LIVE UPDATES
Aktualitet

“Thembra e Akilit” e industrisë së Turizmit në Shqipëri

Interesi i rritur për turizmin vendas ndër shqiptarë ka shënuar një transformim të dukshëm, veçanërisht pas periudhës së pandemisë Covid-19. Kjo rritje e interesit mund të lidhet me punën shumë te mirë të agjencive vendase në kohën e izolimit të vendit, të cilat zgjeruan gamën e paketave dhe destinacioneve të tyre të reja turistike me cmime të përballueshme nga të gjithë.

15 Korrik 2024, 14:59 Nga Enkeleda Memisha
“Thembra e Akilit” e industrisë së Turizmit në
enkeleda memisha

Shqipëria është shfaqur si një destinacion i preferuar në Europë i krahasuar me destinacionet më në zë sot në Botë, duke përdorur për këtë arsye pozicionin e saj gjeografik të favorshëm në Mesdhe dhe në Europë, vijën e saj të gjatë bregdetare, hidrografinë e pasur, trashëgiminë e saj të vlerësuar nderkombetarisht; atë natyrore dhe kulturore, fuqinë punonjëse në moshë relativisht të re, cmimet konkurruese dhe gastronominë shumë të pëlqyer mesdhetare. Kjo e bën Shqipërinë një zgjedhje të preferuar për turistët që kërkojnë përvoja të ndryshme dhe Aventura sepse ofron një reliev shumë të pasur krahasuar me destinacionet tradicionalisht të eksploruara tashmë.

Interesi i rritur për turizmin vendas ndër shqiptarë ka shënuar një transformim të dukshëm, veçanërisht pas periudhës së pandemisë Covid-19. Kjo rritje e interesit mund të lidhet me punën shumë te mirë të agjencive vendase në kohën e izolimit të vendit, të cilat zgjeruan gamën e paketave dhe destinacioneve të tyre të reja turistike me cmime të përballueshme nga të gjithë. Nga ana tjetër ishin zhvillimet në industrinë e turizmit vendas të cilat u shoqëruan me një përmirësim të shërbimit, edhe pse jo në nivelin dhe cilësinë që duhej të ishin, në rritje të numrit të strukturave akomoduese, përmirësim të infrastukturës, marrja e eksperiencës nga shqiptarët që vinin nga vendet me turizëm të zhvilluar dhe cilësor.

Industria e Turizmit në Shqipëri ka bërë hapa të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit, duke tërhequr gjithnjë e më shumë si turistët vendas ashtu edhe të huaj përmes ofertës së saj të pasur në trashëgiminë e saj natyrore dhe kulturore.

Nëse fillimisht, turistët vinin nga vendet në afërsi me Shqipërinë, tashmë shtrirja do të ishte shumë më e gjerë, duke përfshirë turistë të ardhur nga vendet skandinave, Kanadaja, Amerika Latine, Australia, Kina dhe vendet arabe.

Megjithatë, sfidat që dalin çdo vit përpara këtij sektori kanë qënë të shumta duke sjellë shpeshherë vështirësi dhe pakënaqësi tek pronarët e bizneseve.

Në këtë artikull do të trajtoj dy nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet sot Turizmi dhe në vecanti me atë që është konsideruar si  "Thembra e Akilit" të këtij sektori.

Shqetësimi i ekspertëve të turizmit gjatë viteve të kaluara kanë qënë çmimet e ulëta. Në median ndërkombëtare Shqipëria u konsiderua si një perlë ekzotike, ende e pazbuluar, me një peisazh mahnitës, klimë të ngrohtë përgjatë vitit, trashëgimi të pasur dhe histori interesante për ta njohur, shoqëruar të gjitha këto me cmime shumë të ulëta.

Kjo ishte edhe arsyeja që shumë analistë dhe ekspertë në këtë sektor u frikësuan nga fakti se imazhi i Shqipërisë si një vend që ofronte këto mrekulli me cmime të ulëta do të tërhiqte vetëm pjesën e turistëve të cilët vinin me buxhet minimal, gjë që nuk do ta përmirësonte aspak imazhin e vendit dhe as nuk do të kishte rritje të dukshme në zhvillimin ekonomik nga të ardhurat e ulëta që do të vinin.

 Problemet e pagave të ulëta, dhe mungesa e gjetjes së burimeve njërëzore të kualifikuara të cilët do të sillnin rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në këtë sektor do të ishte një tjetër sfidë për shkak të emigrimit të të rinjve.

Gjithashtu, problemet me mungesën e investimeve në sektorët e tjerë të ekonomisë, përdorimi i teknologjisë të vjetër në disa sektorë dhe mbështetja e madhe e ekonomisë në turizëm tregojnë një varësi të thellë nga ky sektor. Kjo mund të sjellë rreziqe të mëtejshme për stabilitetin ekonomik të vendit nëse nuk ka diversifikim dhe modernizim të investimeve në sektorë të tjerë.

Trajnimi dhe kualifikimi i burimeve njerëzore, përmirësimi i shërbimeve dhe mbajtja e stafit me motivim dhe paga të larta janë faktorë kyç për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë e industrisë së turizmit.

Rritja e menjëhershme e çmimeve në akomodim dhe ushqim mund të ketë pasoja të rënda për industrinë e turizmit, duke përfshirë humbjen e turistëve vendas dhe të huaj. Informacioni i shpërndarë në median ndërkombëtare mbi rritjen e çmimeve në Shqipëri dhe perceptimi i vendit si një destinacion me kosto të lartë mund të shkaktojë largimin e interesit të vizitorëve, veçanërisht të atyre që kërkojnë mundësi të arsyeshme financiare për pushimet e tyre.

Turistët vendas, si edhe ata nga Kosova pas heqjes së vizave, mund të kthehen në alternativa më të lira për pushime, si Greqia dhe Turqia. Kjo situatë mund të shkaktojë humbje të rëndësishme të të ardhurave për industrinë e turizmit në Shqipëri.

Është e rëndësishme që operatorët turistikë dhe bizneset qe ushtrojnë veprimtarinë në këtë industri, të menaxhojnë me kujdes rritjen e çmimeve, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë dhe konkurrencën me destinacionet e tjera turistike në rajon.

Rritja e menjëhershme dhe e dukshme e çmimeve nuk është e kufizuar vetëm tek hotelet, por shtrihet në të gjitha aspektet e tjera të turizmit, përfshirë ushqimet, transportin dhe çadrat. Ndërsa kjo rritje e çmimeve mund të mos ketë ndikim të madh tek shtresa e popullsisë që përbën 10-20% dhe që ka mundësi të paguajë, ndikimi në tregun e përgjithshëm të turizmit është i dukshëm.

Këtë vit, një trend i rëndësishëm i vërejtur nga prenotimet në agjencitë turistike është rritja e ndjeshme e numrit të shqiptarëve që zgjedhin pushimet jashtë vendit. Vendet e preferuara përfshijnë Greqinë, Turqinë, Kroacinë dhe Malin e Zi, të cilat ofrojnë paketa më interesante. Ky ndryshim sugjeron se rritja e çmimeve vendore po i shtyn turistët të kërkojnë opsione më të lira dhe më tërheqëse jashtë vendit.

Për shembull, në Vlorë, një dhomë plazhi që vitin e kaluar në muajin korrik kushtonte 45 euro/nata, këtë vit është rritur ndjeshëm deri në 60-70 euro. Ndërsa, dhomat që kushtonin 80 eur/nata kanë kaluar në cmimin 100 eur/nata. Këtu flasim vetëm për akomodimin. Rritje e ndjeshme është vënë re në çdo shërbim tjetër. Nuk po zbresim më në jug sepse rritjet e cmimeve aty kanë qënë shumë të ndjeshme.

E njëjta situatë ka qënë këtë vit edhe në Pogradec, i cili tradicionalisht është mbajtur për cmime të lira. Kjo rritje reflektohet gjithashtu në çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve të tjera.

Në krahasim, vendet fqinje po ofrojnë paketa konkurruese që shpesh përfshijnë më shumë shërbime dhe përvoja me çmime të ngjashme ose më të ulëta, duke i bërë ato më tërheqëse për turistët shqiptarë.

Rritja e menjëhershme e çmimeve ka të ngjarë të dekurajojë turistët me të ardhura mesatare dhe të ulëta, gjë që mund të çojë në një rënie të turizmit vendor. Kjo mund të ketë ndikim negativ në bizneset lokale që mbështeten në një fluks të qëndrueshëm turistësh.

Me një rritje të numrit të shqiptarëve që zgjedhin udhëtimet jashtë vendit, ekziston rreziku i rrjedhjes ekonomike, ku paratë që mund të ishin shpenzuar brenda vendit, shpenzohen jashtë tij. Ky trend mund të dobësojë industrinë vendore të turizmit dhe të ndikojë në qëndrueshmërinë e saj.

Rritja e menjëhershme dhe e dukshme e çmimeve në të gjitha aspektet e turizmit në Shqipëri po ndikon në preferencat e udhëtimit, duke shtyrë shumë shqiptarë të zgjedhin opsione jashtë vendit. Vitet e fundit, shumë shqiptarë ishin kthyer drejt pushimeve në vend dhe shumë emigrantë që ktheheshin për të takuar familjet e tyre preferonin bregdetin shqiptar apo destinacionet e tyre të preferuara brenda vendit. Megjithatë, ky vit tregon një ndryshim në këtë trend, i cili mund të vazhdojë nëse institucionet përkatëse nuk ndërhyjnë.

Për të adresuar këtë çështje, është e nevojshme të zgjerohet kohëzgjatja e sezonit turistik nga 3-4 muaj në 9-10 muaj, gjë që është theksuar shumë herë nga ekspertët e turizmit, në mënyrë që bizneset të justifikojnë mbajtjen e tyre dhe të punonjësve në pozicione pune të qëndrueshme. Masat strategjike të ndërmarra nga Institucionet përgjegjëse në bashkëpunim me qeverinë për një kontroll aty ky vihet re abuzimi me cmimet, do të jetë fillimi i procesit për zgjidhjen e kësaj situate dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen dhe rritjen e industrisë vendore të turizmit, duke e bërë atë më tërheqëse dhe konkurruese.

turizmi ne shqiperi enkeleda memisha

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën