15 Korrik 2024, 13:54
Nga S.B
pamje nga sekuestrimi
KRUJË- Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar në Krujë. Mësohet se 32-vjeçari Oltian Demiri, shiste në tabakinon e tij doza kanabisi, kokaine si dhe paketa cigaresh të kontrabanduara.
Gjithashtu bëhet me dije se Demiri mbante edhe një kallashnikov pa leje në biznesin e tij. Për pasojë janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dhjetëra doza kanabis dhe kokainë, steka cigaresh të kontrabanduara, dhe shuma parash.
Njoftimi i Policisë:
Krujë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Tabachino”.
Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar që shiste në tabakinon e tij, lëndë të dyshuar narkotike dhe paketa cigaresh të kontranduara, si dhe mbante armë zjarri, pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis dhe kokainë, ssteka cigaresh të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që mbante sende të kundërligjshme në tabakinon e tij, në Budull, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tabachino”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Oltian Demiri, 32 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Gjatë kontrollit në një subjekt (tabakino), në posedim nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis, steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
kruje tabakino arme kanabis
Aktualitet
15 Korrik 2024, 13:47
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit të gjetur mëngjesin e sotëm t&e...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 13:30
S.B
foto ilustruese
ZVICËR- Arrestohet një 39-vjeçar shqiptar në hyrje të Zvicrës. Mësohet se 39-vjeçari ë...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 12:40
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Procedohen tre të mitur në Shkodër. Mësohet se të miturit të moshave 17, 16 dhe 14 vje&cce...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 12:16
S.B
Xhovana dhe Nuredin
ELBASAN- Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në E...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 11:56
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Më...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 11:53
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë. Mësohet se 23-vjeçari A.B ka ushtruar dhunë nd...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 11:48
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen pesë persona në Tiranë. Mësohet se është arrestuar 26-vjeçari S.O pasi i ...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 11:38
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur dje...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 10:41
N.F
Shëngjin
SHËNGJIN- Sezoni turistik sapo ka startuar dhe qytetet bregdetare janë bërë pikat më të vizituara p&e...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 10:41
r.ll
foto nga operacioni
DURRËS- Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim të operacionit "Summer", për goditjen e trafikut t&eum...