LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet çmimi i naftës në vend, për herë të parë që pas pandemisë

10 Shkurt 2021, 06:18 Nga DOSJA

TIRANË– Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia. Në pikat e tregtimit të Kastrati, më i madhi i shumicës dhe i pakicës në vend, një litër naftë shitet me 156 lekë, nga 148 lekë më parë.

Edhe Eida Petroleum, i dyti më i madh në vend ka rritur çmimet në pothuajse të njëjtat nivele (155 lekë). Në disa pika tregtimi më të vogla, nafta tregtohet ende midis 144 dhe 150 lekë.

Që nga muaji mars, kur çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare ranë me shpejtësi (deri në nivele negative), si rrjedhojë e rënies së konsumit nga kufizimet e pandemisë, edhe në vend nafta shënoi trend rënës, me rreth 25-30 lekë lekë për litër.

Nga mbi 180 lekë, që ishte në shkurt, çmimet e naftës zbritën poshtë 150 lekëve (midis 144-148 lekë).

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca e fundit rritëse lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i Naftës në Londër u rrit në mbi 60 dollarë për fuçi për herë të parë në më shumë se një vit, duke treguar një rimëkëmbje nga ndikimet e periudhës së pandemisë, e cila detyroi globalisht bllokimin e ekonomisë.

Aktualisht çmimet kanë një prirje për lart ndërsa rafinuesit po rrisin gradualisht normat e përpunimit për të përmbushur kërkesën e shtuar të produktit.

Marrëveshja historike e ndërprerjes së prodhimit nga OPEC + ka dhënë një ndihmesë të madhe. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se Rezervat globale janë zvogëluar me rreth 300 milion fuçi, që kur grupi bëri reduktime të thella në muajin maj. Ndërkohë, furnizimi i reduktuar dhe një nxitje e kërkesës e drejtuar nga vaksinat e Covid-19 kanë ndikuar në ngritjen e kurbës së çmimeve të naftës, e cila inkurajon më shumë zbrazjen e depozitave.

Kina ka qenë një faktor kryesor i rimëkëmbjes së tregut, ndërkohë që kërkesa e Indisë është kthyer pothuajse në nivelet e vitit të kaluar. Shkurtimi i prodhimit të Arabisë Saudite jep më shumë besim në aftësinë e OPEC + për të menaxhuar furnizimin.

Konsumi i karburanteve i dobët, por importet arritën në nivele rekord

Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumi i karburanteve në vend ka qenë i dobët, sidomos në periudhën e karantinës dhe kufizimit të lëvizjeve. Në mars dhe në prill, konsumi u tkurr me mbi 30%, ndërsa vijoi të mbetej në territor negativ edhe në verë, duke u tkurrur me 12% në gusht, si rrjedhojë e numrit të ulët të turistëve. Konsumi u rimëkëmb vetëm në tetor, duke u rritur me 3% në krahasim me të njëjtin muaj të 2019-s.

Ndonëse konsumi ka rezultuar i dobët, importet e karburanteve kanë qenë relativisht të larta, duke ndihmuar në krijimin e rezervave të blera me çmim të ulët. Sipas Ministrisë së Financave, për 10 mujorin, importi i karburanteve u rrit me gati 2%, duke arritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, në mungesë edhe të prodhimit vendas, pas mosfunksionimit të rafinerisë së Ballshit.

Burimi: INSTAT

Burimi: Ministria e Financave

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi rritet cmimi i naftes rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj