Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Vettingu i politikanëve, Meta: Qesharake, jam i qetë sepse e kam bërë detyrën time
2 Dhjetor 2021, 22:16Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar nismën e Partisë Demokratike të propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për Vettingun në politikë. I ftuar në emisionin “Log”, Meta u shpreh se kjo është gjëja më qesharake duke shtuar se po i ngjan me një demagogji.
Po ashtu ndër të tjera, kreu i shtetit Meta shtoi se SPAK nuk është institucion adapt për ta kryer këtë proces, ashtu siç edhe pretendon opozita e vendit.
“Mua kjo më duket gjëja më qesharake sepse është vetëm një demagogji. Pse janë këto institucione. Kush do e bëjë vettingun e politikanëve mbi këto institucione. Kjo është për të shmangur vëmendjen nga çështje që duhet të mbash përgjegjësi. Nuk besoj se personi që ka ndërmarrë këtë nismë është personi më i besueshëm aq më tepër që nuk shikoi asnjë platformë të qartë. Ai ka propozuar SPAK dhe SPAK është produkt i KLP që është produkt i prokurores që u zgjodh me 96 vota. Problemi i presidentit të republikës është Gjykata Kushtetuese. ishte një interes i madh i aktorëve brenda dhe jashtë që e donin Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe këto pasoja janë shumë të rënda. Jam i qetë sepse kam bërë detyrën time para popullit shqiptar”, deklaroi Meta.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak kohë më parë se ish-ambasadori amerikan Donald Lu në vendin tonë, i ka shkuar në zyrë me një dosje me pr...
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka folur për përplasjen që pati në Kuvend me deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili e akuzoi se kishte dalë në përgji...
TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.Nishani ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se do të pranonte që të merrte një mandat të dytë, por ka vetëm një kusht. Në fjalën e tij gjatë emision...
TIRANË– Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se ka folur me Zotin dhe se e di që kryedemokrati Lulzim Basha ka më pa...
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar ka folur lidhur me situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, e cila është në prag të mbajtjes së dy Kuvendeve Ko...
TIRANË- Gazeta “Tema” ka publikuar për herë të parë pamjet e ish-kryeministrit Sali Berishës me diktatorin Enver Hoxha, të dy pjesëmarrës në të njëjtin eve...