LIVE UPDATES
Politike

Meta dorëzon padinë për Gjonajn në SPAK, paralajmëron prova të tjera: I pres shqiptarët më 2 mars, murtaja quhet rilindj

24 Shkurt 2020, 11:09 Nga DOSJA
Meta dorëzon padinë për Gjonajn në SPAK, paralajmëron

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar vetë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzimin penal ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. I përpiktë ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar në orën 13.00, Meta mbërriti në SPAK, ku me të dalë nga makina u kthye nga gazetarët e pranishëm dhe bëri simbolin e shqiponjës me duar. Pas jo më shumë se 15 minutave, kreu i shtetit doli nga institucioni i Prokurorisë së Posaçme duke sqaruar edhe njëherë arsyet përse e akuzonte ministren e Djetësisë Etilda Gjonaj. Kësaj të fundit, Meta i kishte lënë kohë deri sot për të dhënë dorëheqjen, ndryshe do të depozitonte padinë.

Më pas në prononcimin e tij për gazetarët Meta ka bërë me dije se shqyrtimi i provave të reja që disponon po vijojnë, ndërsa nuk la pa kaluar rastin që të ftonte qytetarët shqiptarë në tubimin e 2 marsit. 

Mbrotja e Kushtetutës është detyrë për çdo qytetar të ndershëm. Celula e strukturuar në krye të ministrisë së Drejtësisë ka tentuar një grusht shtetit. Këto fakte tronditëse ishte e domosdoshme që t’i sillte vetë presidenti në SPAK. Është dorëzuar padia për tre titullarë të lartë të MD me në krye zonjën Gjonaj. Do të çojmë deri në fund shpartallimin e grushtit të shtetit për të kthyer GJK, institucionin më të rëndësishëm në këtë shtet nga kjo bandë e rrezikshme. Më 2 mars, të gjithë shqiptarët në Bulevard për të bërë të qartë që janë me kushtetutën jo me presidentin për të bërë të qartë se nuk do ta lënë. Rreziku më i madh për pyetjen tuaj është murtaja që quhet rilindje ”-tha ndër të tjera Meta. Më pas, Meta u largua për t’u futur sërish në makinë, por u ndoq nga gazetarët që pyesnin nëse ai si president i vendit kishte tagër që t’i ftonte njerëzit në një tubim kundër qeverisë.

Zoti President, ju keni ndërmarrë një akt të jashtëzakonshëm. Është një akt i paprecedent i kreut të shtetit për të ndërmarrë një…

Një akt i paprecedent i kreut të shtetit, thoni ju! Më thoni: A ka ndonjë Republikë në botë, në Europë, të një vendi anëtar të Këshillit të Europës, të një vendi që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian, ku në mënyrën më mafioze i rrëmbehet kompetenca kushtetuese dhe pushteti që Kushtetuta ia jep kreut të shtetit.

Ku synoni të arrini zoti President përmes një tubimi në datën 2 mars, sepse ky është një akt që asnjë president në dijeninë tonë si gazetarë, nuk ka dalë në rrugë për të protestuar me qytetarët? Ku synoni të arrini me këtë akt, zoti President?

Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar shqiptar, që dëshiron të jetojë në liri, në demokraci dhe në një shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës deri te qytetari më i thjeshtë i Republikës. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese vetëm për qëllimin për ta kapur këtë Gjykatë në mënyrë mafioze, dhe monstruoze siç tregojnë faktet dhe të vërtetat. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë ngelur një minutë pa Gjykatë të Lartë. Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me 69 vota, kur Kushtetuta e thotë qartë me 84 vota. Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të bëhen zgjedhje vendore në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjet e vendit, zgjedhje njëpartiake, të cilat i neveriti vetë Kongresi i Autoriteteve Vendore, duke e abandonuar vëzhgimin e tyre si zgjedhje jashtë standardeve. Pra nuk ka ndodhur asgjëkundi një grusht i tillë shteti, siç unë u kam bërë të qartë të gjithë shqiptarëve sot paradite me postimin, me të cilin ju jeni njohur. Puna vazhdon. Provat vazhdojnë. Implikimi vazhdon. Të gjithë i pres më 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shtetit. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranit erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn tedi blushi etilda gjonaj ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj