LIVE UPDATES
Politike

Integrimi në BE/ Kodheli: Shqipëria ka një shok të mirë, që është Maqedonia e Veriut

3 Dhjetor 2021, 07:17 Nga DOSJA
Integrimi në BE/ Kodheli: Shqipëria ka një shok të

UASHINGTON- Zv.Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s e dhe Kryetarja e Komisionit parlamentar të Shqipërisë për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ndodhet në Uashington ku mori pjesë në punimet e Forumit Transatlantik të Asambles. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo foli për sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Zëri i Amerikës: Fillimisht, shkurtimisht le të flasim pak për forumin. Me çfarë përfundimesh doli ai këtë vit?

Mimi Kodheli: Ky është forumi i 21-të që organizohet nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, me ftesë të Atlantic Council edhe Akademisë së Universitetit të Mbrojtjes së SHBA-ve. Zhvillohet çdo herë në të njëjtën periudhë, por këtë herë ka patur një rëndësi të veçantë sepse është diskutuar strategjia e mbrojtjes e NATO-s për vitet 2020-2030 dhe kjo sigurisht që ka brenda marrëdhëniet NATO-Kinë, NATO-Rusi, ka brenda marrëdhëniet brenda NATO-s, SHBA-Evropë, NATO-Iran, Irak, Bjellorusi, Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor. Të gjitha këto e bëjnë jo vetëm interesante, por e nxjerrin në plan të parë, siç dhe duhet të jetë në fakt, çdo element që ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kështu që kanë qenë tre ditë intensive ku janë shkëmbyer mendime mes parlamentarëve dhe ekspertëve apo anëtarëve të Senatit të SHBA-ve që kanë qenë prezent dhe me ta është diskutuar cili do të jetë veprimi i NATO-s për dhjetë vjetët në vazhdim.

Zëri i Amerikës: Po dhe ndërkohë që ju merrnit pjesë në këtë forum, në Evropë bëhej takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s ku dje është diskutuar pikërisht edhe për Ballkanin, ku është shprehur shqetësim kryesisht për Bosnjën, por edhe për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë këtij viti. Sa shqetësuese e shikoni ju situatën në rajon?

Mimi Kodheli: Është një diskutim që ne e kemi bërë dhe në forum. Është një diskutim që unë e kam ngritur edhe me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg kur kishim sesionin vjetor në Lisbonë pak javë më parë. Kanë qenë ato momentet kur kishte acarim midis Kosovës dhe Serbisë. Bosnja dhe Hercegovina është një shqetësim i madh sot, ndërhyrja ruse në Republikën Serpska dhe jo vetëm, në rajon në përgjithësi është një shqetësim i madh për NATO-n. Sigurisht që është një çështje që prek Ballkanin Perëndimor, jo në një mënyrë të drejtpërdrejtë ne, por absolutisht prek sigurinë e rajonit ku ne jemi. Shqetësimi vazhdon të jetë. Ka disa zhvillime që kanë të bëjnë me ndalimin në thonjëza, të mësymjes po në thonjëza, ruse në këtë rajon. Sigurisht me deklaratat e Sekretarit Blinken, por njëkohësisht edhe me deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe besoj fort dhe shpresoj shumë se ka një ndalim të avancimeve nacionaliste, separatiste të disa përfaqësuesve, sidomos kur flitet për Bosnjë-Hercegovinën, apo Republikën Serpska në mënyrë të veçantë.

Zëri i Amerikës: Është i nevojshëm një angazhim më i madh? Dhe duket ky shqetësim për situatën atje është shprehur edhe nga emërimi tashmë së fundmi nga ana e Britanisë e një të dërguari të posaçëm. A keni kërkuar ju një angazhim më të madh?

Mimi Kodheli: T’ju them të drejtën, ne kemi marrë lavdërime të konsiderueshme lidhur me lidershipin që Shqipëria ka dhe rolin e rëndësishëm që ajo ka në rajon. Ka një vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor jo vetëm me atë të ngarkuarin e posaçëm që ju thatë, por edhe me emërimin nga ana e Presidentit Biden të ambasadorit veteran Christopher Hill, i cili në tetor të këtij viti është emëruar të shkojë ambasador në Serbi. Të gjitha këto na bëjmë të kuptojmë që ka një vëmendje të shtuar dhe për pasojë ka një mundësi më tepër që Ballkani Perëndimor të dalë në tryezën e diskutimeve, por jo si një problem, por si një zgjidhje e problemit. Patjetër që ne, duke mbajtur qëndrimet që kemi mbajtur, besoj që do të jemi pjesë e zgjidhjes, ashtu siç kemi ditur të jemi në fakt në të gjitha kohët.

Zëri i Amerikës: Le të flasim pak për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Nuk është se kemi parë ndonjë ndryshim të qëndrimit nga Bullgaria për sa i takon Maqedonisë së Veriut, megjithëse së fundmi zyrtarë atje kanë shprehur njëfarë optimizmi për ndryshimin e këtij qëndrimi. A do të ishte Shqipëria e hapur të mirëpriste shkëputjen gjatë këtij procesi të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse kjo do ta ndihmonte që të integrohej më shpejt?

Mimi Kodheli: Unë ju falenderoj për pyetjen. Shqipëria në fakt ka një shok të mirë në këtë rrugëtim. Është pikërisht bashkëkryetari i saj, komshiu, neighborhood-i po të doni, meqë jemi këtu në Amerikë, që është Maqedonia e Veriut. Dhe besoj që ky ka qenë një rrugëtim nga ku ne kemi ditur të mësojmë nga gabimet e njëri-tjetrit, po ashtu të përfitojmë nga njëri-tjetri. Kështu që nuk mendoj që Shqipëria do të kërkojë të mund të shkëputet dhe të duhet të shkëputet. Besoj dhe shpresoj shumë që me zhvillimet e fundit mbaszgjedhore në Bullgari, Bullgaria të mund të ndryshojë qëndrim, të heqë veton dhe mund të hapi rrugën Maqedonisë së Veriut dhe për pasojë dhe Shqipërisë për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare ku me gjasë ne do të marrim OK-in për hapjen e negociatave.

Zëri i Amerikës: Së fundmi u bënë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Vatikanit. Vetë Kryeministri Rama u prit nga Papa Françesku, por ndërkohë ka 8 vjet që Shqipëria nuk ka një të dërguar të saj në Vatikan. Ju pyes si Kryetare e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit, ku kalojnë këto kandidatura. A është normale kjo situatë dhe kur pritet të zgjidhet?

Mimi Kodheli: Shqipëria ka një të ngarkuar me punë, nuk është se nuk ka përfaqësues. Dhe zonja që është e ngarkuar me punë bën absolutisht shumë mirë detyrat si përfaqësuese e Shqipërisë…

Zëri i Amerikës: …Por nuk është ambasadore. E kisha fjalën për ambasadore.

Mimi Kodheli: Ngadonjëherë gjërat formale kanë vlerën e tyre, por në thelb di t’ju them që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit janë forcuar për çdo ditë e më tepër. Ju siç e keni parë vetë, Kryeministri Rama ka bërë një vizitë të dytë zyrtare, sepse në të parën kam qenë vetë prezente, kam patur nderin e jashtëzakonshëm dhe kënaqësinë e madhe për t’u takuar me Atin e Shenjtë. Dhe vetë fakti që Ati i Shenjtë e ka filluar rrugëtimin e tij evropian me vizitën në Shqipëri tregon për një marrëdhënie të fortë, të kahershme, shekullore, midis Vatikanit dhe Shqipërisë, e bën jo vetëm të qëndrueshme këtë marrëdhënie, por e bën edhe shumë domethënëse. Bashkëjetesa në Shqipëri është një ndër vlerat që ne transmetojmë çdo ditë si një nga përshtypjet më pozitive që Shqipëria ka. Kështu që nuk kam asgjë për të thënë, përveçse për ta falenderuar Atin e Shenjtë për emërimin që bëri të monsinjorit që ishte i pari shqiptar që kryeson dioqezën Tiranë-Durrës. Është një person i lindur dhe i rritur në Shqipëri, pra nuk është i importuar. Dhe kjo e bën akoma dhe më të fortë lidhjen tonë të lashtë që daton shumë herët.

Zëri i Amerikës: Zonja Kodheli, dhe një pyetje të fundit. Dita e Çlirimit është bërë vazhdimisht një temë debati në Shqipëri dhe në festat e nëntorit në këtë vit ky debat u ringjall përsëri kur një koleg i juaj, anëtar i Partisë Socialiste në parlament zgjodhi të uronte anëtarët e komisionit me një fotografi të Enver Hoxhës, të superimpozuar me flamurin shqiptar. A është normale për një deputet të shumicës që qeveris në vend të bëjë një veprim të tillë kur trashëgimia e hidhur e komunizmit ka ngjallur kaq shumë dhimbje në Shqipëri për shumë (njerëz).

Mimi Kodheli: Unë besoj që ju e keni dëgjuar kryetarin e grupit parlamentar, zotin Balla, në një koment që ka bërë, në qoftë se nuk gaboj të nesërmen e kësaj ngjarjeje. Unë nuk kam qenë atje, kështu që di aq sa ju mund të dini nëpërmjet mediave. Besoj do të kalojë në një verifikim…

Zëri i Amerikës: Thjesht doja të dija mendimin tuaj për dukurinë…

Mimi Kodheli: Do të kalojë në një verifikim nëse personi, deputeti, kolegu është vërtet kolegu që e ka bërë këtë veprim. Historia e Shqipërisë është një histori që besoj do të rishkruhet. Por, mos harroni një gjë, që në Luftën e Dytë Botërore ne kemi qenë në anën e duhur të historisë, në anën e luftës së një të keqe të madhe siç ishte fashizmi dhe nazizmi. Kështu që kjo e ka bërë Shqipërinë të jetë në atë moment në anën e drejtë të historisë. Pastaj ngjarjet kanë…

Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për një gjest që prek shumë…

Mimi Kodheli: Unë nuk jam askushi të gjykoj. Unë di në qoftë që ky është një veprim që duhet të kalojë në një proces disiplinor, duhet të kalojë në një proces disiplinor patjetër nëse verifikohet që është realisht personi që e ka bërë një gjë (të tillë). Nuk do të kisha dashur kurrë që askush që është sensibël ndaj këtij veprimi, të mund të lëndohet, sepse shumë është lënduar gjatë kohës kur e ka vuajtur regjimin. Kështu që ne duhet besoj të shikojmë përpara dhe të mos i rikthehemi të kaluarës si një ndarje midis nesh. E kaluara për ne duhet të jetë vetëm një arsye për t’u bashkuar, për ta parë të ardhmen tonë të përbashkët, ashtu siç edhe duhet ta kemi, të pandarë. Ne jemi shumë pak për të qenë të ndarë.

Marrë nga: VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be mimi kodheli integrimi i shqiperise ne be mimi kodheli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj