LIVE UPDATES
Insights

In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

8 Mars 2019, 19:39 Nga DOSJA
In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më.

E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i moshuar ka dëshirë ta pyesin në atë moshë. U ngrit pak nga shtrati, vendosi supet mbi jastëkun e ngritur dhe filloi të fliste.

Duke folur me të, herë pas here, më ngacmonte ideja për ta pyetur edhe për diçka tjetër.

Kisha kohë që po shqyrtoja dokumente, rrëfime dhe intervista të të internuarve në diktaturë, kryesisht në fillimet e persekutimit.

Të afërmit e mi: gjyshja, baba dhe nëna kishin qenë në valën e parë të persekutuarve. Nga këta vetëm nëna është gjallë dhe sigurisht që mban mend gjithçka, por deri tani nuk kam dashur ta përfshij në kërkimet e mia.

Teksa e dëgjoja të fliste ashtu, me zë të ngadaltë, mendova ta lë mënjanë dilemën. Ndeza diktofonin, e lashë mbi komodinën pranë shtratit dhe gjeta momentin për t’i kërkuar të më tregonte ndonjë detaj a histori nga vuajtjet e saj në internim.

Çuditërisht nuk kërkoi ndonjë shpjegim. Vazhdoi të tregonte me të njëjtin intonacion, siç tregon edhe historitë e tjera. Sytë i kishte ngulur në cep të shtratit dhe herë pas here, i kthente nga unë, si për të kontrolluar ndonjë shenjë në mimikën e fytyrës sime.

Filloi të tregonte se si e kishin thirrur në Degën e Brendshme për ta internuar në Tepelenë, me gjithë gjyshen dhe djalin 4 vjeç. Pastaj, një miku i babës i ishte lutur t’ia linte djalin për ta çuar tek dajat, sepse sipas fjalëve të tij “po t’maron n’Tepelenë se atje a ka bahet nami”.

Vazhdoi të më rrëfente për punën e detyruar, vuajtjet… dhe kur përfundoi tregimin, pas një pauze të shkurtër, u kthye vrik nga unë, thua se s’kishte qenë kurrë në shtrat, sy të hapur: N’Tepelenë nuk vdiq kurrkush!

Shtanga. Më kishte drejtuar sytë që nuk i sheh kurrë te një i moshuar, sytë që nuk ja kisha parë kurrë nënës sime. Nuk po arrija ta njihja mirë. Ishte nëna ime që po kërrusej nga shtrati, për të më bindur se ajo që tha ishte e vërtetë? Ndërsa kisha përballë fytyrën e saj të tendosur, ato pak sekonda, u mundova të kuptoja përtej asaj që tha, u mundova të shihja përtej syve të saj.

Fillova të kuptoj se detyrimi që ajo ta thoshte atë frazë me zë të lartë, vinte nga një kohë e largët dhe nga një vend i largët. Mbi supet e saj të brishta, pashë kërcënimin që i kishte rënduar për 70 vjet.

Me sa duket, asokohe, e kishin urdhëruar të mos rrëfente atë që kishte parë në kampin famëkeq të Tepelenës. Mu dhimbs shumë. Si mund të të mbajë peng kaq gjatë, një brengë e tillë. Ishte fati i saj i keq që kishte parë e dëgjuar gjëra të tmerrshme, por ishte edhe më e rëndë që i kishte mbajtur përbrenda gjithë jetën.

Damarët e tendosur në fytyrën e saj, filluan të çlirohen pak nga pak dhe uli kokën me ngadalë. Dukej sikur ajo minutë e lodhi sa një jetë. U qetësua dhe e ktheu vështrimin përsëri në cep të shtratit.

Nuk e di a bëra mirë që e pyeta. Ndoshta nuk është e lehtë t’ia tregosh disa gjëra fëmijës tënd. E dija që nuk mund ta hapja më atë bisedë, ndoshta kurrë.

Pas gjithë atyre hulumtimeve që kisha bërë nga njerëz të ndryshëm, për vitet e para të persekutimit, m’u duk sikur gjithçka u rrëzua, sikur asgjë s’ishte më e vërtetë.

Instinktivisht, ndoshta nga forca e zakonit të profesionit doja ta kundërshtoja. Nuk po arrija të mendoja si bija e saj, por si një gazetare që ka përballë një person për ta intervistuar.
– Si nuk vdiq kurrkush? Po moj Zojë kanë vdek’ shumë njerëz atje. …edhe fëmijë – i thashë.

– Mue për Tepelenën mos m’dvet ma. Nuk due me e kujtue kurr ma. Atje asht ba ç’a s’asht ba kurr n’ftyr t’toks…
Qëndroi ashtu e kërrusur edhe për pak çaste, pastaj i lëshoi supet në jastëk dhe u kthye ngadalë nga ana tjetër.

Marrë nga Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione grat; e kampit t; tepelen;s in memoriam luljeta progni grat; e kampit t; tepelen;s in memoriam luljeta progni

Sondazh

Poll
Insights 8 Mars 2019, 08:55

Gomat e djegura përballë hashashit

Djegia e gomave ne protesten e opozites nga banoret e unazes se re, ia paskan prish imazhin Shqiperise!!!! E per ta rregulluar kete imazh te demtuar ne arenen n...

Insights 8 Mars 2019, 06:23

Dilema e një nëne

Neser perseri do zgjohem me idete e mbremjes, per nje dite me te mire per femijet e mi, per buzeqeshje me shume , per trishtim me pak. Zgjohem me kete ide dhe d...

Insights 7 Mars 2019, 16:32

Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

TIRANË- Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgj...

Insights 7 Mars 2019, 11:11

Lëreni Alice-n të shijojë jetën në Shqipëri!

Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Shqipëri. Ajo është një blogere që punon për shtypin rus nga Shqipëria, e punësuar po ashtu në një port...

Insights 7 Mars 2019, 10:29

Iku Fusha që e bëri fushë prokurorinë

#Na paska dhënë dorëheqjen Petrit Fusha, ish-shefi i Prokurorisë së akuzës në Tiranë ose thënë ndryshe ish-besniku i Adriatik Llallës! Iku duke dhënë dorëheqje,...

Insights 7 Mars 2019, 08:17

Një urim për ty

Një urim për ty!Teksa kalendari shënon datën 7 mars 2019 , nostalgjia e kujtimet të kaplojnë dhe në këto çaste ato që të ndihmojnë më shumë janë fotograf...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd