LIVE UPDATES
Politike

Programi i PD-së për mirëqenien sociale, Sulka: Do krijojmë 110 mijë vende pune, do ulen taksat dhe tatimet

8 Shkurt 2021, 09:19 Nga DOSJA
Programi i PD-së për mirëqenien sociale, Sulka: Do krijojmë

TIRANË– Kastriot Sulka, eksperti i ekonomisë për Partinë Demokratike deklaroi sot se gjatë qeverisjes së PD-së, do të krijohen 110 mijë vende të reja pune.

Në një deklaratë për mediat, gjatë prezaantimit të Programit me kryedemokratin Lulzim Basha, Sulka tha se ulja e tatimit me 9% do t’i japë më shumë frymëmarrje biznesit për të krijuar më shumë vende pune. Sipas Sulkës, ulja e taksës së punës nga 24.5% që janë aktualisht kontributet e sigurimeve shoqërore, në 18%, do të ndikojë në zvogëlimin e informalitetit.


Fjala e plotë: Ndjehem i privilegjuar që jam këtu me ju sot. Të gjithë shqiptarët po e ndiejnë se ndryshimi po vjen. Të gjithë ata që panë Lulzim Bashën tani, e kuptojnë shumë mirë që Shqipëria më në fund ka një plan! Javët e fundit pamë që Shqipëria ka një plan në ekonomi, një plan në shëndetësi një plan në arsimin dhe sot zoti Basha na njohu me planin e Shqipërisë për çështjet sociale. Që është një plan i mirëfilltë, i mirëmenduar, me hapa konkretë  dhe te realizueshëm. Jo premtime boshe.

Thjesht një plan që do të drejtohet dhe do të vihet në zbatim nga Kryeministri i ardhshëm dhe qeveria e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Unë do ndalem tek disa nga pikat kryesore nga plani: Ne angazhohemi për një rritje të mbështetjes për familjet në nevojë. Kjo mbështetje do të koordinohet me objektivin realist të krijimit të 110 mijë vendeve të reja të punës. Tregut vendas të punës do t’i kthehet vitaliteti duke u bërë më elastik dhe më i dobishëm si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit. Ulja e tatimit në 9% do t’i japë më shumë frymëmarrje biznesit për të krijuar më shumë vende pune. Po ashtu ulja e taksës së punës nga 24.5% që janë aktualisht kontributet e sigurimeve shoqërore, në 18%, do të ndikojë në zvogëlimin e informalitetit. Ky ndryshim do të japë një ndikim jo vetëm në zhvillimin e biznesit por edhe në shumë drejtime të tjera, ku më e rëndësishme do të jetë rritja e numrit të kontribuesve për sigurimet shoqërore, i cili do të ndikojë gjithashtu në rritjen direkte të pensioneve për pensionistët.

Ulja e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore së bashku me rritjen e pagës sidomos pagave të ulëta, zvogëlon direkt diferencat në paga midis femrave dhe meshkujve. Ka shume virtyte për të cilat ndjehemi mire ne si shoqëri por mua shpesh me vjen ndërmend fisnikëria e pensionisteve që janë ne zgrip te jetesës dhe mundohen ta kalojnë ditën me dinjitetin e njeriut që nuk kërkon, megjithëse ne të gjithë e dimë që pjesa dërmuese e shpenzimeve të tyre ditore mbulohet nga fëmijët e tyre. Pensionet e ulëta u mohojnë pensionistëve shqiptarë mundësinë për jetesë me dinjitet. Pandemia e bëri edhe më të dukshme këtë plagë. Ne do t’i rrisim pensionet sa dyfishi i normës së inflacionit por jo më pak se 5% çdo vit. Matja e vërtetë e një civilizimi është se si shoqëria trajton të pamundurit e saj. Për grupe të caktuar të paaftësisë nuk është bërë indeksimi i pagesës që nga viti 2008, pra e thënë thjeshtë u është futur dora në xhep sepse çmimet ndërkohë janë rritur. Injorimi për këto grupe sociale duket edhe tek fakti qe vetëm 34% e objekteve publike plotësojnë standardet për personat me aftësi të kufizuar ku për shembull bien në sy që 57% e Zyrave të Punës, 42% e shkollave, 40% e Qendrave të Formimit Profesional. Pagesa për grupet e ndryshme të aftësisë së kufizuar do të bëhet në proporcion me skemat e tjera që mbështeten nga shteti, sikurse janë pensionet apo ndihma ekonomike dhe duke marrë në konsideratë zhvillimet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Rinia është kryefjala e ditës, por unë do ta prek këtë teme  nga një këndvështrim social dhe do të doja të theksoja nevojën e veçantë që kanë fëmijët jetimë për një mbështetje më të gjerë dhe më të qenësishme. Ne angazhohemi për një shtrirje më të gjerë të statusit të jetimit edhe për fëmijët që kanë humbur njërin nga prindërit duke bërë edhe kategorizimin përkatës të mbështetjes për këtë grup ku përfshihen strehimi, ndihma ekonomike, lehtësitë për arsimimin, tekste shkollore, bursa për studentet, pagesa për konviktet, apo facilitet në transportin urban. Pas 8 viteve është e qartë për çdo shqiptar se Rama e ka lënë pas dore sistemin tonë social. Ndaj është koha ti themi atij lamtumire dhe te hapim siparin e një epoke te re. Ne do të bëjmë ndryshimin për të cilin Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Se bashku me Lulzim Bashen do ta bëjë atë ndryshim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kastriot sulka programi i pd per mireqenien sociale kastriot sulka programi i pd per mireqenien sociale

Sondazh

Poll
Politike 7 Shkurt 2021, 20:17

BERAT– Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhi, i cili ka deklaruar se nuk ka kry...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet