Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe
2 Dhjetor 2021, 21:57Nga DOSJA
TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.
Nishani u shpreh se edhe në rast të konsiderimit të kuvendit si të paligjshëm nga ana e Bashës, kundërshtarët e regjimit siç e cilësoi ai do të jenë në sheshe dhe protesta.
Ndër të tjera, Nishani pohoi se: “Të konsiderosh të paligjshëm kuvendin e 11 Dhjetorit do të thotë të konsiderosh të paligjshme PD-në”.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Nishani: PD pas 11 Dhjetorit fillon e funksionon me strukturat e saj, me lidershipin, me anëtarësinë.
Fevziu: Një PD paralele?
Nishani: Një PD ka. Ne nuk merremi me Lulzim Bashën.
Fevziu: Me kë merreni?
Nishani: Me qeverinë.
Fevziu: Në parlament të drejtën e ka Basha.
Nishani: Lufta nuk bëhet vetëm në parlament.
Fevziu: Një parti paralele pastaj. Protesta?
Nishani: Aq më tepër kur zoti Basha…
Fevziu: Do dilni në mitingje?
Nishani: Në revolta jo në mitingje, sepse detyra e opozitës është të përballesh me regjimin. Çfarë do bëjë PD më 12, më 13? Se ka njerëz që kanë punuar me Bashën që mendojnë se PD i lë gjërat në mes. Pas këtij kuvendi do fillojë të bëjë detyrën e opozitës. Basha s’e bën dot. Ku i ka delegatët. Do rri në zyrë ai? Ne jemi në sheshe.
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se do të pranonte që të merrte një mandat të dytë, por ka vetëm një kusht. Në fjalën e tij gjatë emision...
TIRANË– Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se ka folur me Zotin dhe se e di që kryedemokrati Lulzim Basha ka më pa...
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar ka folur lidhur me situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, e cila është në prag të mbajtjes së dy Kuvendeve Ko...
TIRANË- Gazeta “Tema” ka publikuar për herë të parë pamjet e ish-kryeministrit Sali Berishës me diktatorin Enver Hoxha, të dy pjesëmarrës në të njëjtin eve...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zbuloi se 683 mijë pensionistë në vendin tonë do të përfitojnë një bonus në total prej 3.5 miliardë lekës...
ELBASAN – Kreu i qeverisë Edi Rama solli si shembull pozitiv të ofrimit të shërbimeve online për qytetarët portalin e-Albania. Në takimin për “Bashkëqever...