LIVE UPDATES
Insights

Mos hesht! Dhuna vret! Ku është Mimoza? Ku je? Ku jemi?

13 Mars 2019, 11:36 Nga DOSJA
Mos hesht! Dhuna vret! Ku është Mimoza? Ku je? Ku jemi?

Si fillim, të më falin të gjitha gratë, vajzat, nënat, bijat, miket me emrin Mimoza. Mimoza është simbol, është pemë plot lule që lajmëron pranverë. Mimoza për të cilën shkruaj unë tash, është pemë e thyer, është vajza e trafikuar, është skllavja e shitur diku brenda dhe jashtë. Ata bënë para dhe u ngjitën në pushtet duke shitur Mimozat e këtij vendi!

Mimoza për të cilën shkruaj unë, është vajza e rrëmbyer, ditën që kulloste bagëtitë diku në bjeshkë a në fushë. Është fëmija që nuk dihet ku është ende edhe sot! Ata që e rrëmbyen, janë të lirë. Nëna e saj është tretur, është një kufomë e pakallur që e pamë dikur në ekranet tona të çnjerëzuar, por Mimoza e saj nuk është më!

Mimoza për të cilën shkruaj unë, nuk është personazh libri, është vajza që nuk është më! Të më falin vajzat e shkollave, minorenet dhe studentet po ashtu. Mimoza është minorenja e dhunuar jo vetëm një herë, është ajo që më në fund tentoi të vetëvritej në sytë tanë.

Nëse ju kujtohet nga ekranet, u bë lajm i ditës, dhe të gjithë ne e vramë vetë publikisht! Mimoza është një tjetër vajzë, për të cilën dikush mburrej se si e kishte organizuar krimin! ( Tash do të thoni ju: çka po them?

Po ju them se një tjetër Mimozë, jo personazh libri por grua e pjekur ishte më në fund e qetë që kishte marrë hak sipas logjikës së vetë-gjykimit, ndaj prindërve të asaj Mimozës të rrëmbyer, të shqyer dhe të hedhur si ushqim për bishat diku tek Mali me gropa.

Pra thënë shkurt: për këtë Mimozën që u rrëfye një natë Marsi me hënë, kështu duhej të ndodhte. Ende edhe sot kjo grua e lexuar dhe e pjekur e përligj krimin sipas vetë- gjykimit. Këtij i thotë Kanun!

Shpesh e thotë nga ekrani ku është ulur këmbëkryq, ndërsa rrëket të pajtojë njerëz plot probleme të këtij vendi e kësaj shoqërie tashmë të lodhur. ) Mimoza tjetër endet si fantazmë diku tek Mali me gropa ose kudo ku e hodhën ata!

Tash, është një tjetër Mimozë që mungon. Është Mimoza e varfër, të cilën mjerrimi e solli nga Balada qytetase e Migjenit, në mes të qytetit. E mësuan se po të shiste mishin dhe shpirtin do të kishte para, sepse i kishin thënë se paraja është pushtet dhe status i lartë. Ashtu bëri ajo e pastaj u zhduk.

Ata që e shqyen dikur sot kanë para dhe pushtet, kanë edhe status! Kjo Mimoza e baladës qytetase tash është diku e ikur. Dikur rrekej të niste një tufë lulesh diku, në një adresë të këtij hanit tonë pa porta!

Mimozat janë pemë të thyera prej nesh! Tash më lejoni t’ju kujtoj Mimozën juriste, atë që u vra në mes qytetit nga burri i saj! Është ajo që sot nuk është më! Ishte publike! I kishte shkuar organizatave të shoqërisë civile ,i kishte shkruar ambasadave të huaja për të kërkuar mbrojtje.

I kishte kërkuar shoqatave të grave, ndihmë! Këtë Mimozën nuk pati fuqi për t’a mbrojtur askush! Ajo nuk është më! Këto insitucionet janë! Ka kaq shumë Mimoza , pemë të thyera , të shqyera prej nesh sa një shkrim nuk do të mjaftonte. Mimozat janë dosje të mbyllura në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.

Janë krime të kryera nga autorë të caktuar, ndërsa autorët janë të lirë, ndonjë syresh në kërkim! Autorët kanë statusin e parasë që është për ata pushtet mbi pushtetin. Mimozat janë gra të këtij vendi.

Janë gra të zakonshme të cilat pasi kanë punuar me thonj tokën për të siguruar bukën e përditshme, dikush i ka vrarë në një breg, a në një ranishte rrugës së kthimit për në shtëpinë e tyre tronditur nga themelet.

Ekranet tona kanë nxirë nga budallallëku dhe çmenduria jonë kolektive. Çfarë nuk është thënë për ato ndërsa kryheshin ritet e mortit. Mimozat për të cilat shkruaj unë janë pemët e thyera prej nesh në Shqipëri, mes ditës me diell . Ju ka ndodhur të dëgjoni ndonjëherë shprehjen: – ‘ është pemë -thyer’.

Unë besoj se po! Besoj se shumë prej nesh e kanë dëgjuar këtë shprehje e cila duhej të ishte një kambanë alarmi për gratë dhe burrat e shoqërisë civile, mediave, katedrave të universiteteve publike dhe private, për organizatat politike dhe ato jo politike, për sistemin e drejtësisë, për intelektualët po ashtu!

Ju solla në vemendje pikërisht këtë shprehjen vrastare, sepse Mimozat janë pemë të thyera të shoqërisë shqiptare, janë veprat tona kriminale, janë dosje të mbyllura prej fuqisë së parasë të pisët, përdorur prej atyre që paranë e konsiderojnë si statusin më të çmuar sepse tashmë kjo e fundit paraja është për ata pushtet. Është pushtet mbi pushtetet.

Është më e fortë se vetë shteti. Nuk është shteti! Shteti përbëhet nga institucionet. Të gjithë kemi nevojë për një shtet funksional, të fortë, garant për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare. Nëse shteti do të ishte funksional Mimozat nuk do të ishin pemët e thyera, gratë e vrara të këtij vendi.

Por në fakt ato janë krime të kryera këtu, janë ndërgjegjia jonë e tronditur prej atyre që për status më të çmuar kanë pushtetin e parasë të pisët. Tash ndjesë për foton bardhë e zi , të cilën po e përzgjedh pa lejë nga faqja e një organizate jo politike, për të ilustruar shkrimin

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog dhuna ndaj grave entela kasi dhuna ndaj grave entela kasi

Sondazh

Poll
Insights 12 Mars 2019, 18:29

50 gjysmëhijet e dosjes “Tahiri”

Nuk janë 50 hijet e Greit, por janë 50 fashikujt e Tahirit. Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka mbërritur në afatin e përcaktuar, jo më tepër se 10 marsi, plotës...

Insights 12 Mars 2019, 15:01

Stuhia që po vjen 

Ne tremujorin e fundit te viit te kaluar numri i te punesuarve ne ekonomi u ul me 17 mije vete. Pra 17 mije shqiptare, qe deri dje kishin nje rroge tani nuk e k...

Insights 12 Mars 2019, 06:26

Propaganda vazhdon!

Me mashtrime nuk rregullohet imazhi i policise o gjeneral! E hic me pak me veprimet e atyre drejtuesve te policise qe per fat te keq perdoren politikishte sipas...

Insights 11 Mars 2019, 17:33

Paralelet që nuk bëhen dot me 26 Majin

Ka një sërë paradoksesh sot, në enturazhin mediatik të Lulzim Bashës, i cili për ironi të fatit është në shumicë një brez gazetarësh të majtë, që tentojnë të ev...

Insights 10 Mars 2019, 19:11

Rama në Fier: PPP e RRR

Në kronikën e vetëpregatitur nga Rama tek vizitonte punimet në incinerator shumëkush do te mbaj mend gjatë belbezinet e Rames: “PPP e RRR “.Në momentin që dëgjo...

Insights 10 Mars 2019, 13:36

Punë të mbarë deputetit Roshi

Ndër deputetët e rinj, që sapo bënë betimin dhe zunë vendet bosh, të  lëna nga  PD dhe LSI në Parlament, është edhe Profesor Enver Roshi. E njoh prej tridhjetë ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë