LIVE UPDATES
Insights

Paralelet që nuk bëhen dot me 26 Majin

11 Mars 2019, 17:33 Nga DOSJA
Paralelet që nuk bëhen dot me 26 Majin

Ka një sërë paradoksesh sot, në enturazhin mediatik të Lulzim Bashës, i cili për ironi të fatit është në shumicë një brez gazetarësh të majtë, që tentojnë të evokojnë atë që ndodhi pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, me atë që ndodh sot me djegien e mandateve nga opozita.

Paradoksi i parë ka të bëjë me përpjekjen për të barazuar zgjedhjet e 26 Majit, totalisht të grabitura me zgjedhjet e qershorit 2017.

Zgjedhjet e 26 majit janë më shumë se zgjedhje të vjedhura. Ato janë një proces i destabilizuar nga dhuna shtetërore, dhe opozita i braktisi ato në mesditë, duke mos u bërë pjesë e tyre. Dhe ajo nuk e njohu Parlamentin e dalë nga ato zgjedhje dhe nuk pranoi të merrte dhe ato dhjetë mandate që u la Sali Berisha.

Zgjedhjet e Qershorit 2017 u bënë nga një qeveri ku shumica ishte e opozitës dhe nuk ka asnjë ankesë zyrtare prej saj, pas përfundimit të procesit.

Në cilësinë e tyre ato janë zgjedhjet më të mira të Shqipërisë, pas një marrëveshje kurajoze të Edi Ramës që siç e ka thënë dhe Sali Berisha, më pas, vetë ai nuk do ta bënte kurrë.

Dy vjet më pas, opozita nuk është se ka kuptuar se i janë vjedhur votat, por ka kuptuar se nuk fiton dot më dhe tenton të rrëzojë sistemin. Ky është një vendim i guximshëm dhe radikal, fundi i të cilit nuk varet më as prej opozitës, as prej qeverisë, por prej mënyrës se sa shoqëria do ta besojë alibinë e re të Sali Berishës. Nëse zgjedhjet e 26 Majit, opozita i braktisi kur kishte shanse t’i fitonte, nëse do ishin të lira, zgjedhjet e Qershorit 2017 opozita i drejtoi vetë dhe i humbi, përballë një kryeministri që bëri fushatë “me tuta dhe batuta”, duke i mundur i vetëm, thellë. Ato jo vetëm që nuk kanë asgjë jolegjitime, por janë ndoshta suksesi më i madh politik i Edi Ramës, falë guximit të tij deri në papërgjegjshmëri, për ta përfshirë kundërshtarin e frikësuar në proces, duke i ofruar pushtet në tavolinë.

Pardoksi i dytë i po këtij enturazhi mediaktik, është qëndrimi i ndërkombëtarëve.

Në zgjedhjet e majit 1996, komuniteti ndërkombëtar, SHBA dhe Komuniteti Europian, ishin pa hezitim njëzëri në krah të opozitës. Sali Berisha, ishte jo vetëm i izoluar, por i shënjestruar për t’u larguar si një diktator nga SHBA e Europa. Komenti i parë i SHBA për zgjedhjet e 26 Majit, ishte se ato janë një hap mbrapa për Shqipërinë dhe se zgjedhjet duhet të përsëriteshin së paku në 40 zona.

Qëndrimi i sotëm i SHBA dhe BE, është njëzëri kundër opozitës, duke quajtur qeverinë legjitime dhe duke mos ja pranuar as në frymë, as në detaje, aktin e djegies së mandateve.

E vetmja gjë e përbashkët është se si më 26 maj dhe sot, Perëndimi është kundër Sali Berishës dhe pro socialistëve. Disa komente navie që tentojnë të krahasojnë Leni Fisherin, Groskruk, apo dikë tjetër si Perëndimorë, me deklaratat e sotme të përfaqësuesve zyrtarë të Europës, më shumë vënë në siklet Sali Berishën se sa e ndihmojnë atë. Leni Fisher mund të krahasohet sot vetëm me Doris Pack, në dëshpërimin e saj të sinqertë, për t’i dalë zot marrëzisë së Berishës.

SHBA, ODHIR dhe Komuniteti Evropian më 26 maj ishin në një gjatësi vale, për zgjedhje të papranueshme dhe i qëndruan atij vendimi, derisa Sali Berisha u rrëzua nga pushteti.

Pardoksi i tretë është dhe më banal, pasi kur i referohen 26 Majit bëjnë sikur ajo që ka ndodhur nuk ka lidhje me të njëjtin njeri që dogji mandatet e opozitës sot, me Sali Berishën. Si atëhere dhe sot, i njëjti njeri tenton të marrë ose mbajë pushtetin me forcë, duke hyrë në luftë me Perëndimin dhe shqiptarët.

Madje ky është thelbi i gjithë krizës së re që po tenton ti imponojë shoqërisë shqiptare sot opozita. E vetmja gjë që ka përparuar, është se grupi i Ilir Metës në atë kohë ka qenë pro Berishës, por jo hapur, kurse sot është hapur dhe zyrtarissht me të. Pra e vetmja gjë që ka ndryshuar nga 26 maji, deri më sot, është rrugëtimi i Metës nga “delfin” i Berishës, në aleat publik me të.

Qesharake është dhe dhe përpjekja për të bërë krahasime mes Sali Rexhepit dhe deputetëve të listës që po hyjnë në Kuvend, duke zënë vendet bosh të opozitës.

Sali Rexhepi në atë kohë ka bërë një akt politik personal, duke mos qenë njeri i rëndësishëm politik i opozitës dhe nuk i ka shërbyer për asgjë Sali Berishës, pasi ai ndërkohë kishte bërë 125 deputetë. Por Sali Rexhepi ka fituar vetë si deputet në garë direkte, dhe ka fituar përballë një makinerie politike dhe shtetërore të dhunshme.

Deputetët që sot po hyjnë në Parlament, janë autopsia e kalbëzimit të opozitës së Lulzim Bashës, janë njerëz të futur në lista nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta, të cilët nuk ndjejnë detyrim politik ndaj tyre, pasi janë në lista, për të eleminuar kundërshtarët real të Bashës në parti dhe për të krijuar një fluks jopolitik, që t’i mbyste ata.

Tani Basha e Meta po paguajnë çmimin me të cilin deshën të bënin pronë private listat e tyre. As ata nuk i shërbejnë për asgjë Edi Ramës në Kuvend, por janë një dëshmi diskretituese e mënyrës se si lidershipi i opozitës, ka mbyllur garën dhe ka prodhuar një sistem vlerash të dyshimta për interesa të tyre të ngushta.

Paradoksi i fundit është qëndrimi ndaj zgjedhjeve lokale. Edhe pse socialistët nuk e njohën Parlamentin dhe nuk pranuan zgjedhjet e Sali Berishës, tre muaj më pas ata hynë në zgjedhjet lokale.

Opozita e sotme është ende konfuze, se çfarë duhet të bëjë me zgjedhjet lokale dhe rri e mban me shpresa militantët, duke u thënë se do bëhen në një ditë me zgjedhjet parlamentare, duke çuar praktikisht drejt shkrirjes strukturat politike të opozitës dhe duke rrezikuar vdekjen klinike të saj

Por e gjithë përpjekja e Lulzim Bashës, për të përdorur historinë e suksesshme të socialistëve që bojkotuan kuvendin dhe hynë tek ai Kuvend, kur rrëzuan Sali Berishën, vlen vetëm për të kuptuar se Lulzim Basha dhe për mirë dhe për keq, mbështetet tek historia e Sali Berishës në politikën shqiptare.

Rasti që ka zgjedhur për t’u frymëzuar, i duhet kujtuar që është një rasti i keq për Sali Berishën dhe rast krenar për socialistët. Ai ndoshta nuk e di mirë, se atëhere iku me gruan dhe lekët e “VEFA”-s, për t’u sorrolatur në Hollandë gjoja me studime dhe ndoshta ka qenë vërtetë me socialistët, pasi familja e gruas ishte enveriste, por nëse e ka seriozisht se e adhuron atë që ka bërë opozita më 26 Maj, duhet t’ia nis punës, duke hequr qafe shkaktarin e 26 majit që e ka në krye të qoshes.

Nuk mund të jetë Sali Berisha i 26 Majit, frymëzim për Sali Berishën e djegies së mandateve. Se pastaj duket sikur është nisur të rrëzojë Edi Ramën e po varros Sali Berishën./Marrë nga gazeta Tema

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione mero baze zgjedhjet e 26 majit mero baze zgjedhjet e 26 majit

Sondazh

Poll
Insights 10 Mars 2019, 19:11

Rama në Fier: PPP e RRR

Në kronikën e vetëpregatitur nga Rama tek vizitonte punimet në incinerator shumëkush do te mbaj mend gjatë belbezinet e Rames: “PPP e RRR “.Në momentin që dëgjo...

Insights 10 Mars 2019, 13:36

Punë të mbarë deputetit Roshi

Ndër deputetët e rinj, që sapo bënë betimin dhe zunë vendet bosh, të  lëna nga  PD dhe LSI në Parlament, është edhe Profesor Enver Roshi. E njoh prej tridhjetë ...

Insights 9 Mars 2019, 15:43

Në shtëpinë e gruas më të fortë që njoh

Zgjuar në shtëpinë e nënës, gruas më të fortë që sot dëshiron të harrojë shumë çka mbartur tronditur nga kujtesa e diktaturës, post diktaturës, me kafen ...

Insights 9 Mars 2019, 14:17

Burrat, 8 marsi +364 ditë

Në ditën e djeshme, veç debatit të modës tashmë festë/protestë, shumë vëmendje morën dhe burrat, meshkujt sikurse çdo vit në këtë datë. Është...

Insights 9 Mars 2019, 12:30

Elisa për Don Kishotin, fajin e ka Saliu

Elisa Spiropali nuk ka faj. Po të analizosh kontekstin e analizës letrare që i bëri personazhit të Don Kishotit, del fare e pafajshme. Ka disa studiues shqiptar...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci