LIVE UPDATES
Bota

Infektimi i Presidentit Trump dhe shqetësimet mbi zgjedhjet

4 Tetor 2020, 10:00 Nga DOSJA
Infektimi i Presidentit Trump dhe shqetësimet mbi zgjedhjet

Presidenti Donald Trump u dërgua në spitalin ushtarak “Walter Reed” si një “masë parandaluese”. Ai pritet të qëndrojë atje për disa ditë, pasi rezultoi pozitiv gjatë testimit për COVID-19. Diagnoza e tij ka ngritur shqetësime të mëtejshme në vend lidhur me zgjedhjet që po afrojnë.

Të premten në mbrëmje Presidenti Donald Trump shkruante në Twitter nga spitali ushtarak (2 tetor) se “gjithçka sipas tij po shkon mirë ndërsa i falenderonte të gjithëve.

Presidenti Trump është shtruar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed” në Bethesda, të shtetit Maryland. Ai do të punojë nga një pavion special i spitalit gjatë ditëve në vazhdim.

Amerikanët e morën fillimisht lajmin tronditës nëpërmjet një njoftimi në Twitter nga Presidenti Trump të shkruar të premten rreth orës 1 pas mesnatës, ku thuhej se ai dhe Zonja e Parë kishin rezultuar pozitivë nga testimi për COVID-19.

Këshilltarja e tij, Hope Hicks, gjithashtu ka rezultuar pozitive. Ajo udhëtonte me presidentin, i cili kishte zhvilluar veprimtari të shumta elektorale gjatë ditëve të fundit për të dhënë mesazhin se, megjithë pandeminë, vendi është në rrugën e rikthimit drejt normalitetit.

Ky është realisht mesazhi se gjërat nuk janë normale. Dhe ai nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë këto (tubime) të paktën për dy javë apo më shumë me karantinën”, thotë Todd Belt, i Universitetit “George Washington”.

Në një deklaratë, mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se ai priste që Presidenti Trump “të vazhdonte kryerjen e detyrave të tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit”.

Në moshën 74 vjeçare, Presidenti Trump konsiderohet me rrezik të lartë nga ekspertët mjekësorë.

Ai sapo është ekspozuar; ai duhet të shikojë se çfarë po ndodh gjatë ditëve të ardhshme dhe të sigurohet që gjërat nuk po përparojnë“, thotë Dr. David A. Nace, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh-ut.

Sëmundja e Presidentit Trump ka ngritur shqetësime mbi vazhdimësinë e qeverisjes.

Nëse presidenti do të ishte vërtet aq i sëmurë sa do të duhej të largohej nga detyra, ka një dispozitë në Amendamentin e 25-të, e cila i lejon të transferojë pushtetin tek nënpresidenti dhe pastaj të rikthehet kur të shërohet“, thotë John Fortier, drejtor i studimeve qeveritare në Qendrën Politike Bipartizane.

Diagnoza me COVID-19 e Presidentit Trump ka hedhur zgjedhjet tashmë të trazuara dhe vetëm një muaj larg, në një çrregullim të mëtejshëm, duke çuar në pikëpyetje të tilla si, çfarë mund të ndodhë me me dyshen e kandidatëve Trump-Pence nëse gjendja e presidentit do të merrte për keq.

Duke supozuar se Presidenti Trump nuk është më në gjendje të shërbejë, ne ndoshta do të shihnim Nënpresidentin Pence duke u zhvendosur në krye të dyshes së kandidatëve, por atëherë pyetja është, kush do të ishte kandidati i emëruar për nënpresident? Kjo është një pyetje me vend”, thotë zoti Belt.

Të martën, Presidenti Trump debatoi me kandidatin demokrat për president Joe Biden, duke vazhduar të minimizojë rëndësinë e maskave.

Unë nuk mbaj maska si ai. Sa herë që e shoh, ai ka një maskë. Ai mund të flasë nga 200 metra larg meje, dhe ai shfaqet me maskën më të madhe që kam parë ndonjëherë“, tha Presidenti Trump gjatë debatit.

Biden dhe Trump ishin larg njëri-tjetrit në skenë dhe nuk kishin asnjë kontakt fizik.

Në një mesazh në Twitter, zoti Biden ofroi lutjet e tij, duke i uruar Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump një shërim të shpejtë.

Zoti Biden rezultoi negativ në testimin për koronavirusin dhe nuk ka në plan të zvogëlojë fushatën, e cila kryesisht përbëhet nga aktivitete të vogla, në mjedise të jashtme.

Marrë nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi en shba shba zgjedhjet e nentorit ne shba donald trump koronavirusi en shba shba zgjedhjet e nentorit ne shba

Sondazh

Poll
Bota 4 Tetor 2020, 07:13

ITALI- Dy persona kanë vdekur dhe 25 janë zhdukur pas një stuhie të fuqishme që goditi Francën Jugore dhe Italinë Veri-Perëndimore. Sipas mediave të huaja stuhi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj