Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Një detaj shpëtoi dje pa u vënë re në media pas njoftimit të dorëheqjes dhe publikimit të letrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në letrën plot gabime, që do të mbahet mend më shumë sesa lajmi i dorëheqje-shkarkimit të Veliut, në një nga fjalitë ku po justifikohej për largimin, Veliu thoshte se nuk do të kërkonte një mandat tjetër në drejtimin e Policisë së Shtetit.
“Por në këtë moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve tani që janë në një moshë delikate e të cilëve u kam munguar pafund në këto katër vite.”,-shkruante Veliu duke pretenduar se largimi i tij ishte i natyrshëm e nuk vinte në një situatë të tensionuar ku ndodhej Policia e Shtetit, e ku siç rrëfejnë burime për Dosja.al, paraditen e djeshme ai ka qenë në zyrën e kryeministrit Edi Rama, ku është vendosur largimi i tij.
Dhe ku mbështetet ky version? E vërteta është më e thjeshtë se kaq. Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është një mandat 5-vjeçar. Ardi Veliu e mori detyrën në shkurt të 2018 duke shënuar 3 vite e gjysmë, por ende ishte larg përfundimit të mandatit aktual. Pra, nuk është se Veliu nuk kërkoi një mandat tjetër, pasi edhe atë që kishte marrë me firmë, e la në mes. Por mesa duket edhe në këtë rast jemi përballë të njëjtës injorancë që u ilustrua në letrën e dorëheqjes, ku numri 1 i Policisë së Shtetit, që kishte në varësi 10 mijë efektivë dhe një sërë kompetencash pa kufi, ende nuk e kishte mësuar se dorëheqja nuk kërkohet por jepet. E në këtë rast, kaq ngushtësisht e shikon Veliu partinë të lidhur me Policinë, saqë ngatërron mandatin e tij si drejtor Policie me atë të Partisë Socialiste, kur ligji e parashikon qartë ndarjen e fortë që duhet të jetë mes Policisë si institucion për të garantuar shërbim të pavarur tek qytetarët. Por a e dinte Ardi Veliu këtë? Shpresojmë që në xhiron e fundit me Range Roverin luksoz, ta kuptojë. Në të kundërt, ofrohemi falas për disa orë trajnim…
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE– Fill pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave që u organizua dhe drejtua nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, qeveria zotohet se do t...
TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është larguar ditën e sotme nga Drejtoria e Policisë, për herë të parë pas 4 viteve, jo si një zyrtar...
GJIROKASTËR– Ish-kryeministri Sali Berisha pak orë para takimit me mbështetësit e tij në Gjirokastër, është takuar me krerët e degëve të Partisë Demo...
TIRANË– Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se qeveria shqiptare do të prezantojë paketën e mbështetjes për qytetarët dhe bizneset javën e ardhshm...
TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Financës dhe Ekonomisë anëtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se është dakord me dekretin e pre...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka konsideruar fyerje termat që ka përdorur për të përshkruar gazetarët në Shqipëri. I pyetur nga “El Pais” për f...
SPANJË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median spanjolle “El Pais”, ku ka deklaruar se nuk ka pritshmëri për çështjen e Inte...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike dhe Kreu i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar se do të shkrihet Akademia e Studimeve Albanolo...
TIRANË– Ambasada Amerikane ia ka faturuar Partisë Demokratike organizimin e protestës së ditës së sotme për rritjen e çmimit të energjisë, naf...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka bërë me dije se edhe Opozita do t’i bashkohet protestës që do të mbahet pasditen e sotme në or...