mund të mjaftohet me zbatimin e ligjit ishte një përgjigje publike për atë që në vijimësi drejtori i Tiranës i ka thënë atij dhe Kryeministrit për kërkesat antiligjore lidhur me protestat: “Nuk dal dot mbi ligjin”.

Në vend të reflektimit, Kryeministri zgjodhi të bëjë atë që bëri: mashtruesin publik.

Nuk po flasim për Kastriotin, as kunatin e Thanos.

Edhe sikur “shkarkimi” i drejtorit të Tiranës të kishte vërtetë lidhje me ngjarjen tek “Petro Nini”, çfarë është e udhës për një ministër apo kryeministër: të bëjë palaçon në rrjete sociale, apo të dëshmojë veprime dhe maturi të heshtur prej burri shteti? Cfarë u peshon më shumë në atë kandarin e tyre: një ngjarje banale apo autoriteti publik i policisë më të rëndësishme në vend?

Edhe sikur shkaku i “shkarkimit” të ishte, pra, ai që nuk është, çfarë mesazhi jep për policinë, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm? Po për atë që do zëvendësojë drejtorin dhe që gjithashtu e di të vërtetën? Po për vartësit e tyre në rrugë në kontakt të përditshëm me qytetarët?

Këto, nëse ngjarja e “Petro Ninit” do ishte vërtet shkaku i largimit të drejtorit të Tiranës. Por nuk është.

Ajo që realisht ka ndodhur, në tërësinë e saj, është e rëndë.

Jo vetëm pse ridëshmohet se Kryeministri është një gënjeshtar i pacipë që e vendos propagandën bajate mbi gjithçka tjetër dhe vulgaritetin politik të momentit mbi interesat afatgjata të shtetit dhe forcimin e autoritetit të tij.

Mbi të gjitha pse rasti “Skënderaj” që nis me presion për “zgjidhje” në anashkalim të ligjit dhe vijon me një mashtrim publik është i njëjtë në mendësi dhe veprim me skandalin e Unazës dhe OST-së.

Kjo e rinjollos dhe e rëndon shumëfish pozitën dhe figurën e Kryeministrit.

“Kur të mos më keni, do më kujtoni. Por deri atëherë ka yhyhy sa kohë” – tha dje ai.

E ka me të pandëshkuarit.

Të cilët e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Po nuk do duhet “yhyhy sa kohë” përpara se votuesi i majtë të mbërrijë tek e vërteta cili ai është realisht, a ka qenë i tillë prej fillimit apo shkau rrugës.

Marrë nga DITA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione adrian thano kastriot skënderaj policia e shtetit policia e tiranes shembja e baneses tek petro nini adrian thano kastriot skënderaj policia e shtetit policia e tiranes shembja e baneses tek petro nini

Sondazh

Poll
Insights 12 Mars 2019, 18:29

50 gjysmëhijet e dosjes “Tahiri”

Nuk janë 50 hijet e Greit, por janë 50 fashikujt e Tahirit. Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka mbërritur në afatin e përcaktuar, jo më tepër se 10 marsi, plotës...

Insights 12 Mars 2019, 15:01

Stuhia që po vjen 

Ne tremujorin e fundit te viit te kaluar numri i te punesuarve ne ekonomi u ul me 17 mije vete. Pra 17 mije shqiptare, qe deri dje kishin nje rroge tani nuk e k...

Insights 12 Mars 2019, 06:26

Propaganda vazhdon!

Me mashtrime nuk rregullohet imazhi i policise o gjeneral! E hic me pak me veprimet e atyre drejtuesve te policise qe per fat te keq perdoren politikishte sipas...

Insights 11 Mars 2019, 17:33

Paralelet që nuk bëhen dot me 26 Majin

Ka një sërë paradoksesh sot, në enturazhin mediatik të Lulzim Bashës, i cili për ironi të fatit është në shumicë një brez gazetarësh të majtë, që tentojnë të ev...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë