Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
“Bëri dopiolojë për Marrëveshjen e Detit”, Basha-Metës: Pështyn brinja e ‘Bermudës’
2 Dhjetor 2021, 21:30Nga DOSJA
TIRANË – Lulzim Basha reagoi ndaj deklaratave të presidentit Ilir Meta se kryedemokrati ka implikuar seriozisht Shqipërinë në 2009 duke bërë dopiolojë me Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Në studion e “Real Story” në “News 24”, Basha e quajti këtë deklaratë si “pështymë e njërit prej brinjëve të Trekëndëshit të Bermudës”.
“Tani, trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë dhe këtë punë do dëgjoni sepse në fund rë fundit ka një faktor që ua prish status quo-në, karuselit të trekëndëshit të Bermudës. Rrotulloje nga ta rrotullosh, çdo brinjë do të thotë, do të pështyjë trillimin e vet. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i graduar nga kryeministri Rama dhe presidenti Meta, kur ai ishte ministër i jashtëm ky i fundit dhe ky tjetri kur ishte kryeministër dhe që sot është përfaqësuesi ynë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo është e vërteta, tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, u shpreh Basha për akuzat e presidentit Meta.
Në vitin 2009, Lulzim Basha në funksionin e Ministrit të Jashtëm firmosi Marrëveshjen e Detit me homologen Dora Bakojanis. Marrëveshja u cilësua skandaloze në Shqipëri për shkak të hapësirës së madhe detare që vendi jonë i jepte fqinjit helen. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen mes dy qeverive tona.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se datën e zgjedhjeve lokale më 13 tetor e ka caktuar kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me Oerd Bylykbashin. I ft...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta konsideron se kreu I opozitës Lulzim Basha gënjen kur thotë se në vitin 2009 i ka dërguar Bashës, atë kohë ministër i J...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk e ka lexuar ende vendimin e Gjykatës Kushteuese për zgjedhjet e 30 qershorit. I ftuar në emisionin “...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se politika në vend i ka bërë presion Gjykatës Kushtetuese për ta kontrolluar të. I ftuar në emisionin “Log...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e ka quajtur këtë të fundit gënjeshtar në lidhje me kërkesën për ndrysh...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha mori urdhër nga Rama për të mos u regjistruar në zgjedhjet lokale të 13 tetorit. I ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se për Kuvendin Kombëtar të thirrur më 11 dhjetor, ka një problem lidhur me organizimin. Në një ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit grek, Anastas Janullatos. I ftuar në emisionin “Log”, Meta ...