LIVE UPDATES
Bota

Indiferentizmi i gjermanëve për vendimin e Trump-it

8 Gusht 2020, 05:20 Nga DOSJA

Presidentit amerikan Donald Trump nuk ia kthyen dot mendjen as Republikanët e partisë së tij. As Kongresi. Dhe as letrat që u shkruan amerikanëve kryeministrat e landeve të Baden-Vyrttembergut, Rheinland-Pfalzit, Hessenit dhe Bavarisë, ku janë stacionuar më shumë trupa amerikane. Të mërkurën e kaluar (28.07.), ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi në Uashington se do të nisë “për punë javësh” tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania.

Por nëse administrata amerikane kishte llogaritur që tërheqja nga shteti „më i amerikanizuar” evropianoperëndimor, nga Gjermania, do të pritej këtu me keqardhje maksimale, kjo deri tani nuk gjen mbështetje.

Siç dihet, qeveria federale gjermane deklaroi zyrtarisht vetëm se e regjistron vendimin amerikan për tërheqje. Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes e Gjermanisë deklaruan, se “qeveria federale e merr në konsideratë këtë vendim dhe do ta koordinojë zbatimin me landet federale, me qeverinë e SHBA dhe me NATO-n”.

Tërheqja amerikane, temë elektorale në Gjermani?

Ndërsa reagimi i opinionit gjerman është thuajse indiferent. Në një sondazh të institutit të njohur demoskopik britanik Yougov rezulton se 47 përqind e gjermanëve e mbështesin tërheqjen e pjesshme të trupave amerikane nga Gjermania. Pra që amerikanët të tërhiqen pjesërisht nga Gjermania, këtë e mbështet një shumicë relative e gjermanëve, tërheq vëmendjen gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.

1958: Elvis Presley si ushtar amerikan në Bremerhaven (picture-alliance/dpa/L. Heidtmann)1958: Elvis Presley si ushtar amerikan në Bremerhaven

Nga partitë politike në mënyrë konfrontuese e pritën lajmin elementë apo parti të majta. Kryetari i grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag, Rolf Mützenich kërkoi, si përgjigje, që të rishqyrtohen planet për blerje armatimesh (te amerikanët). Kurse partia E Majta kërkoi tërheqje të plotë të amerikanëve nga Gjermania.

Kjo i çon vëzhguesit në përfundimin se qëndrimi ndaj pranisë amerikane në Gjermani, mund të kthehet në një temë polarizuese mes të majtëve dhe konservatorëve, në zgjedhjet parlamentare në vjeshtë 2021 në Gjermani.

Ky reagim ka të bëjë vetëm pjesërisht me veprimet e Trumpit. Është e vërtetë, me ardhjen e Trumpit, SHBA janë bërë për gjermanët pak të parashikueshme në veprime. Por në fakt, në Gjermani ka pasur gjithmonë dy kampe për qëndrimin ndaj SHBA.

Dy vështrimet për SHBA në opinionin gjerman

Një pjesë e madhe e gjermanëve i kanë parë (dhe i shohin) amerikanët përherë si çlirues dhe mbrojtës të sigurisë gjermane. Por brezi i Luftës së Dytë Botërore, me kujtimet e para për këtë, po shuhet. Dhe tërheqja graduale, e trupave amerikane nga Gjermania në dekadat e fundit – nga 250.000 ushtarë amerikanë në vitin 1985 në 34.500 sot – i ka zbehur lidhjet e ushtarëve amerikanë me rajonet gjermane, ku ata qenë më parë pjesë e jetës në lande, ku organizonin p.sh. aktivitete sportive, parada etj.

1945: Ushtarë amerikanë e britanikë në Berlin vallëzojnë me gjermanet (Getty Images/Hulton Archive/Keystone/F. Ramage)1945: Ushtarë amerikanë e britanikë në Berlin vallëzojnë me gjermanet

Ndërsa një pjesë tjetër e gjermanëve i ka parë amerikanët gjithmonë si fuqi hegjemoniste, militariste, jo në dobi të paqes në botë.

Njëkohësisht, vendimi i Trumpit erdhi papritur për gjermanët, të paktën për përmasat e tërheqjes. Pritej që amerikanët të tërhiqnin një pjesë të 34.500 ushtarëve, që kanë të stacionuar këtu. Por lajmi i parë ishte për tërheqjen e një numri më të vogël trupash. Në medie u fol për 9.500 ushtarë, jo për 11.900, sa pritet të tërhiqen tani. Deri javën e kaluar nuk qe deklaruar as se do të largohen nga Shtutgarti, për në Mons të Belgjikës, Komandat Qendrore të SHBA për Evropën dhe Afrikën.

Pse vendosi Trumpi të tërheqë trupa nga Gjermania?

Fakt është që Gjermania nuk është më në vijën e frontit, si në Luftën e Ftohtë. Këtë ua tha edhe ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo kongresistëve amerikanë, kur ata e kritikuan tërheqjen.

Megjithatë kjo nuk duket arsye bindëse për këtë tërheqje.  Aq më tepër kur amerikanët kanë investuar edhe së fundi qindra miliona dollarë në kazermat e tyre në Gjermani.

Shumë vëzhgues besojnë se fillesën vendimi e ka në pakënaqësinë tipike, që Trumpi ka me Gjermaninë. Ndoshta edhe te një mungesë kuptimi e tij me kancelaren Merkel. Dhe në faktin se më pak se 100 ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, ai dëshiron të kthejë ushtarë në atdhe,  siç kishte premtuar në fushatën elektorale. 5.600 ushtarë amerikanë nga Gjermania do të kthehen në SHBA.

Nga Amerika u ofruan dy argumentime për vendimin. Presidenti Trump deklaroi se “ne shkurtojmë, pasi ajo (Gjermania) nuk i paguan faturat e saj. Është shumë e thjeshtë: janë keqbërës”. Trumpi është i pakënaqur që Gjermania nuk shpenzon 2 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Por: një pjesë të trupave nga Gjermania ai po i transferon në Itali dhe Belgjikë, vende që investojnë edhe më pak se Gjermania për mbrojtjen.

Pse nuk investon Gjermania 2 përqind të PBB për mbrojtjen?

Faktikisht prania amerikane i ka mundësuar Gjermanisë që të zhvillohet si fuqi paqësore dhe jo militariste, në përputhje me mësimet e historisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Mbrojtja e trupave amerikane ka qenë një ombrellë ideale për këtë. Nën këtë ombrellë u ngjiz në ADN-në gjermane pas Luftës së Dytë Botërore një mendësi pacifiste, e pranishme edhe sot: luftën e bëjnë shtete të tjera, për sigurinë Gjermania kontribuon me trupa paqeruajtëse dhe me fonde për rindërtimin.

Ndërkohë, me ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1989, ky pozicionim i Gjermanisë ka qenë gjithnjë e më shumë i pamjaftueshëm për aleatët.

Së fundi Gjermania i ka rritur dukshëm shpenzimet për mbrojtjen. Gjermania shpenzon për mbrojtjen 1,38 përqind të PBB ose mbi 49,3 miliardë dollarë. Por investimet bëhen graduale dhe kuota e dy përqindshit si shtet i NATO-s nuk do të arrihet para vitit 2031. Gjermania si rezultat të reflektimeve strategjike. Shefi i Pentagonit e prezantoi tërheqjen si një përpjekje për të modernizuar konceptin për stacionimin e ushtrisë, pas dy dekada luftërash. Ai tha se për këtë është reflektuar gjatë. Me këtë riorganizim, sipas Esperit, forcohet edhe kërcënimi ndaj Rusisë. Pasi nga Italia trupat shkojnë më lehtë në Detin e Zi. 1000 ushtarë amerikanë do të transferohen edhe në Poloni, sipas një marrëveshjeje që u arrit këto ditë, për të qenë më pranë kufirit me Rusinë.

Gjermania mbetet e rëndësishme për SHBA

Rreth 24.000 ushtarë amerikanë do të mbeten në Gjermani. Dhe infrastrukturën e tyre këtu amerikanët nuk do ta prekin. Jo vetëm sepse edhe transferimi i vendosur tashmë do të kërkojë „disa miliarda dollarë”. Por qarqe në SHBA kujdesen të mos e humbasin si aleate Gjermaninë e ribashkuar.

Dhe sipas parimit që çdo gjë që ndodh ka dy anë, disa analistë e shohin tërheqjen e pjesshme amerikane nga Gjermania si shans zhvillimi për Gjermaninë: për një rol të ri të Gjermanisë në botë, edhe në fushën e sigurisë.

Njëkohësisht, argumenti i Trumpit se Gjermania po ndëshkohet, sepse nuk paguan sa duhet për mbrojtjen, tërheq vëmendjen. Kjo pasi Italia dhe Belgjika investojnë për mbrojtjen shumë më pak se Gjermania. A kemi këtu një veprim inati të presidentit amerikan ndaj Gjermanisë? Me keqardhje, kryetari i bashkisë së Shtutgartit Fritz Kuhn, tha se “për shkak të një teke” Trumpi „u jep fund dekadave të bashkëpunimit” me një aleat.

Por ka pak gjasa që ky të jetë fundi i bashkëpunimit. „Asgjë nuk hahet kaq e nxehtë sa gatuhet”, thonë në Gjermani. Të presim si do të zbatohet vendimi nga administrata Trump.  Përndryshe: ekipi i kandidatit presidencial demokrat Joe Biden ka deklaruar se po i fitoi Bideni zgjedhjet, ai do ta rishikojë vendimin.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump gjermania donald trump gjermania

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit