LIVE UPDATES
Insights

Ngjela: Rama i mërzitur nga djegia e mandave vetëm se s’justifikon dot bllokimin e Reformës në Drejtësi

14 Mars 2019, 19:06 Nga DOSJA
Ngjela: Rama i mërzitur nga djegia e mandave vetëm se

TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë, pas “djegies” së mandateve të deputetit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe nga grupi parlamentar i LSI-së, këto ditë kanë filluar zëvendësimet e deputetëve zëvendësues. Në fakt kjo ka qenë thirrje e ndërkombëtarëve: edhe e Uashingtonit, edhe e Brukselit, sepse këta, menjëherë pas largimit të deputetëve primarë, thanë: “Tani duhet të hyjnë në Parlament zëvendësuesit”.
Por, çfarë tregon kjo?
Kjo tregon se të korruptuarit e degraduar të Partisë Demokratike, që bëjnë pjesë në taborin e Sali Berishës, janë të papranueshëm për politikën perëndimore. Po kryeministri socialist si ndihet pas kësaj? Edhe ky i mërzitur duket, sepse Reforma në Drejtësi tani nuk ka më asnjë pengesë dhe ky nuk mund të justifikohet dot më me thënien e tij të përsëritur: “nuk i kam numrat në Parlament”; ashtu sikundër që ka bërë deri tani përpara politikës amerikane.

l.
Shqipëria ndërkaq ndodhet në situatën më të leverdisshme të saj që prej 100 vjetësh. Largimi nga Parlamenti me dëshirë i korrupsionit të djathtë, që ka qenë i pozicionuar në antireformë, ka krijuar premisat për rikthimin e moralitetit në drejtimin e Shqipërisë. Kjo sepse tani do të avancojë me shpejtësi Reforma në Drejtësi, do të dalin shumë shpejt Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme; do të krijohet gjithashtu edhe Byroja Kombëtare e Hatimit; por, edhe të gjitha mbushjet adminitrative që i vendosin në funksionim këto institucione. Kurse Reforma në Drejtësi, i ka trembur të gjithë, dhe këtej e tutje do ta trembë edhe më të tërë korrupsionin shqiptar: politikanë; kryetarë bashkish, deputetë dhe kryeministra; ministra dhe gazetarë e pronarë mediash që i kanë shërbyer korrupsinit në Shqipëri.

Në të vërtetë kuptohet se underground ka pasur një marrëveshje Rama-Basha për të bllokuar Reformën, por kuptohet gjithashtu se kjo marrëveshje e ka pas mbështetur skemën e vet te mungesa e numurit prej 84 deputetë në Parlament. Madje tani kuptohet gjithashtu qartë se edhe largimi i deputetëve të Partisë Demokratike nga Parlamenti me djegie mandatesh, këtë ka pasur si qëllim. Kjo sepse Berisha i ndruhej sërish një ndërhyrjeje force të politikës amerikane për ta futur këtë detyrimisht në Parlament, njëlloj si në vitin 2016 dhe në vitin 2017. Prandaj, edhe largimi tërësisht nga Parlamenti, duke djegur mandatet e qenies deputet, edhe pse është një skifo e fortë antiperëndimore, sërish Berishës dhe taborit të tij i duhej për të ndaluar Reformën në Drejtësi të paktën dhe për dy vjet.

Por tani u dogjën të dyja palët, sepse kuptohet që politika perëndimore iu është drejtuar deputetëve zëvendësues të cilët ndërkohë kanë hyrë në Parlament nga LSI dhe nga PD. Numri i tyre është deri tani 16 deputetë, por kjo e çon numrin e deputetëve në 94. Mendohet që, brenda muajit, numri i deputetëve në Parlament t’i kalojë 130 deputetë, e ndoshtra edhe me shumë. E gjithë kjo tablo i ka topitur ‘trimat’ e mëdhenj të antiamerikanizmit në Shqipëri; por tani kanë rënë brenda vetë. Reforma do të vijojë, dhe Rama duhet tani t’i nështrohet fatit të tij: të shkojë edhe ky me këmbët e veta në pyetjet që do t’i ngrenë institucionet e reja të antikorrupsionit. Kjo tani është tamam një kohë e tillë: do të jetë e egër për korrupsionin gjigand antishoqëror në Shqipëri, por do t’i shpëtojë plotësisht shqiptarët nga një zgjedhë e egër që, në mbi njëzet vjet, i ka lënë të varfëruar nga zhvatja e madhe që iu ka bërë korrupsioni abuzues qeveritar.

II. 
Në fakt tani po kuptohet se kjo ka qenë një lojë e bukur e politikës perëndimore, e cila i ka parashikuar të gjithë. Madje tani po kuptohet gjithashtu qartë se përse këtë herë politika amerikane nuk ushtroi presion kundrejt lidërshipit të Partisë Demokratike, sepse ajo ka qenë e sigurt që zëvendësuesit do të hynin në Parlament. Dhe ata po vijojne të hyjnë. Në fakt kjo do të vijojë të analizohet si një lojë shumë e hollë në historinë e politikës shqiptare, sa herë që do të bierë fjala për të analizuar korrupsionin shqiptar të postkomunizmit në Shqipëri.

Por ndërkohë Partisë Demokratike i shpërtheu edhe një ngjarje e cila kuptohet se e ka dëmtuar shumë rëndë taborin korruptiv të Sali Berishës: ishte akti që bëri Rudina Hajdari në mospranimin e dorëzimit të mandatit. Dhe jo vetëm kaq; por ishte ajo që iu kujtoi të gjithë demokratëve të Shqipërisë që, të largohesh nga Parlamenti, do të thotë që të lesh luftën në mbrojtje të drejtësisë shoqërore në Shqipëri. Pikërisht për këtë, ka trepër gjasë ndodhjeje, që Rudina Hajdari të bëhet kryetarja e grupit euroatkantik në Kuvendin e Shqipërisë; grup ky qo do t’i sfidojë të gjithë antipërëndimorët, majtas dhe djathtas politikës shqiptare. 
Janë të shumtë ata që po pyesin ndërkohë për vajzën e Azem Hajdarit: a do të mundet kjo ta bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj, të na konsolidojë demoktacinë dhe drejtësinë shoqërore, të munguar deri tani në Shqipëri?
Gjithçka do të varet nga përkrahja që do t’i japë politika amerikane në fillim, dhe ajo e Bashkimit Europian më pas, grupit të ri opozitar në Shqipëri; përkrahje kjo e cila, po ta shohësh me analizën e ngjarjeve të deritanishme, sigurisht pritet që të jetë e spikatur dhe shumë cilësore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog

Sondazh

Poll
Insights 14 Mars 2019, 15:52

Edi Rama nuk rrëzohet shpejt

TIRANË- Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit, kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, siku...

Insights 12 Mars 2019, 18:29

50 gjysmëhijet e dosjes “Tahiri”

Nuk janë 50 hijet e Greit, por janë 50 fashikujt e Tahirit. Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka mbërritur në afatin e përcaktuar, jo më tepër se 10 marsi, plotës...

Insights 12 Mars 2019, 15:01

Stuhia që po vjen 

Ne tremujorin e fundit te viit te kaluar numri i te punesuarve ne ekonomi u ul me 17 mije vete. Pra 17 mije shqiptare, qe deri dje kishin nje rroge tani nuk e k...

Insights 12 Mars 2019, 06:26

Propaganda vazhdon!

Me mashtrime nuk rregullohet imazhi i policise o gjeneral! E hic me pak me veprimet e atyre drejtuesve te policise qe per fat te keq perdoren politikishte sipas...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet