LIVE UPDATES
Insights

Basha nuk bën dot revolucion me Çetin

15 Mars 2019, 09:05 Nga DOSJA
Basha nuk bën dot revolucion me Çetin

Në një takim të stilit të Lidhjes së Shkrimtarëve qëmotit, Lulzim Basha kishte mbledhur disa artistë dhe po iu shpjegonte se ky pushtet ka degraduar dhe 5-6 oligarkë po e mjelin shtetin dhe ndajnë paratë me Ramën.

Është një shpjegim qesharak.

Gjithsesi artistët e duruan.

Në fakt nëse ka një arsye pse Basha nuk është i besueshëm në revolucionin e dytë të tij, është pikërisht mungesa e sinqeritetit për oligarkët.

Sikur të mos mjaftojë që një pjesë e enturazhit të tij janë ata që u ndeshkuan me votë në 2013-ën; sikur mos mjaftojë mungesa totale e meritokracisë në promovim të figurave të reja që pretendojnë të drejtojnë vendin, duhet shtuar edhe qasja e tij ndaj ekonomisë e oligarkëve.

Kështu kur përmendi shifrën 5-6 oligarkë, ai nuk citoi se cilët ishin. Le të përmendte qoftë edhe një. E ndiejmë të gjithë nëpër xhepa çdo ditë. Është firma që zotëron 70% të tregut të karburanteve shqiptare dhe quhet Kastrati. Është një firmë që nuk e ka krijuar Rama, por është forcuar dhe rritur në kohën e Berishës. Që të kesh një shtrirje të tillë duhet patjetër një përkrahje politike dhe këtë ia siguroi PD.

Rama nuk bëri asgjë tjetër vetëm se e përkrahu dhe futi në paradhomën e tij duke i dhënë më vonë Sheratonin qe ai s’di c’ta beje. Por kjo nuk do të thotë se humbi lidhjet me Bashën&Berishën. Përndryshe protesta e Kukesit ndaj traut të Kalimashit nuk do të mbetej jetime dhe protestuesit në burg, ku PD lau gojën me një tubim para gjykatës.

Përveç lidhjeve okulte, Basha nuk ofron as edhe një projekt antimonopol. Mund ta bëjë pas ketij shkrimi, por e sigurtë që ka për të qenë vetëm propagandë.

Monopoli eshtë një sëmundje infantile e kapitalizmit e cila frenon konkurencën dhe rrjedhimisht zhvillimin. Jo më kot BE dhe SHBA kanë komisione antimonopol apo antitrust që ndalojnë mbizotërimin e tregut nga një firmë.

Sot tregun shqiptar të lodrave e zotëron Sajmir Mane. Trailerat e tregëtarëve të tjerë lihen në pritje derisa të shkarkohen dhe shpërndahen ata të Manes. Jo më larg se këtë vit të ri kamionat me lodra të tregëtarëve konkurent të njeriut qe deklaron se është më i pasuri në Shqiperi, pritën derisa Mane shërndau dhe shiti mallin e tij. Asnjë fjalë nuk u dëgjua nga opozita e cila kur ishte në pushtet i çoi tek dera e TEG , unazën e madhe. Është e njëjta që në kohën e Berishës falimentoi gjithë importuesit e mëdhenj të elektroshtëpiakeve duke përzenë edhe një gjigand evropian si Euronics, gje qe e beri Manen tregëtarin dominant të elektroshtëpiakeve me Neptunin si degë e Balfin Group.

Kjo politike zhvillon vetem ata. Shqiperine e le ne vend.

Asnjë denoncim per monopolet, nuk ka bere Basha.

Dhe ky është një argument më shumë që të bind se ai thjesht ka vënë shishen  në rradhë që bashkë me zyrën e Ramës të marrë edhe paradhomën e tij , ku e presin me çanta në dorë oligarkët.

Ndaj më shumë sesa revolucion, sulmet që i bën me hunj çdo datë 16 derës së kryeministrisë tregojnë padurimin që të takohet në paradhomën e kryeministrit me Çetin, Zamon e kompani./Marrë nga Dritare.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione dritan hila lulzim basha protestat e opozites dritan hila lulzim basha protestat e opozites

Sondazh

Poll
Insights 15 Mars 2019, 07:42

Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën

Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) q...

Insights 14 Mars 2019, 15:52

Edi Rama nuk rrëzohet shpejt

TIRANË- Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit, kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, siku...

Insights 12 Mars 2019, 18:29

50 gjysmëhijet e dosjes “Tahiri”

Nuk janë 50 hijet e Greit, por janë 50 fashikujt e Tahirit. Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka mbërritur në afatin e përcaktuar, jo më tepër se 10 marsi, plotës...

Insights 12 Mars 2019, 15:01

Stuhia që po vjen 

Ne tremujorin e fundit te viit te kaluar numri i te punesuarve ne ekonomi u ul me 17 mije vete. Pra 17 mije shqiptare, qe deri dje kishin nje rroge tani nuk e k...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen