LIVE UPDATES
Insights

Pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së?

Sepse me një urdhër skandaloz të ish-Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kur ajo ishte në detyrë, u vendos që të gjitha urgjencat do të shkojnë tek Spitali i Traumës. Ndryshe ka qënë më parë, kur goditjet me thikë, kaçavidë në zemër, etj, shkonin në QSUT. Dhe mjekë të atij spitali nuk mbajnë mend t’u këtë humbur jetën një pacient me goditje në zemër, në rastet që u kanë shkuar të gjallë në spital. Por ky urdhër, ka bërë që edhe ata me goditje në zemër të nisen drejt Traumës.

22 Nëntor 2024, 15:10 Nga Osman Stafa
Pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e
Osman Stafa

Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt spitalit, ambulanca e ka marrë djalin nga automjeti i saj, afër QSUT-së. (Bar Oslo, thuhet nga dëshmitarët. Nga aty deri në QSUT, ambulanca e ben per 3 min ose më pak). Por ambulanca Martin Canin e nis për tek Spitali i Traumës. Pra shumë më shumë minuta. Mendojeni vete nga QSUT, tek Trauma plus trafiku.

Pse ambulanca e merr djalin dhe niset drejt Spitalit të Traumës?
Pse drejt Traumës kur pak minuta më larg ishte QSUT-ja dhe specialistët?

Sepse me një urdhër skandaloz të ish-Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kur ajo ishte në detyrë, u vendos që të gjitha urgjencat do të shkojnë tek Spitali i Traumës. Ndryshe ka qënë më parë, kur goditjet me thikë, kaçavidë në zemër, etj, shkonin në QSUT. Dhe mjekë të atij spitali nuk mbajnë mend t’u këtë humbur jetën një pacient me goditje në zemër, në rastet që u kanë shkuar të gjallë në spital. Por ky urdhër, ka bërë që edhe ata me goditje në zemër të nisen drejt Traumës.

A mund ta trajtonin kirurgët e Traumës rastin e Martinin?

E para Spitali i Traumës nuk ka Kardiokirurg. Pra ndihmën tek Trauma, 14-vjeçarit nuk ia ka dhënë një kardiokirug, por kirurgët e përgjithshëm. Sipas burimeve të mia, 14-vjeçari ka patur grumbullim gjaku (e ardhur nga goditja) në zemër dhe ajër në gjoks. Drenazhi torakal, është procedure që në rutinë kryhet nga kirurget e përgjithshëm. Pra është një procedurë për të hequr gjakun e grumbulluar, në rastet që ka traumë në zemër. Por kaq mund të bëhet tek Trauma. Pas këtij momenti pacienti ka nevojë të futet në atë që duhet qarkullimi ekstrakorporal.

Aparatura që bën këtë proces quhet: Pajisja zemer-mushkeri ose Extracorporeal Circulation Machine. Kjo pajisje nxjerr për pak kohë jashtë funksioni zemrën, duke e kryer vetë procesin e saj. Kjo i jep kohë kardiokirurgut të riparojë zemrën e dëmtuar. Pa këtë pajisje nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje në zemër. Pra pajisja zemër-mushkëri është e vendosur në sallën e operacionit në Kardiokirurgji në QSUT. Është e instaluar aty. Kjo pajisje mund të instalohet tek pacienti për 5-6 minuta. Kjo bën të mundur stabilizimin e tensioneve dhe kirurgu vazhdon riparimin i qetë më pas. Ndërkohë pajisja nuk lejon që të humbet gjaku, pasi ai thithet nga aparati dhe më pas aparati vetë ia rikthen pacientit.

Dhe SPITALI I TRAUMËS NUK E KA KËTË PAJISJE. AJO GJENDET VETËM NË KARDIOKIRURGJI NË QSUNT. PRA ÇFARËDO TË BËNIN MJEKËT E TRAUMËS PËR RASTIN E MARTINIT, ATA NUK MUND TA RIPARONIN ZEMRËN PA KËTË PAJISJE.

Sipas burimeve të mia, nëse pacienti do ishte futur në pompë ose qarkullim ekstrakorporal, kishte shanse reale për të mbijetuar. Nëse nuk futet në pompë e më pas të riparohet zemra, vdekja është e sigurt.
Pra nëse do të kishte marrë ndihmë në Kardiokirurgji në QSUT, kishte në favor edhe kohën, edhe pajisjet, që tek Trauma nuk janë. Por sigurisht, mjekët thonë se mbijetesa varet dhe nga faktore të tjerë. Prsh, sa gjak ka humbur, dhe a ka bërë arrest apo jo.

Por mjekë me eksperiencë thonë se edhe gjaku i humbur rikuperohet që në momentin e drenazhit të toralsit në urgjencë, me një pajisje tjetër, e cila quhet "Cell Saver", e cila thith gjakun, e pastron dhe ia jep përsëri pacientit. Unë nuk di të them nëse Martin Cani do ia kishte dalë nëse do kishte shkuar që në fillim në Kardiokirurgji në QSUT.
Por faktet janë këto:
1. Tek Trauma s'ka kardiokirurg
2. Trauma s'ka pajisjen zemër-mushkëri
3. Qsut ka qënë 3 min larg, Trauma mbi 10 minuta larg. (në varësi të trafikut)
4. Sipas dëshmitarëve djali i është dorëzuar ambulancës me shenja jete.

Prandaj Prokuroria duhet të hetojë ngjarjen edhe në këtë drejtim. Martini ka humbur kohë të vyer, duke qënë 3 minuta larg Kardiokirurgjisë dhe është çuar tek Trauma. Martini është çuar në një Spital(Trauma) që s'ka pajisje për trajtimin e rastit të tij. Martini është çuar duke patur një goditje me thikë në zemër, në një spital që s'ka Kardiokirurg. Prokuroria duhet të hetojë.

Është skandaloze që Ministria e Shëndetësisë nuk e ka riparë këtë urdhër që kushton jetë, të Ogerta Manastirliut. Si mundet kur të gjitha specialistet që shëndetësia jonë i ka, ndodhen në QSUNT, dhe urgjencat duhet të shkojnë tek Spitali i Traumës?

Si mundet që të çosh tek Trauma, pacientë që kanë marrë goditje me thikë, kaçavidë etj, në zemër dhe t’i çosh atje, kur specialisti Kardiokirurg është në QSUT, së bashku me mjetet që i duhen atij për t’i shpëtuar jetën pacientit?

osman stafa

Sondazh

Poll
Insights 20 Nëntor 2024, 19:23 Silvana Begaj

Rama përballë vetes në 2025!

Silvana Begaj Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë...

Insights 13 Nëntor 2024, 17:21 Lutfi Dervishi

Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

lutfi dervishi TIRANË- Elon Musk është emeruar të drejtoje Departmentin e Eficenses se qeverisë Amerikane. Administrata në S...

Insights 3 Nëntor 2024, 19:54 Bledian Koka

Retushimi final i Veliajt

Veliaj dhe Rama Nga të gjithë patronazhistët e bashkive të vendit, në Selanik mungonte vetëm njeri! €rion V€liaj! I...

Insights 1 Nëntor 2024, 17:20 Ervin Goci

Rama i dënoi mbrëmë me vdekje pensionistë

foto e postuar TIRANË- Ai tha qe pensionistet nuk paguhen me rroge por me skeme, dhe ne te njejten fjali shtoi qe qeveria jep 500 miljon euro per ta m...

Insights 1 Nëntor 2024, 12:33 Arlind Qori

Edi Rama, pensionistët dhe Noc Rroku

Arlind Qori dhe Edi Rama Kurrë më parë nuk janë harxhuar kaq shumë fjalë – sa ç’përdori Edi Rama mbr&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj