“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Politike
VIDEO-PIKANTE/ Rama ‘trazon ujërat’ në Slloveni, kryeministri i Luksemburgut lë konferencën për ta takuar, holandezi ni
6 Tetor 2021, 09:25Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SLLOVENI– Momenti i mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Samitin e Brdos në Slloveni është shoqëruar me batuta dhe çaste pikante. Sapo Rama arrin tek hyrja e ndërtesës, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel që po jepte deklaratë për mediat ndërpret prononcimin dhe afrohet pranë kryeministri shqiptar.
Bettel e përshëndet Ramën në mënyrë mjaft miqësore dhe afrohet që ta takojë, por Kreu i Qeverisë shqiptare largohet pa e përfillur dhe nis të futet brenda bashkë me homologun e tij holandez, Mark Rutte.
Këtu nis një tjetër moment pikant! Rama i drejton dorën Ruttes që të futet ai i pari, por ky i fundit bën të njëjtën gjë.
“Futu ti i pari”; “Jo, jo”; “Futu ti,”- dëgjohet në sfond.
Si përfundim të dy liderët, si kryeministri shqiptar dhe ai holandez përfundojnë duke ecur mbrapsht jashtë ndërtesës.
SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama është ndarë nga grupi i liderëve pas shkrepjes së fotos së përbashkët. Në pamjet e publikuara nga vetë Kreu i Qeverisë shi...
SLLOVENI– Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi teksa pritet që të fillojë Samiti BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se...
SLLOVENI- Gjermania është një nga vendet që e mbështet perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ministri i jashtëm Heiko Maas, kishte apeluar të hënën në kuad...
TIRANË– Pas 4 vitesh në detyrë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Fillimisht mediat “ Top New...