"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
India ndalon fondet e huaja për organizatën bamirëse të Nënë Terezës: Të pafavorshme
28 Dhjetor 2021, 14:28Nga DOSJA
INDI- Qeveria e Indisë ndaloi organizatën bamirëse të Nënë Terezës për të marrë fonde nga jashtë, duke thënë se nuk plotësonte kushtet sipas ligjeve lokale. Në njoftimin e saj Ministria e Brendshme thotë se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit për rinovimin e liçencës së organizatës “Misionaret e Bamirësisë”, gjeti “informacione të pafavorshme”, por pa dhënë hollësi të tjera.
Njoftimi vjen ndërsa në Indi janë shtuar sulmet ndaj të krishterëve nga grupe Hindu të ekstremit të djathtë, të cilët i akuzojnë priftërinjtë dhe kishat se detyrojnë banorët të konvertohen në katolikë.
Në fillim të dhjetorit, organizata “Misionaret e Bamirësisë”, që Nënë Tereza themeloi në vitin 1950, u vu nën hetime pas disa ankesave se vajzat në strehimoret e saj ishin detyruar të lexonin Biblën dhe të recitonin lutje të krishtera. Organizata i mohon akluzat.
“Misionaret e Bamirësisë”, operon qindra strehimore që kujdesen për disa prej më të varfërve, që Nënë Tereza i quante “më të varfërit e të varfërve”.
India ka komunitetin më të madh katolik në Azi pas Filipineve. 18 milionë katolikët e Indisë përbëjnë gjithsesi një pakicë të vogël krahauar me popullsinë kryesisht Hindu prej 1.4 miliardë banorësh të Indisë. Kritikët thonë se tensionet fetare janë shtuar nën qeverinë nacionaliste Hindu të Kryeministrit Narendra Modi.
Nënë Tereza u nderua me çmimin Nobel të Paqes në vitin 1974 dhe Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në vitin 2017, dy dekada pas vdekjes.
Burimi: VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 13 raste të reja të të infektuarve me koron...
TURQI- Një ngjarje ka ndodhur në lagjen Sincan të Ankarasë, kur një person i ardhur në Qendrën Shëndetësore Familjare në rrugë ka goditur me shkelma fëmijën e t...
KOSOVË – Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të miratojnë vendimin e ekzekutivit për masat e emergjencës gjatë furnizimit me energji ele...
KINË– Banorët në një nga qytetet më të mëdha të Kinës thonë se kanë rrezik të vdesin nga uria pasi nuk i lejojnë të dalin jashtë shtëpive të tyre për...
SHBA – Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sjellje të papërgjegjshme dhe të pasigurt në Hapësirë, pas “takimeve të afërta” në mes të stacionit kinez...
FLORIDA/SHBA – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Floridën e Jugut në SHBA. Një makinë ka përplasur 6 fëmijë.Sipas mediave amerikane, d...
KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj teksa ka folur në Kuvend për gjendjen emergjente të shpallur nga qeveria e Kosovës, ka iron...
MBRETËRI E BASHKUAR – Imunologu dhe virologu britanik Sir John Bell tha ditën e sotme se Omicron nuk është e njëjta sëmundje me të cilën u përballëm ...
SERBI- Federata e Organizatave Mjedisore të Serbisë (SEOS) njoftoi vazhdimin e postblloqeve në mbarë vendin më 3 janar, pasi është e qartë se Qeveria nuk do të ...
KOSOVË – Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kanë pasur një debat shumë të f...