Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KORÇË– Presidenti Ilir Meta teksa ndodhej në Korçë për një vizitë në Myftininë e zonës për dhurimin e gjakut u pyet sërish nga gazetarët e pranishëm në lidhje me deklarata që ish-kryeministri Fatos Nano tha për të gjatë emisionit ‘Opinion. Me ironi Meta tha se nuk shkon që një person të flasë për biblën ndërkohë që merret dhe me kumar.
‘Zero komente për zero zero, dhe të merresh me kumar dhe të citosh biblën nuk shkojnë këto gjëra’– tha Meta.
Presidenti u pyet dhe pak ditë më parë nga gazetarët mirëpo zgjodhi sërish të thoshte: Zero komente, zero akuza!
Çfarë tha Nano gjatë emisionit?
‘Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm. Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…
Prononcim i Presidentit Meta për mediat nga qyteti i Korçës
Pyetje: Zoti President, para pak ditësh i jeni drejtuar partive politike që listat duhet të jenë me kandidat të pastër…
Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialiste njëkohësisht kryeministri Rama, është shprehur se ligji i dekriminalizimit është një deklaratë.. A dilni Ju garant që listat të mos kenë persona të cilët kanë probleme me ligjin?
Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të hyj në detaje për këtë çështje. Fakti, që ne e kemi bërë një ligj për dekriminalizimin tregon, që ky ka qenë një problem serioz i politikës tonë, i Kuvendit, i pushtetit vendor dhe i niveleve të tjera të qeverisjes.
Është e domosdoshme, që në 25 prill, të tregohet një vullnet nga të gjitha forcat politike, mbi të gjitha nga vetë qytetarët shqiptarë, për t’u distancuar nga figurat, të cilat nuk e përfaqësojnë interesin e tyre më të lartë publik dhe që kanë ato probleme, që janë të qarta në ligjin e dekriminalizimit.
Partitë duhet të jenë gati, për figura me integritet dhe me besimin e plotë të qytetarëve.
Pyetje: Zoti Meta, Fatos Nano ju ka faturuar 7 mëkatet e Biblës, si e komentoni?
Presidenti Meta: E kam thënë edhe më parë zero komente, për zerozeron.
Edhe të merresh me kumar, edhe të citosh Biblën, nuk shkon.
Pyetje: Zoti Presidenti, dje kryeministri Rama ka bërë me dije se Greqia është në të drejtën e vet për çështjen e detit…
Ndërkohë që e gjithë zhurma vjen nga opozita shqiptare ka cituar Kryeministri Rama..! Cili ështëkomenti juaj?
Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment përveç fakti,t që ne kemi një vendim të veçantë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe të gjitha autorizimet janë dhënë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Çdo veprim individual nuk përfaqëson Republikën e Shqipërisë.
Pyetje:Zoti President, ju jeni shprehur se 25 prilli nuk do të jetë zgjedhje por referendum
Presidenti Meta: E padiskutueshme. Do të jetë një referendum shumë herë më i rëndësishëm se ai i nëntorit i vitit 1994, për të ardhmen e popullit shqiptar, sepse pas 30 vjetësh është vënë në diskutim e ardhmja europiane e Shqipërisë, njëprojekt që mbështetet nga 99% e qytetarëve shqiptarë dhe pas 30 vjetësh jemi kaq pas Serbisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera.
Në 25 prill duhet hequr pengesa kryesore e kësaj të ardhme europiane të popullit shqiptar.
Pyetje:Shqipëria jashtë Europës për shkak të mëkateve të politikës shqiptare?
Presidenti Meta:Pa asnjë diskutim. Shqipëria nuk kapasur asnjë problem tjetër madhor, përveçse vendosjes së interesit personal tëpushtetit të politikanëve dhe forcave të caktuara politike mbi atë kombëtar. Interesi kombëtar i të gjithë forcave politike dhe i qytetarëve shqiptarë, është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian sa më parë.
Pyetje: Zoti President, kryeministri dje nga Gjirokastra tha se, nuk është katastrofë largimi i shqiptarëve. Cili është komenti juaj?
Presidenti Meta:Në 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit. Të gjitha statistikat tregojnë se nuk kemi largim nga Shqipëria, siç mund të flasim në rastin e Serbisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera. Në Shqipëri përmasat janëkatastrofike, kemi shpopullim. Këtë besoj e ndjejnë të gjithë sipërmarrësit, e ndjejnë të gjithë prindërit që kanë ngelur të vetmuar dhe 25 prilli është votë kundër shpopullimit.
Duhet të tregojmë kujdes për tërinjtë, që ata të rrinë këtu në Korçë, të rrinë në Shqipëri dhe të mos shkojnë të punojnë në Maqedoni. Përse ndodh kjo? Sepse mbështetet bujqësia në Maqedoni 10 herë më shumë se në Shqipëri dhe kjo nuk është diçka, që nuk mund të arrihet se, nuk po e krahasojmë me Danimarkën.
Pyetje:Cili është roli juaj në zgjedhje? Në njërën anë jeni President i Republikës dhe në anën tjetër bëni thirrje që, Rama duhet të largohet..!
Presidenti Meta:Këtë thirrje e bëtë ju. Thirrja ime është, që të gjithë qytetarët shqiptarë të kuptojnë rëndësinë e forcës së votës së tyre. Asnjë mos të mungojë në 25 prill, në një takim historik të shqiptarëve me të ardhmen e tyre, e cila është vetëm europiane.
Pyetje: Çfarë ndodhë nëse zoti Rama fiton?
Presidenti Meta:Do fitojë e ardhmja europiane e Shqipërisë.
Pyetje:Do e pranoni humbjen në rast se Rama fiton?
Presidenti Meta:Por, si mund të humbasë e ardhmja europiane e Shqipërisë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me një interpelancë nga Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj. Interpelanca është thirrrur nga deputeti i...
TIRANË– Kastriot Sulka, eksperti i ekonomisë për Partinë Demokratike deklaroi sot se gjatë qeverisjes së PD-së, do të krijohen 110 mijë vende të reja pune....
TIRANË– Partia Demokratike prezantoi ditën e sotme programin e PD-së për mirëqënien sociale. E para që mori fjalën ishte ish-deputetja Grida Duma. Në fjalë...
TIRANË– Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën për Mirëqenien Sociale. Vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se angazhohet pë...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme. Seanca parlamentare nisi me një interpelancë nga Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj e thir...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar në selinë e PS-së. Takimi nisi në orën 08:30 dhe po zhvillohet në selinë roz...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama bën të ditur se vijon puna për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Ai ka ndarë mëngjesin e sotëm videon nga kantieri i punimeve...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë inspektuar nga afër punimet e Unazës së Madhe të Tiranës, ato në lotin 1...
KAVAJË– Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali ka publikuar disa foto nga një takim me simpatizantët e Partisë Socialiste. Të gjithë të mbledhur në nj...
TIRANË– Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari vizitoi qytetin e Prrenjasit, ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët vendosi t’i ndihmonte duke shërbyer në t...