LIVE UPDATES
Insights

Rama përballë vetes në 2025!

Prandaj mund të shprehem! Rama i 2013 mori pushtetin me premtime të cilat bën që shumë njerëz ta besonin me votë. Një lider i cili premtoi që do të bënte ndryshimet që duheshin dhe që kishin munguar në kaq dekada në vendin tonë. Dhe i bëri! Premtoi siguri dhe lejoi të rritej krimi frikshëm. Grupet kriminale u strukturuan dhe veshën kollare.

20 Nëntor 2024, 19:23 Nga Silvana Begaj
Rama përballë vetes në 2025!
Silvana Begaj

Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë që nuk do doje ti dëgjoje për veten. Por unë nuk drejtoj një shtet dhe as nuk kam në dorë jetën e mijëra e miliona njerëzve…

Prandaj mund të shprehem! Rama i 2013 mori pushtetin me premtime të cilat bën që shumë njerëz ta besonin me votë. Një lider i cili premtoi që do të bënte ndryshimet që duheshin dhe që kishin munguar në kaq dekada në vendin tonë. Dhe i bëri! Premtoi siguri dhe lejoi të rritej krimi frikshëm. Grupet kriminale u strukturuan dhe veshën kollare. Jo vetëm që zunë vende kyçe në administrata dhe institucione, por hapen dhe firma të fuqishme duke legjitimuar paratë e krimit dhe u bën zbatuesit kryesor të projekteve dhe tenderave më me vlerë në vendin tonë. Edhe sot në 2024 pavarësisht premtimeve të liderit karizmatik këto grupe vrasin pa mëshirë këdo që prish pazare apo guxon t'ju dalë kundër.

Emëroi në krye të institucioneve të rëndësishëm persona me oreks të madh që jo vetëm që shpërndanin fondet europiane në mënyrë preferenciale dhe jo meritokratike, por dhe vidhnin në masë aq sa Europa vendosi të bllokonte disa nga këto fonde si rasti i IPARD. Korrupsioni fillonte nga roja e derës së një institucioni e më lart. Këtu nuk ka nevojë për asnjë akuzë sepse çdo shqiptar e di, dhe e takon Korrupsionin në çdo derë që troket në institucionet shqiptare.

Premtoi shëndetësi falas dhe nuk tha se shëndetësia falas kushton shtrenjtë. Skandalet me spitalet kanë ber jehonë dhe jam e sigurt që ka akoma shumë e më shumë skandale të tilla, por qytetarët nuk flasin. Lista e deputetëve të tij u mbush me njerëz të inkriminuar ku çdo ditë dëgjojmë nga një skandal të ri per ta. Qytetarët e thjeshtë i dinë bëmat e tyre, por ai që i promovon Jo! Lideri jonë e vlerëson si përgjegjësi personale çdo veprim të tyre dhe vlerëson të drejtë të mos mbaj asnjë përgjegjësi si lideri dhe bashkëpunëtori i tyre.

Reforma në drejtësi dhe SPAK si një prej hapave më të rëndësishëm që Shqipëria ka hedhur, kryeministri jonë në mënyrë të paturpshme e cilëson si një sukses të tij dhe partisë që ai drejton, kur të gjithë shqiptarët e dinë mirë se Reforma në drejtësi është një Reformë e implementuar dhe financuar nga Ndërkombëtarët. Rama nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse ta pranonte .... Vendosja e drejtuesve të rinj dhe paeksperiencë në krye të shumë Institucioneve dhe Ministri tregon qartë ambicien e tij për të pasur pushtetin në një dorë me disa kukulla që nuk kuptojnë përgjegjësinë e pozicionit.

Por dhe me pushtetin në një dorë lideri karizmatik dhe me batuta shpotitëse ankohet se nuk ka dijeni aspak për asnjë nga skandalet që të perzgjedhurit e tij bëjnë. Në mënyrë strategjike, sot ku diaspora do të votoj, ai përzgjodhi shtetet me më shumë shqiptarë ku dhe premtoi suport dhe mbështetje për mësuesit që në mënyrë vullnetare kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, suport pë problemet që shqiptarët hasin në vendet ku kanë emigruaretj... Vras mendjen pse nuk ka ndodhur kjo më parë? Pse sot? Shumë shqiptarë janë vrarë, burgosur padrejtësisht dhe ambasadat e aq më pak shteti nuk kanë bër asnjë reagim! Pse sot kjo zemërgjerësi ndaj emigrantëve? Ironia është se pjesa më e madhe e emigrantëve kanë emigruar pikërisht gjatë qeverisjes së tij.
Në zgjedhjet 2025, i gjendur përpara një opozite të dobët, mendoj se Rama duhet të ketë përballë veten.
Si lideri që ka mbajtur pushtetin më gjatë pas Hoxhës duhet të di se dhe pse pa opozitë pushteti nuk mund të mbahet më me batuta simpatike.

Rama duhet të mbajë përgjegjësi morale për këdo të cilin promovon në poste kyçe mbi të gjitha ato ekonomik.
Të bëhet hetim financiar për këdo që ka mbajtur dhe mban poste publike dhe të sekuestrohet pasuria e tyre kur është vënë nga korrupsioni. Kjo pasuri duhet tju kthehet qytetarëve te vjedhur në formën e pensioneve
të denja, fonde papunësie apo ndihmë për familjet në nevojë. Të kthehet vëmendja dhe tju jepet vendi i merituar profesionistëve, njerezve të aftë dhe të përfitohet nga përvoja e tyre për mirëfunksionimin e institucioneve.

Të ketë një bashkëpunim të ngushtë me diasporën duke i lejuar të kontribojnë me eksperiencat e tyre në vendet e zhvilluara apo duke lehtësuar burokracitë për investime në vendin tonë. Të nxisë dhe të përkrahë biznesin e vogël dhe të mesëm si një prej formave më efektive për të ulur papunësinë. Përballë vetes do të jetë një prej zgjedhjeve më te vështira morale!

silvana begaj

Sondazh

Poll
Insights 13 Nëntor 2024, 17:21 Lutfi Dervishi

Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

lutfi dervishi TIRANË- Elon Musk është emeruar të drejtoje Departmentin e Eficenses se qeverisë Amerikane. Administrata në S...

Insights 3 Nëntor 2024, 19:54 Bledian Koka

Retushimi final i Veliajt

Veliaj dhe Rama Nga të gjithë patronazhistët e bashkive të vendit, në Selanik mungonte vetëm njeri! €rion V€liaj! I...

Insights 1 Nëntor 2024, 17:20 Ervin Goci

Rama i dënoi mbrëmë me vdekje pensionistë

foto e postuar TIRANË- Ai tha qe pensionistet nuk paguhen me rroge por me skeme, dhe ne te njejten fjali shtoi qe qeveria jep 500 miljon euro per ta m...

Insights 1 Nëntor 2024, 12:33 Arlind Qori

Edi Rama, pensionistët dhe Noc Rroku

Arlind Qori dhe Edi Rama Kurrë më parë nuk janë harxhuar kaq shumë fjalë – sa ç’përdori Edi Rama mbr&...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit