LIVE UPDATES
Insights

Një urim për ty

7 Mars 2019, 08:17 Nga DOSJA
Një urim për ty

Një urim për ty!

Teksa kalendari shënon datën 7 mars 2019 , nostalgjia e kujtimet të kaplojnë dhe në këto çaste ato që të ndihmojnë më shumë janë fotografitë e letrat dhe urimet e ish- nxenesve , që me dashuri e mirënjohje dhe kur kanë mërguar shumë larg nuk të kanë harruar , por të kanë shkruar dhe uruar festën e mësuesit, profesionit tend të parë, të vetmit profesion që edhe kur i kalon koha nuk mund të të thonë ish- mësuesja , po ajo apo ai do të thonë : E shikon atë , ajo është mësuesja ( zysha)ime , që me ka mësuar dikur. Këtë ndjesi pata edhe kur çova Solein në Teatrin e Kukullave dhe pashë Florin, që luante rolin kryesor në atë shfaqe për fëmijë. e kur mbaroj shfaqen i tha sime mbese:”Zysh Nora më ka męsuar të jem ky që jam bërë sot..”Ndjeva lumturi brenda vetes , se tashmë kuptova që 31 vite , që e ushtroj këtë profesion , dukur si mësuese e tani si pedagoge, pa u ndarë asnjehere, nuk më kishin shkuar dëm. Teksa shfletoja letrat e ardhura dhe të ruajtura ndër vite nga Blerina , Isida , Valbona , Ilda dhe shumë urime e kartolina , u ndjeva e realizuar në misionin tim , atë të mësimdhënies, që me aq dashuri e bëj dhe sot .

Emocionet e këtij profesioni më kanë shoqëruar tërë jetën dhe gjithnjë e më shumë kam kuptuar se auditori është magjia që më bënë të ndjehem si Anteu, më këmbë në Tokë . Ndjej se kur kam qenë si pranë nxënësve dhe tani pranë studentëve , përherë kam kuptuar se dija bëhet e qendrueshme kur t’i inspiron dhe i bënë ata , nxënësit apo studentët e tu , të ndjehen të frymëzuar nga shkolla , duke i edukuar me vetëbesim , të cilët ndonëse i zhvillojnë leksionet apo mësimin në mjedise ndoshta pa suva dhe pa ngrohje, por në vetvete janë potencial i pallogaritshëm në të ardhmen e secilit prej tyre dhe të vendit, për atë çka ti i inspiron.

Gjithnjë kam dëshiruar ka qenë që nxenesit apo studentet e mi të jenë njerëz që kanë aftësinë të krijojë, të rrëfejnë , të ndjehen mirë, të shpresojë, të ketë hapësirë të argëtohet dhe të mësojë, sepse përballë ka njëri që i frymëzon . Dhe ky është Mësuesi, i cili i sheh gjërat nga lart, i kontrollon, vigjëlon, me butësi, me ngrohtësi ndihmonë nxënësin të kapërcej sfidat e padijes , duke kapërcyer erresiren dhe duke udhëtuar së bashku me ta drejt dritës së dijes . E ky është qëllimi më i bukur që kanë së bashku , mësuesi apo profesori dhe nxënësi e studenti , i dituri dhe ai më pak i dituri , po që do të ndriçohet nga drita e mësuesit apo profesorit të tij.

Une e di se mësuesit apo profesorët edhe sot nuk janë të paguar aq sa duhet, di se secili ka probleme të shumëllojshme në shtëpi , por dashuria për të nxitur mendimin dhe besimin te të rinjtë, dëshira për t’i parë të vërtetë dhe të lirshëm në idetë e tyre, që kur të shohin mësuesin,mos të ndjehen në kafaz , por në një mjedis ku kryefjala është mprehja e mendjes dhe lëmimi i shpirtit , nuk besoj se pagesën është motivi kryesor për të rrezatuar këtë energji. Ajo është diçka e brendshme. Është motivi qe ti ke bërë për zgjedhje tende dhe kërkon shumë energji, por nëse zgjedhim ta bëjmë, është shumë e lehtë. Atëherë , ajo bëhet shumë e natyrshme dhe kënaqësia që merret më pas është shumë më e madhe dhe nuk ka lidhje me paranë. Këtë ndjesi përjetova kur lexoja urimet e tyre dhe mendoj se ku janë ata sot dhe sa më të zot se unë janë bërë ! Ky është motivi i jetës , që të bënë të ndjejesh krenare! Ndaj e ndjej se sot në këtë ditë të shenjtë për arsimin , dua t’ju uroj ju , nxënësit e studentët e mi , që besuat te unë dhe armata e mësuesve për t’u bërë ne , udhërrefyesit tuaj , në fushën e vështirë po sfidante të dijes !

Të mos harrojmë, për një pjesë të madhe, për ata që kemi edukuar të breza , jo të gjithë kanë qenë ekselent në nota , po në të vertet ata janë ekselentë si qytetarë , pasi dinë të guxojnë, të shprehin lirshëm mendimet e tyre, ndjehen të vlefshëm e kurajozë , sepse janë mësuar të jenë të tille e për këtë arsye unë sot , në kete 7 Mars ndjehem krenare për të gjithë ju brezat që ju mësuam e edukuam e bashkë me ju , u rritëm dhe u përsosëm edhe vet , duke mësuar nga gabimet tona dhe nga dlirësia juaj. E jo vetëm unë , po të gjitha brezat e arsimtarëve , që vlerën e punës së tyre e shohin te brezat dhe te ardhmja, sot urimin më të ndjerë e kanë për të gjithë brezat që edukuan ndër vite ! Se kjo punë është mision , dhe përtej profesionalizmit kërkon pasion , dashuri dhe energji! Nuk mund të ketë mësuese të suksesshëm , nëse nuk mësojnë e edukojnë breza të suksesshëm! Faleminderit për atë sinergji që së bashku nxënës e mësuese kemi bërë ndër vite . Po kemi shumë sifda ende të papërfunduara , të cilat kërkojnë të guxojmë më shumë , të punojmë më shumë , ta duam arsimin si mision për zhvillimin e njerëzimit e të mos lodhemi së rreshturi të luftuari për një edukim cilësor . Dhe në fund , nuk duhet të harrojmë se mësuesi dhe nxënësi jane binomi , pa të cilët shkolla nuk do të ekzistonte . Ndaj shkolla është vendi ku të bën të lirë, ta dish! Një njeri i shkolluar mirë nuk është një njeri dosido; një njeri i shkolluar mirë është një njeri i lirë. I LIRË dhe me shtyllë të plotë kurrizore , për t’i qëndruar mandej kurtheve të jetës nga të cilat po të përmend veç dy më të zorshmet: servilizmin e mendjes dhe korrupsionin e shpirtit. Pyete veten çdo natë a do të mbrohesh nga këto dy kurthe. E nëse vetja të thotë po, atëherë shkollohu mirë, studio fort dhe do gjesh mbrojtjen! Ndaj , falenderimet shkojnë me zemer për ju ish – nxenësit e mi që sot jeni dikushi në jetë dhe për ju ish -kolegët e mi dhe të gjithë armatën e mësuesve e pedagogëve , që nuk rreshtni së dashuri dhe kontribuar në këtë profesion , që në fakt është misioni më i rëndësishëm i njerëzimit ! Gëzuar 7 Marsin ! Zoti i bekoftë mësuesit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog 7 marsi dita e mesuesve nora malaj 7 marsi dita e mesuesve nora malaj

Sondazh

Poll
Insights 5 Mars 2019, 21:07

Për legjitimitetin e Parlamentit aktual

TIRANË- Zhvillimet e të martës së kësaj jave, brenda në Parlament dhe rrotull tij, shtruan edhe njëherë pyetjen rreth legjitimitetit të pushtetit legjislat...

Insights 4 Mars 2019, 15:15

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale,  që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat p...

Insights 4 Mars 2019, 10:12

Identiteti nën kurthin e shijeve

Pop-hedonizmi” që ka mbërthyer shoqëritë e sotme postmoderne, përmes formulës “menjëherë, tani”, ka vënë në pikëpyetje të madhe marrëdhënien e gjithkujt prej ne...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen