LIVE UPDATES
Bota

Investimet kineze në Serbi, miniera po e gëlltit qytetin Bor

16 Prill 2022, 09:19 Nga DOSJA
Investimet kineze në Serbi, miniera po e gëlltit qytetin Bor

Nën qytet minierë, përreth qytetit minierë, e mbi qytet një ajër aq i ndotur, sa që qyteti Bor në Serbi është një pikë e zezë ekologjike në hartën e Evropës. “Ne kemi privilegjin të marrim frymë të gjithë tabelën periodike të elementeve”, shprehen me shaka banorët e Borit dhe fshatrave përreth.

Shakaja nuk është larg së vërtetës. Qyteti i Borit është ndërtuar mbi themelet e një miniere bakri dhe prej dekadash jeton nga minierat. Por studimet kanë treguar se për shkak të ndotjes nga shkritorja, e cila ndodhet në qendër të qytetit, banorët e atjeshëm jetojnë mesatarisht dhjetë vjet më pak.

Kur miniera kaloi nga shteti tek kompania kineze “Zijin” në vitin 2018, situata u përkeqësua. “Kanë rritur 300 përqind shfrytëzimin e xehes. Kanë rritur maksimumin e shkrirjes së xeheve në shkritore dhe tani kërkojnë zgjerimin e shkritores me 250 përqind”, thotë Snezhana Sherbula, shefe e departamentit për mbrojtjen e mjedisit në Fakultetin Teknik në Bor.

Kështu filluan të përhapen minierat dhe bashkë me to edhe mbeturinat. Shpërthimet u bënë më të shpeshta dhe shkatërruese, e ndotja arriti nivelin rekord. Me zgjerimin e parë të kapacitetit të shkritores, përqendrimet e arsenikut kancerogjen në ajër u rritën 90 herë më shumë se sa lejohet. “Nëse vazhdon kështu, supozohet se jetëgjatësia atje mund të shkurtohet me 25 vjet”, thotë Sherbula në një intervistë për DW.

A ka përfitime?

Në Bor nuk ka pothuajse asnjë familje, e cila nuk e ka të paktën një anëtar të punësuar në minierë dhe ata e dinë shumë mirë që ekzistenca e tyre varet nga miniera. “Por përveç faktit që njerëzit që janë të punësuar atje kanë siguruar ekzistencën e tyre, është shumë e vështirë të identifikohen përfitime të tjera për Serbinë,” tha për DW Stefan Vladisavljev nga Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike. Ai ka vite që i monitoron nga afër marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kinës.

“Fitimin nga shitjet dhe eksportet i ka një kompani kineze. E tregu kryesor në të cilin eksportohet ky mineral është tregu kinez. “Pasi Zijin mori minierën, bakri u bë produkti numër një i eksportit nga Serbia në Kinë dhe është e qartë se ky është një kombinim në të cilin i gjithë fitimi shkon tek një kompani kineze që operon vetëm në Serbi”, shpjegon Vladisavljev.

Serbia do të mund të bënte një fitim të drejtpërdrejtë përmes dhënies në përdorim të xehes, pra përmes kompensimit për përdorimin e burimeve shtetërore. Por deri tani nuk dihet nëse kompania kineze ka paguar diçka dhe sa ka paguar në buxhetin e shtetit deri më tani. Ministria e Minierave dhe Energjetikës nuk i është përgjigjur pyetjes së DW.

Ligjërisht, qiraja e xehes në Serbi është pesë përqind e të ardhurave të krijuara nga kompania që shfrytëzon, dhe është një nga më të ulëtat në Evropë. “Jo vetëm që nuk përfaqëson të ardhura, por në thelb kjo nuk mbulon as dëmin që i shkaktohet drejtpërdrejt tokës dhe degëve të tjera që po shuhen në afërsi të minierës,” tha avokati Sreten Gjorgjeviq, i specializuar në të drejtën mjedisore.

„Zijin“ i bën vet llogaritë

Një problem tjetër është se vetë kompanitë e llogarisin qiranë e mineralit. Ligji parashikon që kompanitë t’i dorëzojnë rregullisht Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të dhënat për sasinë e lëndëve të para minerale të shfrytëzuara dhe të ardhurat nga shitjet, e në bazë të tyre të përcaktojnë se sa qira e mineralit duhet të paguajnë.

Një model i tillë nuk është i pazakontë, por nënkupton mekanizma seriozë shtetërorë që do të reagonin në rast të mosrespektimit të rregullave, shpjegon Petar Gjukiq, profesor në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë. “Por nëse dikush është aq i fuqishëm ekonomikisht, e Kina është ekonomia më e fuqishme në botë, atëherë ai nuk respekton të gjitha standardet e nënshkruara në marrëveshje,” thotë Gjukiq. Ndaj dhënia në përdorim mund të jetë më e vogël se pesë përqindja e përcaktuar, sepse varet edhe nga fuqia e partnerit.

Kjo është konstatuar nga raporti i auditorit shtetëror të vitit 2019, ku thuhet se organet kompetente nuk i kanë kontrolluar sa duhet të dhënat për sasinë e lëndës së parë të shfrytëzuar, të hyrat apo llogaritjet për kompensim, për çka dyshohet se detyrimet e shfrytëzimit janë të nënvlerësuara.

“Në përgjigjen e inspektimit republikan, në pyetjen se pse nuk janë korrigjuar listat kontrolluese, thuhet se inspektimi nuk mund të jetë serioz për shkak të kufizimeve, në radhë të parë të personelit”.

As Gjorgjeviqi nuk është i befasuar. “Ministria ka vetëm tre inspektorë në territorin e Serbisë. Është e paimagjinueshme që këta tre inspektorë, secili prej të cilëve mbulon një sektor të madh, të kenë ndonjë autoritet dhe të kryejnë mbikëqyrje në kohë të duhur”, tha avokati.

Kina është partner i rëndësishëm strategjik

Por investitorët kinezë janë aty për shkak të interesave politike e jo ekonomike, thonë bashkëbiseduesit e DW. “Në vitet e fundit Serbia është mbështetur shumë tek Kina dhe shumë gjëra që kanë të bëjnë me infrastrukturën në Serbi janë bërë me ndihmën e kredive kineze dhe kompanive kineze. Është më se e qartë se këto kredi kanë ardhur me lidhje politike, thotë Stefan Vladisavljev.

Kështu Kina e ka siguruar veten me lëndë të parë, kurse Serbia me iluzionin e zhvillimit ekonomik. Në këtë ndarje të tortës, mjedisi duket se është lënë pas dore, sepse në kontratën e shitjes së RTB Bor, Serbia i liroi partnerët kinezë nga çdo detyrim që lidhet me mbrojtjen e mjedisit.

Po qytetarët? Çfarë do të ndodhë me ta kur minerali të zhduket ose kur të bëhen të padobishme? “Çdo vend që kujdeset për qëndrueshmërinë e ekonomisë së tij formon një të ashtuquajtur fond për kalimin nga minierat në një degë tjetër bujqësi apo turizëm, për shembull, sepse minierat janë gjithmonë një industri e kufizuar. Por zgjidhje të tilla strategjike nuk priten nga vendet e varfra si Serbia. Trendi i shfrytëzimit vazhdon, nuk kemi asnjë perspektivë të mirë”, përfundon Gjukiq.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kine petar gjukiq serbi stefan vladisavljev. kine petar gjukiq serbi stefan vladisavljev.

Sondazh

Poll
Bota 16 Prill 2022, 08:10

23 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

KOSOVË– Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat ...

Bota 16 Prill 2022, 06:31

Pse pasiguria e energjisë do të vazhdojë

 Energjia dhe mallrat qëndrojnë në zemër të regjimit të errët të Vladimir Putinit dhe kërcënimit që ai paraqet për botën. Katër trilionë dollarë në eksporte naf...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër