LIVE UPDATES
Insights

Shqipëria, pretendetja kryesore për sloganin më të keq të turizmit në botë

15 Mars 2019, 22:08 Nga DOSJA
Shqipëria, pretendetja kryesore për sloganin më të keq

Marketingu është një biznes i ndërlikuar. Për çdo reklamë gjeniale, ekziston një tjetër që nuk e arrin qëllimin e saj. Në fakt, një reklamë e keqe mund të humbasë jo vetëm objektivin, por mund të humbasë edhe të gjitha konceptet.

Për disa arsye, destinacionet e udhëtimit dhe bordet e turizmit duken veçanërisht të prirura për t’u larguar nga mençuria dhe sensi i përbashkët. Ndoshta kjo vjen për shkak të besimit se pushimet janë kollaj për t’u shitur- mes faktit se të gjithë duan të kalojnë një javë diku në një vend të nxehtë dhe ineresit për të shmangur stresin dhe problemet e përditshme. Sa e vështirë mund të jetë për të tërhequr disa turistë?

Ose ndoshta siguria që të sjellin fotot e shkëlqyera në broshurë apo në faqen e internetit, që e bëjnë punën më shumë se çdo fraze e vrazhdë, të bëjnë të besosh se fjalët nuk kanë shumë rëndësi.

Por disa nga këto fraza të lëshuara për publikun janë të mjaftueshme për të menduar se, nëse këta të rritur me të drejta të plota, i kanë kontrolluar projektet përpara se të vendosin firmën?

Vendi i fundit e që ka ofruar veten si peng i përçartjes së përhapur dhe talljes në median sociale është Shqipëria, e cila, gjatë ditëve të fundit, ka zbuluar sloganin: Rrëmbehuni nga Shqipëria.

Të rrëmbehesh? Sigurisht që nuk po i referohen filmit ‘Rrëmbimi’? Atij filmit të vitit 2008 ku dy vajza të reja amerikane rrëmbehen në Paris dhe shiten në tregun e seksit nga gangsterë shqiptarë thellësisht të stereotipëzuar- duke provokuar një zinxhir ngjarjesh dhe një valë dhune që lë të vdekur njërën prej tyre? Pas suksesit në shitjen e biletave, pasuan edhe ‘Rrëmbimi 2’ dhe ‘Rrëmbimi 3’- të cilët po ashtu shitën shumë bileta në kimena, por nuk bënë asgjë për imazhin e Shqipërisë në skenën globale. Ata nuk e kanë për ‘Rrëmbimin’ në atë sens, apo jo? Kjo do ishte një mënyrë e çuditshme për të bërë marketing për vendin.

Por pastaj futesh në faqen shoqëruese të internetit- që pashmangshmërisht është listuar si takenbyalbania.com- dhe zbulon se ka akoma. Shumë më tepër. Për fillim, ka një hyrje që thekson- po, se bëhet fjalë për filmin ‘Rrëmbimi’. Dhe ata duan të konkurrojnë me të.

‘Në kulturën popullore,’ thuhet në tekst, ‘Shqipëria është ngjyrosur si një parajsë për banditët, kriminelët dhe gangsterët. Ndërsa e kuptojmë se perceptimi mund të bëjë për filma të mirë si ‘Taken’, ai është tërësisht i pavërtetë. Shqipëria është një vend i bukur dhe tepër i sigurt për ta vizituar dhe për të jetuar’.

Dhe po, ata kanë absolutisht deri në fund të drejtë për bukurinë dhe sigurinë. Por do të ishte mirë ta bënin këtë thelbin e shitjes se sa të përmendnin gangsterët dhe… oh i dashur, ka akoma më shumë.

‘Kjo është arsyeja përse kemi nisur këtë fushatë, për të apeluar personalisht tek aktori i njohur i filmit ‘Rrëmbimi’, Liam Neeson’, thuhet më tej.

‘Shikoni videon dhe bashkohuni me ne për të nënshkruar peticionin ku i bëhet thirrje z. Neeson që të vizitojë Shqipërinë dhe të ‘rrëmbehet’ nga natyra e saj e bukur, mikpritja dhe traditat e përjetshme’. Gjithçka shoqërohet me hashtags të gatshme #takenbyalbania dhe #liamneeson.

Po askush nuk lexon më gazeta? Neeson është një aktor i mirë. Ai është në fakt ylli i tre filmave. Dhe po ashtu ka bërë disa filma të shkëlqyer gjatë karrierës së tij të shquar, që shkojnë përtej rolit të një agjenti në pension të CIA-s që jep ‘drejtësi të pamëshirshme’. Në veçanti portretizimi i tij i ndjeshëm i Oskar Schindler në filmin e vitit 1993 ‘Lista e Schindlerit’ do mbetet një arritje e madhe në botën e kinemasë.

Por zoti Neeson është aktualisht në mes të një prej momenteve më të vështira të karrierës së tij, pasi bëri një rrëfim shqetësues dhe të padëshirueshëm se dikur kishte kërkuar një person me ngjyra për ta vrarë me paramendim si ‘hakmarrje’ për përdhunimin e një të afermeje. Nëse po kërkoni një figurë të ekranit që të jetë imazh i reklamës suaj të re, me shpresën se kështu do distancoheni nga imazhi i gangsterëve, atëherë Liam nuk është për momentin tipi që ju duhet.

Ky hap i gabuar është një turp, pasi Shqipëria ka shumë gjëra për të ofruar. Në fakt, një pjesë e mesazhit në faqe shkon në zemër të çështjes kur argumenton se ‘në një Europë të zbutur dhe të eksploruar, Shqipëria ëshë kufiri i fundit’. ‘Shqipëria është një vend ku malet nuk kanë rrugë, ku lumenjtë rrjedhin të egër dhe plazhet janë të virgjra’.

Por teksa në këtë mesazh gjejmë dozë hiperbolash (për shembull malet kanë rrugë- në rastin e Llagarasë ofrohet një pamje e mrekullueshme), ajo ofron bazën për një të vërtetë: Shqipëria është një nga skajet e fundit të fshehura në Europë dhe se turistët do ishte mirë që ta zbulonin.

Po shkruaj nga përvoja. Kam kaluar më shumë se një javë në këtë vend dy vjet më parë, në mesin e diellit të qershorit, dhe zbulova një vend ku nuk duhet të punosh shumë për të deshifruar apelin e saj, por njësoj, nuk është se kënaqesh me të dukshmen. Kryeqyteti Tirana sërish po heq nga shpina pesë dekada të sundimit komunist- por po e bën këtë disi me stil me bare e restorante në lagjen e Bllokut. Ndërsa ka zona me hotele betoni (jo më pak në qytetin e dytë më të madh, në Durrës), ka edhe plazhe të gjera, jo vetëm në Vlorë ku bashkohet Adriatiku me Jonin, por edhe më tutje në drejtim të Sarandës. Kodrat dhe kullotat në brendësi të vendit janë të mbushura me rrënoja të Ilirisë së Lashtë, veçanërisht në Apolloni dhe Bylis. Dhe Berati është një qytet si i dalë nga kartolina, me arkitekturën otomane që shkëlqen mbi lumin Osum.

A shërbehet dobët nga fushata e re promovuese i gjithë ky peizazh dhe kjo trashëgimi? Ndoshta. Apo funksionon edhe në këtë rast shprehja se nuk ka reklamë të keqe? Ngjarjet e fundit dhe disa rënie dramatike na kanë treguar se ekziston edhe reklama e keqe.

Megjithatë, Shqipëria nuk është destinacioni i parë që ngre dyshime me qasjen e çuditshme për rritjen e profilit të saj. Australia bëri të befasohen njerëzit me sloganin e tyre: Po ku dreqin jeni? Slovenia nxiti konfuzion me sloganin e saj ‘Unë ndjej Slloveninë’. Edhe Paraguaj ofroi sloganin ‘Duhet ta ndjeni’, por përgjigjia ishte: ‘Po, por çfarë saktësisht?’.

Pastaj është Nebraska, shteti i vogël pak i vizituar në zemër të SHBA, që mori hapi e pazakontë duke tallur reputacionin e tyre si vend i mërzitshëm me një thirrje për vëmendje. ‘Të famshëm për panoramën tonë të sheshtë dhe të mërzitshme,’ thuhej në slogan. ‘Sinqerisht, nuk jemi për të gjithë’.

Fushata e Shqipërisë nuk është kaq e zgjuar sa e Nebraskës- duke luajtur me gajasjen e lehtë në rreshtat e fundit të kinemasë në vend që të besojnë tek audienca e tyre. Nëse do jetë e suksesshme në tërheqjen e njerëzve, kjo mbetet për t’u parë. Shqipëria meriton një mori vizitorësh- edhe nëse ekipi i marketingut duhet të tërhiqet në bordin e vizatimit.

10 sloganet më të bukura të turizmit

Xhibuti – ‘Djibeauty’

Skocia – ‘A spirit of its own’

Maroku – ‘Much mor’

Kepi i Gjelbwr – ‘No stress’

Greqia – ‘All time classic’

Letonia – ‘Best enjoyed slowly’

Argjentina – ‘Beats to your rhythm’

Norvegjia – ‘Powered by nature’

Austria – ‘Arrive and revive’

Turqia – ‘Be our guest’

10 sloganet më të shëmtuara të turizmit

Hungaria – ‘Think Hungary more than expected’

Sllovakia – ‘Travel in Slovakia – good idea’

Lituania – ‘Real is beautiful’

Tunizia – ‘I feel like Tunisia’

Qiproja – ‘Cyprus in your heart’

Hondurasi – ‘Everything is here’

Ekuadori – ‘All you need is Ecuador’

Uruguaj – ‘Uruguay natural’

Katari – ‘Where dreams come to life’

Luksemburgu – ‘Live your unexpected Luxembourg’

Marrë nga Telegraph

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione berat slogani i shqiperise berat slogani i shqiperise


Sondazh

Poll
Insights 15 Mars 2019, 16:21

Gërdec, shënimet e një ministri

Ridvan Bode, ministër i Financave kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Përplasja e dy ministrave ka qenë e ashpër dhe e vazhdueshme, siç e kon...

Insights 15 Mars 2019, 09:05

Basha nuk bën dot revolucion me Çetin

Në një takim të stilit të Lidhjes së Shkrimtarëve qëmotit, Lulzim Basha kishte mbledhur disa artistë dhe po iu shpjegonte se ky pushtet ka degraduar dhe 5-6 oli...

Insights 15 Mars 2019, 07:42

Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) q...

Insights 14 Mars 2019, 15:52

Edi Rama nuk rrëzohet shpejt

TIRANË- Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit, kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, siku...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët