LIVE UPDATES
Aktualitet

INTERVISTA/ Alibeaj flet si kryetar i PD, zbulon kush do të negociojë me “Foltoren”

23 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Alibeaj flet si kryetar i PD, zbulon kush do të negociojë

MARIGLEN KUME/ Fiks 30 vite më parë, për demokratët 22 marsi ishte një nga ditët më të bukura. Partia Demokratike fitoi zgjedhjet kundër regjimit. Por shumë ndryshe nga tri dekada më parë, dje demokratët nuk kishin buzëqeshje në fytyrë. Kryetari i ri i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha në një intervistë për gazetën “Panorama” se rezoluta e miratuar ditën e hënë nga Grupi Parlamentar është një shprehje e vullnetit politik për të zgjidhur situatën në PD.

Ai konfirmoi se gjatë mbledhjes kishte pasur kontestime për mënyrën e formulimit apo edhe për kohën e deklaratës, por sipas tij, ata ishin numri i vogël. Sa i përket numrit të deputetëve që ishin të pranishëm, ai garantoi se dokumenti i lexuar kishte mbështetjen e shumicës dhe se disa prej deputetëve ishte konsultuar dhe kishte dhënë dakordësinë më herët e disa të tjerë online.

Ndërkohë, për negociatat për të gjetur mekanizmin e përbashkimit të demokratëve, Alibeaj tha për herë të parë për gazetën “Panorama” se do të jenë deputetët e grupit ata të cilët do të negociojnë me pjesën tjetër të deputetëve të pezulluar mbi mekanizmin që do të gjendet dhe do të vijohet për bashkimin. Sipas tij, çdo mekanizëm apo propozim do të kalohet me votë për vendimmarrje. Ndërkaq, Alibeaj nuk dha asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është kusht dorëheqja e Berishës, por theksoi se zgjidhja duhet të vijë mbi parimet thelbësore të PD-së. Ndërmjetësimin e PPE-së për të zgjidhur krizën, kryetari i komanduar i demokratëve e sheh si ndërhyrjen e një prindi në familjen e madhe.

Z. Alibeaj, ka pasur pretendime se nuk ishte kuorumi i nevojshëm dje në miratimin e rezolutës që ju lexuat, keni dakordësinë e shumicës së grupit që si një nga kushtet kryesore para negociatave të dorëhiqet Berisha nga vendimmarrjet?

Në mbledhjen e djeshme (të ditës së hënë) të Grupit Parlamentar, është diskutuar fillimisht për çështjet e rendit të ditës në seancën parlamentare të së enjtes. Siç jeni në dijeni, është kërkuar nga ne një mocion me debat për situatën ekonomike dhe posaçërisht për çështjen e ngritjes së çmimeve, e që është shqetësimi kryesor i shoqërisë shqiptare sot. Në vijim, u diskutua edhe qëndrimi i grupit rreth zhvillimeve në PD. Në cilësinë e kryetarit të grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, me kolegët deputetë kam zhvilluar biseda përgjatë gjithë kësaj kohe, rreth qëndrimeve të tyre, të cilat mesa ka qenë e mundur, u sintetizuan në dokumentin e qëndrimit të Grupit Parlamentar. Një pjesë e deputetëve nuk kanë qenë të pranishëm dje fizikisht për shkak edhe të lëvizjes në terren apo edhe jashtë vendit.

Atyre iu krijua mundësia që mendimin dhe eventualisht dakordësinë apo kundërshtimin e tyre mbi atë çka ishte përshkruar ta jepnin online. Ajo çka ju them me siguri, është se atë qëndrim e kanë mbështetur shumica e grupit të deputetëve. Jo vetëm për shkak të formimit tim në fushën e ligjeve, por mbi të gjitha për shkak të vlerave morale që besoj, do e kisha të pamundur të paraqisja një dokument që nuk kishte mbështetjen e të gjithë deputetëve.

Po ashtu, ju siguroj se qëndrimi është analizuar në çdo paragraf nga ne të gjithë bashkë dhe në tërësi. Po, ka pasur kolegë që kanë shprehur rezerva për fraza apo terminologji në tekstin e dokumentit apo rezerva edhe për kohën se kur duhet të dilej me një qëndrim. Çdo shqetësim i ngritur prej tyre është respektuar me rigorozitet të plotë, duke mos i përllogaritur në kuorum.

Edhe kolegët që nuk patën mundësinë të ishin të pranishëm fizikisht apo online, janë konsultuar paraprakisht nga ana ime, e megjithëkëtë përsëri, për korrektesë, pavarësisht shumicës së arritur, secili prej tyre do të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin e tij. Të mos harrojmë që dokumenti është hapi i parë, shfaqje e vullnetit politik të grupit parlamentar për të realizuar bashkimin e PD-së, për të vënë të parin interesin e çdo demokrati të thjeshtë. Asnjë akt apo vendimmarrje nuk do ndërmerret pa konsultim me gjithsecilin. Siç ju thashë më sipër, qëndrimi nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje e qëndrimeve të tyre, të shprehura këto në disa mbledhje grupi dhe nga konsultimet që kam mundur të realizoj me ta.

Sot, ishte dita juaj e parë si kryetar i komanduar, keni vendosur kontakte të qenësishme me deputetët e Komisionit të Rithemelimit për të nisur bashkëbisedimet? Ndërkohë, në PD si do të zgjidhen negociatorët apo anëtarët e Komisionit të Përbashkimit nëse do të ketë, mekanizmi?

Nëse lexoni me kujdes qëndrimin, aty saktësohet se i gjithë Grupi Parlamentar shprehet i gatshëm të negociojë me kolegët e pezulluar, dhe kështu do të jetë: I gjithë Grupi Parlamentar do të jetë praktikisht pjesëmarrës në negociatë dhe sigurisht, vendimmarrës për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme që synon bashkimin. Vullneti fillimisht e pastaj procesi.

Sa i përket procesit, vijues, është çështje që do të vendoset hap pas hapi. Ajo që dimë me siguri në këtë moment ka të bëjë me parimet që duhet të përshkojnë këtë proces, bëhet fjalë për ngritjen e një mekanizmi konsensual, luajal ndaj vlerave themelore të Partisë Demokratike, sigurisht në konsultim edhe me institucionet e tjera të partisë. Qëndrimi tashmë është publik, besoj falë medias i njohur nga çdokush. Është e kuptueshme që çdo proces, sikundër edhe ky, ka nevojë për kohën e duhur në mënyrë që secili prej atyre që iu adresohet, të formulojë qëndrimet respektive.

Një nga pikat e rezolutës ishte që një grup i PPE-së të jetë në mes. A duhen anglishtfolës për të zgjidhur një krizë brenda një familjeje politike? Dhe ka një ofertë konkrete nga ana e PPE-së për të asistuar këtë ngërç edhe pas vizitës së Brok?

Duhen miq të PD-së dhe demokratëve, pjesë e familjes së madhe të partive popullore. PPE-ja është familja e madhe jona ku PD-ja ka vendin e saj. Duke qenë kështu, ndihma, lehtësimi i komunikimit apo gjetja e një zgjidhjeje afatgjatë e të pranueshme, është pjesë e rregullave të familjes PPE, jo si një instrument fakultativ, jo si një dobësi, por si një mbështetje që vjen natyrshëm në kuadrin e marrëdhënieve në këtë grupi partiak.

Në rezolutë thuhet se komisioni me përfaqësues nga të dyja palët do drejtojë partinë deri në zgjedhjet lokale. Nëse kjo ndodh dhe PD-ja merr më pak njësi vendore, pra bashki, kush do të mbajë përgjegjësi? Ndërkohë, cilat do të jenë kriteret për kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike?

Në qëndrim, shprehet gatishmëria e gjetjes së një mekanizmi konsensual, në konsultim me institucionet e tjera të Partisë. Se cila do të jetë forma apo modaliteti nuk mund t’jua them tani, se mbetet pjesë e dakordësisë.

Dakordësia dhe më pas, çdo angazhim apo aktivitet tjetër partiak apo elektoral, synon më së pari, bashkimin e demokratëve dhe përtej demokratëve. Kjo është premisa bazë, mbi të cilën përballet dhe zgjidhet çfarëdo sfide e së ardhmes. Nëse bëhet fjalë për përgjegjësi, unë besoj se nuk duhet të presim deri në zgjedhje, sepse koha është tani. Testi është tani: çdo gjë për bashkimin e demokratëve, dhënien e arsyeve dhe motiveve edhe atyre demokratëve të stepur paksa, e mbi të gjitha qytetarëve që janë kundër regjimit. Nëse kjo arrihet, në vetvete është sukses, e bashkë me të edhe çdo ngjarje elektorale e së ardhmes. Grupi Parlamentar yni është në unison rreth këtyre vlerave dhe synimeve.

Marrë nga Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike doreheqja e lulzim bashes enkelejd alibeaj doreheqja e lulzim bashes enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj