LIVE UPDATES
Politike

Gjekmarkaj DENONCON: Do shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, akt i rëndë kundër shkencës

6 Tetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Gjekmarkaj DENONCON: Do shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, akt i

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike dhe Kreu i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar se do të shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike. Nëpërmjet një shkrimi, Gjekmarkaj thotë se kjo është vendosur nga Skënder Gjinushi, e se ky vendim është tejet politik. Vendimi i Gjinushit, sipas deputetit të PD-së, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë dhe kundër pavarësisë së institucioneve.

Si kryetar i Komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit, Gjekmarkaj kërkon nga qeveria që të tërheqë nismën dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën. Ai i bën apel presidentit si dekretues, ministrisë së arsimit si institucion përgjegjës dhe senatit të albanologjisë të cilët duhet të japin sqarime për qëndrimet dhe vendimet e tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën.

SHKRIMI:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e cila drejtohet nga një prej politikanëve kryesorë të së majtës, Skender Gjinushi, ish ministri i fundit i arsimit i sistemit komunist dhe person pa asnjë studim, botim apo artikull shkencor në 30 vitet e fundit, – ka vendosur që në kuadër të koalicionit me PS të zgjerohet, duke shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike. Albanologjia është shkenca e vetme që lidhet me historinë, gjuhësinë, identitetin dhe arkeologjinë shqiptare, është drejtim me interes publik, shtetëror e kombëtar, është institucioni kryesor që koordinon studimet shqiptare në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Ajo përbëhet nga 4 institute dhe mbi 100 kërkues shkencorë, akademikë e profesorë, të cilët me një të rënë të lapsit duan ti kalojnë vartës nën urdhërat e kabinetit të Ramiz Alisë në Akademinë e Shkencave.

Vendimi politik për ta shkirë Akademinë Albanologjike dhe për ta shndërruar në filial të Akademisë së Shkencave të Gjinushit, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë, kundër pavarësisë së institucioneve. Akademia albanologjike drejtohet nga një rektor dhe senat të zgjedhur me votë në korrik 2021, të dekretuar nga Presidenti dhe të njohur me ligj nga Ministria e Arsimit. Papritur, me një nismë politike të Gjinushit, qeveria inicon mbylljen e albanologjisë dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e akademisë së shkencave.

Krijimi i Akademisë së Shkencave si strukturë drejtuese me varësi institute të ndryshme kërkimore ka qenë praktikë e vendeve ish komuniste. Në Shqipëri ajo është krijuar me vendim të Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ të PPSH në qershor 1972. Asnjë vend tjetër europian nuk e ka më atë strukturë të vjetër ideologjike, duke profilizuar shkencat në institute kërkimore dhe duke u lënë role honorifike akademive. Qeveria shqiptare ka vendosur ndryshe. Pari Rama 1 i mori godinën studiuesve të albanologjisë, Rama 2 u shkurtoi strukturën dhe fondet, kurse Rama 3 vendos të japë dënimin e fundit, shkrirjen e tyre dhe kalimin si seksione të Gjinushit.

Nisma përveçse akt i rëndë kundër shkencës dhe albanologjisë është edhe akt administrativ në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Një rektor të zgjedhur me votë dhe të dekretuar nga Presidenti nuk mund ta shkarkojë dhe shkrijë një ministri apo qeveri. Një institucion tjetër si akademia e Gjinushit nuk mund të vendosë shkrirjen e akademisë albanologjike. Një nismë në konflikt interesi nuk mund të shndërrohet në akt zyrtar të qeverisë.

Për ata që flasin për shkencë dhe e njësojnë Gjinushin me shkencën, shembulli më i mirë sesi akademia e Gjinushit e bën shkencën është konferenca pompoze e nanoteknologjisë që po mbahet në Tiranë më 5 tetor. Aq shkencore dhe aq nanoteknologji është sa folës kryesor është Arben Ahmetaj .

Në emër të Komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit i kërkoj qeverisë të tërheqë nismën dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën. Apeloj Presidentin si dekretues, ministria e arsimit si institucion përgjegjës dhe vetë senati i albanologjisë duhet të flasin dhe të dëgjohen për të dhënë sqarime për qëndrimet dhe vendimet e tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën. Komisioni do ta ndjekë këtë problem në të gjitha fazat e tij duke mos lejuar që shkenca të nëpërkëmbët nga të emëruarit e fundit të Byrosë Politike në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj shkrirja e akademise se studimeve albanologjike agron gjekmarkaj shkrirja e akademise se studimeve albanologjike

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën