LIVE UPDATES
Bota

U larguan nga Maqedonia e Veriut, gruan tentojnë ta përdhunojnë, Gjermania nuk i jep azil

16 Prill 2022, 06:53 Nga DOSJA
U larguan nga Maqedonia e Veriut, gruan tentojnë ta përdhunojnë,

Selimi dhe Mirsa u larguan bashkë me dy fëmijët e tyre nga Maqedonia e Veriut dhe erdhën për të kërkuar azil në Gjermani. Mirsa tregon se disa persona hynë në shtëpinë e saj, kur i shoqi nuk ishte në shtëpi. Ata e rrahën, e pshurrën në fytyrë dhe tentuan ta përdhunonin në sytë e vajzës katërvjeçare, Jasminës, dhe djalit shtatëvjeçar, Jonuzit. Britmat e Mirsës u dëgjuan deri në rrugë dhe fqinjët që erdhën arritën ta parandalonin përdhunimin.

Selimi dhe Mirsa bënë denoncim në polici, por policia nuk mori asnjë masë. Madje gjendja u përkeqësua dhe u bë e rrezikshme, atyre u dogjën shtëpinë, prandaj u detyruan të largohen.

Selimi rrëfen: “Ne u larguam nga atdheu, sepse tre maqedonas e sulmuan time shoqe kur ishte në shtëpi. Ata tentuan ta përdhunonin. Nga ana e policisë nuk morëm asnjë mbrojtje. Ne i treguam policisë ç’kishte ndodhur, por policia nuk mori asnjë masë. Gjendja u përkeqësua dhe u bë e rrezikshme, prandaj u detyruam të largohemi. Na dogjën edhe shtëpinë.”

Azili refuzohet

Në Gjermani kërkesa e tyre për azil u hodh poshtë, sepse Maqedonia e Veriut konsiderohet si vend i sigurt. Diskriminimi strukturor i romëve nuk merret parasysh. Familja pret ta dëbojnë nga Braunshvajgu. “Ne mendojmë se këtu jemi të mbrojtur dhe në siguri. Por gjykata nuk na beson dhe duan të na kthejnë. Unë jam e sëmurë, jam depresive dhe marr prej disa javësh mjekim. Shkova dhe në spital se nuk ndjehesha mirë. Nuk e di se ç’do të ndodhë me ne”, thotë Mirsa.

Shoqata “Roma Center Gëttingen” dhe grupi politik “No Lager” e mbështesin dhe e ndihmojnë familjen për procesin gjyqësor. Mirsa thotë se nëse do ta kthejnë, do të vrasë veten. Ajo dhe i shoqi shpresojnë se do të qëndrojnë në Gjermani dhe do t’i çojnë fëmijët në shkollë. “Ne duam të jetojmë në siguri. Ne duam që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë këtu dhe të mësojnë një profesion. Ata duhet të shkollohen këtu dhe të kenë një të ardhme të lumtur.” Familja vazhdon të shpresojë se një ditë do të jetojë në siguri.

Komisioni i Pavarur për Antiziganizmin, i ngritur nga qeveria gjermane, konstaton se në shtetet e ish-Jugosllavisë romët vuajnë nga diskriminimi strukturor dhe se përvojat e Mirsës nuk janë raste të izoluara. Pas analizës së gjendjes së popullsisë sinti dhe rome gjatë dy viteve të fundit në raportin e komisionit theksohet se romët në shtetet e ish-Jugosllavisë vuajnë nga “diskriminimi masiv racist shoqëruar me përjashtim social dhe ekonomik”.

Familja e Mirsas në Gjermani

Sintit dhe romet shpesh nuk kanë akses në tregun e punës, në arsim, në tregun e banesave, në kujdesin shëndetësor dhe në disa raste as në ujë të pijshëm të pastër. Shtetet shpesh janë pjesë e diskriminimit strukturor dhe nuk mbrojnë popullatën rome.

Por Gjykata Administrative e Osnabrykut, e cila vendos për kërkesën e familjes për azil, thotë se qasja në kujdesin mjekësor në Maqedoninë e Veriut është joproblematike. Mirsa thotë që nuk është ashtu. “Gjatë gjithë jetës sime jam trajtuar si qytetare e dorës së dytë, sepse jam rome” – thotë Mirsa./ DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora azil azil ne gjermani azil azil ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 16 Prill 2022, 06:31

Pse pasiguria e energjisë do të vazhdojë

 Energjia dhe mallrat qëndrojnë në zemër të regjimit të errët të Vladimir Putinit dhe kërcënimit që ai paraqet për botën. Katër trilionë dollarë në eksporte naf...

Bota 16 Prill 2022, 06:18

CIA: Rusia mund të përdorë armë bërthamore

Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë të vogla bërthamore në luftën në Ukrainë. Përballë “dëshpërimit të mundshë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet