Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, Meta: S’e kam lexuar
2 Dhjetor 2021, 20:13Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk e ka lexuar ende vendimin e Gjykatës Kushteuese për zgjedhjet e 30 qershorit. I ftuar në emisionin “Log’, Meta tha se lajmet e shpërndara me urgjencë nuk e impresionojnë dhe se në momentin që do ta shoh me vëmendje vendimin do të bëj publik qëndrimin e tij. Ai gjithashtu shtoi se është politikan që nuk u shmanget përgjegjësive shtetërore. Ndërkohë që shtoi se politika po përpiqet me çdo mënyrë që të kapin Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur te Gjykates Kushtetuese, sepse lajmet e shperndara me urgjence nuk me impresionojne. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shume vemendje dhe me pas do bej publik me shume pergjegjesi qendrimin tim. Do te kete nje qendrim shume zyrtar dhe institucional te Presidentit te Republikes lidhur me vendimin e zbardhur te Gjykates Kushtetuese. Nese do te jete e nevojshme ju kujtoj se ka edhe Gjykate Europiane te te Drejtave. Ju kujtoj se nuk jam politikan si ata qe shmangen me procedure, por jam i themelit, shumë zyrtar dhe institucional, qe nuk i shmangem pergjegjesive shteterore. Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar nga asnjë Gjykatë, këtë e thotë qartë raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore. Për zgjedhjet në 6 Bashki, Presidenti nuk ka pas asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin zgjedhjeve vendore. Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë më themelin e çështjes. Presidenti i Republikës, do që vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese të pakontrollueshme nga politika të paanshme dhe me integritet. Të gjithë e dimë përpjekjen e politikës për të kapur këtë Gjykatë, me të gjitha format.” tha Meta.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se politika në vend i ka bërë presion Gjykatës Kushtetuese për ta kontrolluar të. I ftuar në emisionin “Log...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e ka quajtur këtë të fundit gënjeshtar në lidhje me kërkesën për ndrysh...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha mori urdhër nga Rama për të mos u regjistruar në zgjedhjet lokale të 13 tetorit. I ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se për Kuvendin Kombëtar të thirrur më 11 dhjetor, ka një problem lidhur me organizimin. Në një ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit grek, Anastas Janullatos. I ftuar në emisionin “Log”, Meta ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën e Partisë Demokratike të propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për Vettingun në politikë. I ftuar në em...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak kohë më parë se ish-ambasadori amerikan Donald Lu në vendin tonë, i ka shkuar në zyrë me një dosje me pr...
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka folur për përplasjen që pati në Kuvend me deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili e akuzoi se kishte dalë në përgji...