Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Kina kritikon SHBA-në për satelitët e SpaceX: Rrezikojnë jetën e austronautëve tanë
28 Dhjetor 2021, 14:02Nga DOSJA
SHBA – Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sjellje të papërgjegjshme dhe të pasigurt në Hapësirë, pas “takimeve të afërta” në mes të stacionit kinez dhe satelitëve të kompanisë SpaceX të Elon Musk.
Tiangong, stacioni ri hapësinor i Kinës, është dashur të kryejë manovra për të shmangur përplasjen me një satelit Starlink në muajin korrik dhe një tjetër në muajin tetor, është thënë në ankesën e Pekinit të dërguar në agjencinë hapësinore të Kombeve të Bashkuara këtë muaj. Në ankesë është thënë se incidentet “kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e astronautëve në stacionin hapësinor të Kinës”.
“Shtetet e Bashkuara injorojnë obligimet që kanë nën traktatet ndërkombëtare, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e astronautëve tanë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.
Starlink, pjesë e SpaceX operon me rreth 2,000 satelitë që synojnë të ofrojnë qasje në internet për pjesën më të madhe të planetit Tokë. SpaceX është kompani private amerikane, e pavarur nga ushtria amerikane dhe agjencia amerikane hapësinore (NASA). Megjithatë, Kina ka thënë se anëtarët e Traktatit për Hapësirë janë përgjegjës edhe për veprimet e subjekteve të tyre joqeveritare. SpaceX nuk ka komentuar ende këtë gjë.
FLORIDA/SHBA – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Floridën e Jugut në SHBA. Një makinë ka përplasur 6 fëmijë.Sipas mediave amerikane, d...
KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj teksa ka folur në Kuvend për gjendjen emergjente të shpallur nga qeveria e Kosovës, ka iron...
MBRETËRI E BASHKUAR – Imunologu dhe virologu britanik Sir John Bell tha ditën e sotme se Omicron nuk është e njëjta sëmundje me të cilën u përballëm ...
SERBI- Federata e Organizatave Mjedisore të Serbisë (SEOS) njoftoi vazhdimin e postblloqeve në mbarë vendin më 3 janar, pasi është e qartë se Qeveria nuk do të ...
KOSOVË – Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kanë pasur një debat shumë të f...
GREQI- Qeveria greke ka ndërmarrë disa masa për pajisjen e emigrantëve me leje qëndrimi në vend. Vendimi i ri rregullon problemet e së shkuarës, pasi ka pas mij...
KOSOVË – Ngjarja e rëndë që ndodhi në tetor të këtij viti në Kosovë ku një burrë sulmoi një grua brutalisht në një supermarket në Prishtinë tronditi ...
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, fajësoi veprimet dhe vendimet e...
KOSOVË – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas kritikave për kryeministrin Kurti lidhur me menaxhimin e krizës energjetike në...