Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro), sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat historike tregojnë se në 2020-n, është shënuar rritja më e fortë vjetore, me 53 miliardë lekë, ose +18%, që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë e raporton këtë tregues.
Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit 23.6% e totalit, (nga 22.1% në dhjetor 2019). Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh të depozitave në atë kohë, si rrjedhojë e frikës së shkaktuar nga kriza financiare globale.
Pasi kishte filluar uljen pas 2009-s, paraja jashtë bankave ka pasur tendencë rritëse që prej vitit 2013 (një tregues indirekt i informalitetit dhe hyrjes së parave të trafiqeve). Por vitin e kaluar rritja ka qenë shumë e fortë, duke përkuar dhe me situatën e shkaktuar në vend nga koronavirusi. Që nga fundi i shkurtit, përpara se të fillonte pandemia ky tregues është rritur me 55 miliardë lekë (450 milionë euro), ose me 19%.
Edhe paraja gjithsej (M3, që përfshin paranë jashtë banke, llogaritë rrjedhëse, depozitat në lekë dhe valutë) është rritur me shpejtësi, me 10%, duke arritur në 1.45 trilionë lekë (11.7 miliardë euro), sërish një nivel rekord dhe zgjerimi më i lartë në gati 20 vjet.
Banka e Shqipërisë ka pohuar se zgjerimi i M3 (parasë gjithsej) vjen nga rritja e kredisë dhe e deficitit buxhetor gjatë 2020. Tek ky i fundit përfshihet dhe eurobondi apo huamarrja e brendshme. Të dhënat e tjera të Ministrisë së Financave bënë të ditur se deficiti buxhetor në rreth 73 miliardë lekë për janar-nëntor 2020, ose 590 milionë euro, duke reflektuar rënien e të ardhurave nga pandemia dhe rritjen e shpenzimeve për paketat mbështetëse dhe rindërtimin pas tërmetit.
Ndërsa në maj 2020, qeveria emetoi një Eurobond prej 650 milionë eurosh, një pjesë e të cilit shleu eurobondin e mëparshëm (rreth 200 mln euro), një pjesë financoi deficitin buxhetor, dhe një pjesë ndodhet në llogaritë e Bankës së Shqipërisë, në pritje për t’u shpenzuar nga financat.
Ndërsa rritja e parasë jashtë bankave, sipas BSH, pjesërisht shkon në linjë me rritjen e M3 dhe pjesërisht shpjegohet me shtimin e preferencës për cash. Një tjetër arsye lidhet me faktin që si pasojë e pandemisë janë kufizuar lëvizjet jashtë vendit, çka ka bërë që paraja të qarkullojë në vend.
Niveli i lartë i parasë jashtë bankave në raport me totalin është dhe një tregues i informalitetit të madh në vend. Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se transaksionet e pasurive të paluajtshme (shit-blerjet e pronave) shënuan një nivel rekord për 9 muajt e vitit. Aktorët e tregut pohojnë se më shumë se gjysma e këtyre transaksioneve kryhen me para cash. Për 9-mujorin, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 76 miliardë lekë (rreth 612 milionë euro), duke shënuar sërish rekord për periudhën në fjalë, që nga viti 2009.
Niveli i parasë jashtë bankave prej gati 24% të totalit është shumë më i lartë se i mesatares se Bashkimit Europian dhe në rajon. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9% e totalit. Edhe në rajon ky tregues është më i ulët se 10%.

Burimi: BSH, përpunime të Monitor
Burimi: BSH
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Nënshkrimi i një marrëveshje nga qeveria shqiptare me atë amerikane fundvitin e shkuar për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ka ngjallur xhelozi e pakënaq...
Fundi i 2020-ës dhe fillimi i 2021-it ishte parashikuar të sillte një bum sa i përket lindjeve të reja në mbarë botën. Por, ndryshe nga çfarë u parashiku...
TIRANË– Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf shprehet se Berlini qëndron në krah të Tiranës për ta ndihmuar teksa kërkon nga qeveria shqiptare...
Familjet shqiptare morën 26.5 miliardë lekë ose rreth 215 milionë euro kredi për blerje banesash gjatë vitit 2020.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se k...
Niveli i kredisë me probleme në fund të muajit dhjetor arriti në 8.11%, duke shënuar një rënie të lehtë me 0.09 pikë përqindje në krahasimin me fundin e 2019-s....
TIRANË– Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të ven...
TIRANË– Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia. Në pikat e tregtimit të ...
Edhe pse është i ndaluar me ligj, në Tiranë gëlon fenomeni i prostitucionit. Emisioni “Stop” ka regjistruar me kamera të fshehta disa punonjëse të seksit. Rasti...
Një ditë pas arrestimit të tre infermierëve dhe një sanitare për ryshfet, sërish të afërmit e të shtruarve në sanatorium thonë se po paguajnë.“Kam mamin e shtru...
TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama, Ilir Beqja, ka analizuar ekonominë shqiptare, duke thënë se shqiptarët nga viti 2013 e ...