LIVE UPDATES
Insights

Punë të mbarë deputetit Roshi

10 Mars 2019, 13:36 Nga DOSJA
Punë të mbarë deputetit Roshi

Ndër deputetët e rinj, që sapo bënë betimin dhe zunë vendet bosh, të  lëna nga  PD dhe LSI në Parlament, është edhe Profesor Enver Roshi. E njoh prej tridhjetë vitesh dhe dua të them dy fjalë për të. Enveri ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës (jo atë të “Kristalit”) në vitin 1986 me rezultate të larta. Sapo mbaroi shkollën, e emëruan mjek në spitalin e Bushtricës, në rrethin e Kukësit. Në vitin 1990, pas katër vjetësh punë në veri, Roshi mundi të kthehej në vendlindjen e tij në Gramsh. Aty qëndroi vetëm një vit, sepse e kërkuan pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Bëj be që nuk ka patur miq Enveri për këtë punë, sepse pedagog atëherë mund të vije vetëm po të kishe rezultate të larta të universitetit, me Urdhër të Ministrit të Arsimit, ose të zëvendës/kryeministrit, që mbulonte arsimin. Kohë e keqe e rënies së sistemit, për të ardhur në kryeqytet. Qysh atëherë fillon njohja ime me Enverin. Të dy banorë të Qytetit  “Studenti”, godina 18, me gra e fëmijë. Unë dhjetë e ai njëmbëdhjetë vjet në  konvikt.

Për gati tridhjetë vjet Enveri ka punuar si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Ai u specializua jashtë shtetit, mori tituj e grada në fushën e mjekësisë, derisa sot është Profesor me titull në këtë fushë. Në fakultet ka mbajtur poste të larta drejtuese. Vetëm tre vjet, nga tridhjetë e tre punë gjithsej, ka qenë në administratën publike,  si Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Enveri është anëtar i disa forumeve shkencore ndërkombëtare të mjekësisë. Autor i shumë artikujve për shëndetësinë në shtypin shkencor te huaj e të vendit, bashkautor i disa teksteve të Fakultetit të mjekësisë, i specializuar jashtë në universitete me emër. Kjo është shkurt, CV – ja e deputetit më të ri të Parlamentit Enver Roshi.

Enveri u afrua me politikën në vitin 2004, atëherë kur u krijua LSI. Ai besoi në atë parti dhe punoi shpirterisht e fizikisht për suksesin e saj. Ishte e drejta e tij për të zgjedhur partinë. Unë si socialist e ai si LSI –ist, mbetëm gjithmonë miq të mirë dhe  kështu do të vdesim. Nga sa tregova më lart, më thoni,  ju lutem, cili nga deputetët e Parlamentit të tanishëm, i ka kredencialet e Enver Roshit për të qenë përfaqësues i popullit në Parlament?

Enveri mori pjesë në katër fushata elektorale për deputet, duke mbledhur vota për partinë e tij në rrethin malor të Gramshit, në kushte të vështira, se ishte nën shpypjen e dy partive të mëdha, PS dhe PD. Por Enveri nuk trembej nga kjo. Ai vazhdonte punën për të mbledhur vota për partinë.

Përkundër këtij angazhimi të sinqertë politik prej pesëmbëdhjetë vjetësh, ai nuk u bë dot asnjëherë deputet gjatë katër legjislaturave të Kuvendit. Arsyeja: Sepse ai lihej gjithmonë “prapa liste”, si Lipe Shtogu, te skeçi i njohur i Pëllumb Kullës. Ai vetëm kishte për detyrë të mblidhte vota për të tjerët nëpër kodrat dhe gërxhet e Gramshit, por jo të shkonte vetë në Parkament.

Profesor Enveri pra, nuk është nga ata “kalamajtë e pallatit” të LSI-së, që kishin hyrë në Parlament pa mbaruar akoma shkollën e mesme, jo më atë të lartë. Se Enveri, tani mbi pesëdhjetë e pesë vjeç, ishte Profesor me titull në mjekësi, nuk ishte debatikas si ata. Dhe këtu, mendoj unë, duhet të ketë filluar “rrebelimi” i Enverit ndaj partisë së vet.

Kështu, erdhi rasti tani që deputetët “debatikas” të dorëzojnë mandatet me urdhrin e udhëheqjes, se u hëngri sorra trutë. I erdhi rasti Enverit që të pyetet nga KQZ, nëse pranon ta marrë mandatin e deputetit në vendin e lënë bosh, apo e refuzon atë, siç ka thënë partia. Enveri nuk e refuzoi mandatin, ai refuzoi partinë. Ai bëri betimin si deputet i popullit, bashkë me tre kolegë të tjerë të LSI-së, se nuk ishte vetëm Enveri “tradhtar”. Të tjerë presin radhën për të marrë copën e letrës te dera e KQZ-së. Është bërë radha e kandidatëve në KQZ, si radha e qumshtit dikur, në kohën  e vjetër. Ai e mori me vetëdijë të plotë këtë vendim, të menduar prej kohësh, pa asnjë hezitim, jo si një kokëshkrepje e çastit.

Kështu, Enveri u shpall “armik” i partisë, bashkë me pesë deputetë të tjerë të saj. Tamam si “grupi i deputetëve” i vitit 1946, që i shkoi Enveri (ai tjetri, jo ky i tanishmi) në satër. Tani satër nuk ka më, por ka mallkime e blasfemira pa fund nga partia për ta. Por Enver Roshit nuk i ngjit sipër balta që hedh mbi të partia e tij e deritanishme. Ai nuk i ka asnjë borxh partisë, përkundrazi, Partia i ka borxhe Enverit dhe elektoratit që e ka votuar partinë të jetë në parlament dhe jo të marrë malet, në drejtim të paditur, si çeta e Shahin Matrakut dikur, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Tani ne do jemi dëshmitarë të proceseve të brendshme zhvillimore tragji – komike të asaj partie, të ndarë në tri pjesë. Njëra është ajo që dorëzoi mandatet duke kënduar këngën “me gëzim po shkoj në vetëvrasje”, dhe që prandaj, mbeti me gisht në gojë. Atyre shpejt do t’u dalë rakia, do bëhen esëll e  do fillojnë të thonë se, përse u sakrifikuan mandatet e tyre, kur nuk dihej mirë se si do të shkonte kjo punë? Kush është fajtor/e qe mandatet vajtën për dhjamë qeni, duke ua falur “tradhëtarëve” të partisë? Pse ata qen bir qenër, shokët tanë, të kapardisen në Parlament e ne të rrimë sokakeve? Kush është fajtor për këtë? Dhe do kërkohet “koka e turkut” brenda partisë.

Në grupin e dytë do të jenë ata deputetë që nuk i dorëzuan fare mandatet. Dhe nuk është vetëm deputeti Koka, por janë edhe katër të tjerë që nuk i kanë dorëzuar nga kjo parti. Ata do thonë se ne ju thamë juve që në fillim që të mos e bënit atë hara – kiri me mandatet, se nuk bëhen kështu këto punë. Pse e bëtë ju vetëvrasjen polilitike, kur nuk kishte një vendim unanim për këtë? Përse u bëtë ju kurban për Lulin, kur ne jemi parti më vete? Pra, kërkojeni përgjegjësinë gjetkë (kupto: te Monika) jo tek ne etj.

Në grupin e tretë do të jenë deputetët e rinj që do thonë se ne morëm atë që na takonte prej kohësh (si puna e Enverit) dhe që deri tani na e kishin marrë të tjerët pa të drejtë. Ne jemi në të drejtën tonë, mos na bini në qafë neve. Dhe kështu, estradë e madhe ka për të shkuar puna në LSI dhe në Partinë Demokratike, pas dorëzimit të mandateve. Janë edhe njëzetë kandidatë të tjerë që presin me padurim te porta e KQZ-së për të marrë mandatet e lëna bosh. Daleni, daleni, se nuk keni parë asgjë akoma. “O Dinò, ç’i bëre vetes, O Dinò!”

Zonja Kryemadhi e ka ndier këtë tërmet që po afrohet dhe prandaj ka filluar të thotë se “në maj do të bëhen zgjedhjet e reja parlamentare”, për të mbajtur në vathën e partisë njerëzit e hallakatur të saj. Një ish – deputet tjetër i saj, që ka dorëzuar mandatin, kërkon që Presidenti i Republikës të thërrasë “tryezën e partive” për të gjetur një zgjidhje, sikur zgjidhja të ishte në xhepin e Presidentit. Dhe ky i fundit, nuk lë rast pa e përmendur “zgjidhjen konsensuale”. Por janë hesape pa hanxhinë (kupto: mazhorancën) Thirrje të dëshpëruara në shkretëtirë. Do bëhen arrat sivjet se më hahen mua.

U bënë shumë “armiq” brenda partisë, më shumë se gjysma e deputetëve “tradhëtuan”.  U bë partia kashtë e koqe. Uthullla e fortë prish enën e vet. Në këtë “tradhti” të tyre ndaj partisë, deputetët do të kenë mbështetjen e plotë dhe të hapur të faktorit ndërkombëtar, të cilit i zuri goja lesh duke i bërë thirrje opozitës që të mos i dorëzojë mandatet. Enver Roshi e di shumë mirë anglishten dhe prandaj, ai do jetë i pari në grupin “armiqësor” për të thurrur “komplotin anglo- amerikan” kundër partisë së tij.

Kryeministri Rama po ngroh duart tani mbi flakët e zjarrit që dogji mandatet e opozitës, pa u lodhur fare, se punon opozita për të. Gështenjat nga zjarri po i nxjerr me duart e saj. E ç’faj ka Rama në gjithë këtë histori?

Ndërsa unë i uroj punë të mbarë deputetit Enver Roshi. Vetëm se kam një kërkesë si votues (sa shpejt filluan kërkesat!): të mos votojë asnjë ligj në Parlament, pa ndryshuar më parë Kushtetuta dhe Kodi zgjedhor, që deputetët, në zgjedhjet e ardhshme, të zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, me sistemin mazhoritar dhe të mos jenë më shumë se njëqind deputetë në parlament. Vetëm në këtë mënyrë do mbahet mend nga shqiptarët.

(Botuar në gazetën “Panorama”, datë 9 mars 2019)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog deputeti enver roshi enevr roshi hamdi jupe deputeti enver roshi enevr roshi hamdi jupe

Sondazh

Poll
Insights 9 Mars 2019, 15:43

Në shtëpinë e gruas më të fortë që njoh

Zgjuar në shtëpinë e nënës, gruas më të fortë që sot dëshiron të harrojë shumë çka mbartur tronditur nga kujtesa e diktaturës, post diktaturës, me kafen ...

Insights 9 Mars 2019, 14:17

Burrat, 8 marsi +364 ditë

Në ditën e djeshme, veç debatit të modës tashmë festë/protestë, shumë vëmendje morën dhe burrat, meshkujt sikurse çdo vit në këtë datë. Është...

Insights 9 Mars 2019, 12:30

Elisa për Don Kishotin, fajin e ka Saliu

Elisa Spiropali nuk ka faj. Po të analizosh kontekstin e analizës letrare që i bëri personazhit të Don Kishotit, del fare e pafajshme. Ka disa studiues shqiptar...

Insights 8 Mars 2019, 19:39

In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më.E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj