LIVE UPDATES
Politike

PD akuza qeverisë: Mbetje e rrezikshme, Prokuroroia duhet të hetojë kompaninë që solli “Amiantin” (VD)

23 Shkurt 2020, 14:30 Nga DOSJA
PD akuza qeverisë: Mbetje e rrezikshme, Prokuroroia duhet të

VLORË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokrarike, Jamarbër Malltezi, ka hedhur akuza kundër qevverisë duke thënë se po sjell mbetje të rrezikshme në vend. Në deklaratën e tij Malltezi u shpreh se kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.

Më tej kreu i Departamentit të Mjedisit në PD tha se qeveria në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, por ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme.

Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene! Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh”, shtoi më tej ai.

DEKLARATA E PLOTË

Të gjithë mbani mend sesi Edi Rama u perpoq të kalonte ligjin për importin e mbetjeve para pak vitesh me përbetimet se Portet dhe Doganat Shqiptare ishin të sigurta. Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”. Vlonjatet si gjithë shqiptarët meritojnë det dhe mjedis të pastër, pa helme dhe pa mbetje të rrezikshme. Vlonjatet patën mundësi të ndjejnë nga afër dëshirën e madhe të Edi Ramës për të importuar plehrat e botës. Mediat italiane raportuan për të paktën 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largohej nga Italia me qëllim depozitimin në Shqipëri sipas një skeme tipike mafioze. Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës.

Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa. Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme? Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme? Vlonjatet janë të qartë për skemën e funksionimit. Ata e dine se kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i jane dhene licensat për grumbullim dhe depozitim mbetjesh. Gjithë shqiptarët morën sihariqin pardje se do shkrihet inspektoriati i mjedisit dhe do behet pjese e IKMT, pra kjo qeveri do policë që të ndajnë pazaret veç për ndërtime por jo inxhinierë mjedisi që matin rrezikshmërinë dhe sasinë e mbetjeve të rrezikshme. Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat.

Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët. Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme. Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene! Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!

Operacioni “Amianti” u zhvillua pak ditë më parë në Vlorë, ku u sekuestrua lënda e e dyshuar si e rrezikshme që shkakton kancer, e cila ishte nisur nga Itaia me tragetin “St Damiano” të linjës Brindisi-Vlorë. Ky operacion vuri në pranga 6 persona, ndërsa çështja është në duart e SPAK. Policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamufluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikës së grumbullimit, firma “Kornuzi”. Së fundmi ka reaguar edhe kompania italiane”St.Damian’, e cila ka deklaruar se mbetjet që u gjetën në traget nuk janë të rrezikshme. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jamarbër malltezi partia demokratike sekuestrohet amiant në vlorë trageti me amiant jamarbër malltezi partia demokratike sekuestrohet amiant në vlorë trageti me amiant

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri