Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
AKSION në Tiranë, 4 persona në pranga, për çfarë akuzohen
23 Mars 2022, 09:06Nga DOSJA
TIRANË– 4 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar 26-vjeçari i identifikuar me iniciale A. M., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të tjera.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. R., 62 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. L., 37 vjeç dhe K. Xh., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(k.,m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore vdekjen e komandantit rus në luftën në Ukrainë...
TIRANË– Ditën e sotme temperaturat pësojnë rritje. Sipas MeteoAlb vijon vendi ynë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në po thuajse g...
TIRANË– Autoriteti Kombëtar i Ushqimot ka bërë me dije se produktet dhe nënproduktet e mishit janë kontrolluar dhe janë të sigurta për konsumatorët. ...
TIRANË– Fiks Fare solli një skandal që ka ndodhur me groposjen e pulave të ngordhura nga disa kompani që merren me mbarështimin e pulave. Emisioni in...
TIRANË– Një person ka ndërruar jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet...