LIVE UPDATES
Insights

Dhimbja nuk është sukses. Dhimbja është dhimbje

Shqipëri, që nuk duan të punojnë pasi kush e do punën dhe familjen gjen mundësinë për të çuar të ardhura në shtëpi.

31 Gusht 2022, 15:52 Nga Elona Caslli
Dhimbja nuk është sukses. Dhimbja është dhimbje
Foto ilustruese

Dhimbja nuk është sukses Aurela Gaçe dhe Evis Kushi.

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe përmes një statusi në rrjetet sociale ka rrëfyer një ndodhi gjatë pushimeve në Lezhë në një kompleks turistik. Ky status është përshëndetur edhe nga Ministrja e Arsimit dhe e Sportit zonja Evis Kushi. Ndodhia mund të përmblidhet në pak fjali që vijojnë.

Këngëtarja e njohur shkon për pushime në një kompleks turistik në Lezhë. Aty takohet me dy mësuese që në sezonin e verës punonin në kuzhinë. Mësueset i kanë kërkuar këngëtares të bëjnë një foto me të dhe ajo ka pranuar. Mësueset kanë hequr uniformën e kuzhinës dhe kanë bërë foton. Aurela Gaçe thekson faktin se mësueset i janë dukur shumë të bukura me uniformën e kuzhinës dhe se është e lumtur që ato do të kthehen të japin mësim në shtator në shkollat përkatëse, pasi janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur. Këngëtarja e njohur thekson se dy mësueset janë përgjigjja më e mirë për dembelët në

Shqipëri, që nuk duan të punojnë pasi kush e do punën dhe familjen gjen mundësinë për të çuar të ardhura në shtëpi.

Ministrja Evis Kushi ka falenderuar këngëtaren që e ka ndarë këtë përjetim të ngrohtë me publikun shqiptar.

Nuk e di se si mund të quhet dhimbja sukses dhe shembull për t’u ndjekur. Flitet për dy mësuese, për dy nëna, për dy gra.

Nga shtatori në qeshor këto dy mësuese, dy nëna dhe dy gra , janë ngritur herët në mëngjes, kanë bërë gati fëmijët për shkollë, kanë bërë drekën dhe janë nisur për në punë. Kanë dhënë orët e mësimit në klasat përkatëse dhe janë kthyer në shtëpi. Kanë bërë punët e shtëpisë, kanë ndihmuar fëmijët me detyrat dhe kur e gjithë familja ka rënë në gjumë, kanë korrigjuar provimet dhe kanë bërë gati ditarin për të nesërmen. Kjo anatomi e ditës ka vazhduar që nga shtatori deri në qeshor. Në qeshor kanë veshur kostumin e kuzhinieres dhe kanë filluar të përgatisin vaktet për pushuesit në një kompleks turistik në Lezhë, ku me një përllogaritje të thjeshtë u bie të punojnë të paktën 12 orë në ditë.Kostumi i kuzhineres do të hiqet në shtator. Në shtator mësueset kthehen në shkollë.

E gjithë kjo panoramë nga këngëtarja Aurela Gace dhe Evis Kushi quhet sukses, ndërkohë që është dhimbje në vetë të parë, pasi kemi të bëjmë me dy mësuese, dy nëna dhe dy gra, që nuk kanë mundësi të pushojnë. Nuk ia lejojnë dot vetes, që qoftë edhe për një javë të vetme të mos bëjnë asgjë dhe të shplodhen diku buzë bregut të detit. Nga lodhja mendore e shkollës shkojnë te lodhja fizike e kuzhinës për t’u rikthyer përsëri te lodhja mendore e shkollës. Lodhjet i lënë stafetën njëra - tjetrës dhe kjo stafetë serviret si shembull suksesi. Natyrshëm lind pyetja: Sa fuqi dhe sa energji do të kenë këto mësuese për të dhënë mësim pasi kanë punuar 12 orë në kuzhinë gjatë sezonit të verës?! Do të jetë një sforcim i tejskajshëm për to se mendja nuk ka pushuar dhe trupi është rraskapitur.

Duhet një guxim i shfrenuar që dhimbjen ta quash sukses, sikundër duhet dyfish guxim të pohosh se shqiptarët punojnë veçse kur emigrojnë, pasi në Shqipëri nuk zënë punë me dorë duke marrë shembull mësueset.

Aurela Gace dhe Evis Kushi duhet të mësojnë se jashtë vendit të ardhurat mujore për profesionin e nderuar të mësuesit janë krejt të dinjitetshme dhe i lejojnë një mësuesi të ripërtërijë mendjen, pas një viti të gjatë shkollor dhe arsyeja pse shqiptarët emigrojnë qëndron te fakti që pas një viti të gjatë pune, kushdo i lejon vetes një periudhë pushimi dhe nuk tjetërsohet nga mësuese në kuzhinere.

Sipas logjikës së këngëtares dhe ministres edhe po pamë një pedagog universiteti duke shitur akullore, mund të themi se punë ka për kë do të punojë duke harruar se dikush investon vite të tëra në studime në një fushë të caktuar për të qenë përfaqësues i asaj fushe dhe jo për t’u tjetërsuar nga mësues në kuzhiner.

Post Scriptum- Dhimbja nuk është sukses. Dhimbja është dhimbje.

Elona Caslli

aurela gace evis kushi

Sondazh

Poll
Insights 27 Gusht 2022, 16:48 Orgeta Likaj

Fedez dje na shau nga ropt!

Fedez Fedez dje na shau nga ropt! Aw sa emocionuese! Dje ishte nata e parë e Sunny Hill në Tiranë dhe ndër të tjerë ishte ft...

Insights 18 Gusht 2022, 13:25 Ben Blushi

Katerina Zoto, stilistja S M L

Katerina Zoto Katerina Zoton e njoha në instagram. Kishte veshur një fustan të gjerë me lule. I nisa një sms.Mund të të ...

Insights 18 Gusht 2022, 10:57 ilir konomi

Ëndrra që plasi si flluskë sapuni

Ilir Konomi Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrës si i zgjedhuri i fuqive të mëdha për të...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj