Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga Les Nemethy*, Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore
Sot bota po përjeton tre kriza:
Një krizë energjetike, e shkaktuar nga planifikimi i dobët i tranzicionit nga lëndët djegëse fosile në energjitë alternative.
Ne kemi mbyllur reaktorët bërthamorë (p.sh. në Gjermani) dhe kemi investuar më pak në lëndët djegëse fosile (shpimi është ulur shumë në krahasim me nivelet e mëparshme), ndërkohë që energjitë alternative po rriten shumë ngadalë. Ato gjithashtu nuk janë të qëndrueshme, për shembull, kur nuk ka diell ose kur nuk fryn erë.
Kriza financiare që po afron, është nxitur nga nivele borxhi që janë shumë më të larta se gjatë Krizës së Madhe Financiare të viteve 2008-2009 (që tani tejkalojnë 360% të PBB-së globale), nga cenueshmëria që vjen nga vlerësimet e larta rekord të kapitalit dhe niveli më i lartë i inflacionit që nga fillimi i viteve 1980, i cili po rritet ende.
Është edhe kriza ushqimore. Dy nga inputet kryesore të prodhimit bujqësor—energjia dhe plehrat kimike, janë rritur në vitin e kaluar. (Çmimet europiane të amoniakut janë gjashtëfishuar!) Ne kemi filluar ta shohim këtë dukuri të reflektuar në çmimet e produkteve ushqimore.
Për më tepër, Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 25% të eksporteve globale të grurit—zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë dhe çmimet kanë arritur nivele stratosferike që nga fillimi i luftës. Vendet e Lindjes së Mesme, si Egjipti dhe Libani, janë veçanërisht të cenuara.
Këto tre kriza mund të nxisin trazira dhe/ose zgjedhjen e qeverive më populiste ose ekstremiste dhe kanë potencialin për të përforcuar njëra-tjetrën. Ato mund të katalizohen edhe më tej nga valët e ardhshme të Covid-19.
Në këtë mjedis tashmë të mbushur me rreziqe, duhen shtuar edhe sanksionet perëndimore ndaj Rusisë. Pa dyshim që ato do t’i përkeqësojnë të tria krizat, por ky artikull përqendrohet në mënyrën se si po menaxhohen shmangiet ndaj sanksioneve.
Megjithëse në një periudhë afatshkurtër, të gjithë mund të mrekullohen me fuqinë e dollarit amerikan dhe mënyrën sesi përjashtimi nga sistemi financiar global i mbizotëruar nga SHBA-ja, mund të gjunjëzojë një fuqi bërthamore, nga ana tjetër, shmangiet kanë të ngjarë të ulin kërkesën afatgjatë për dollarin amerikan. Le të shohim dy lloje shmangiesh që tashmë janë diskutuar në media:
1. Tregtia e energjisë. Kina po rrit blerjet e energjisë nga Rusia; këto ka të ngjarë të kryhen më së shumti në juanë, jo në dollarë. Në mënyrë të ngjashme, India po negocion me Rusinë për blerje të energjisë, në rubla. I ashtuquajturi “sistemi petro-dollar”, ku kërkesa për dollarë amerikanë mbështetej nga sauditët dhe të tjerët që shesin energji në dollarë, po copëtohet dalëngadalë përpara syve tanë.
2. Asetet rezervë. Sanksionet amerikane kanë ngrirë shumicën e aseteve rezervë të Rusisë. Pjesa më e madhe e rezervave të Rusisë prej 640 miliardë dollarësh, mbahej në llogaritë bankare perëndimore.
Tani, çdo qeveri në botë, me siguri do të rishqyrtojë dhe do të ribalancojë mënyrën se si i ruan asetet rezervë – dhe këto ka të ngjarë të përmbajnë më shumë ar, monedha alternative, etj., dhe më pak dollarë amerikanë.
Në fakt, i njëjti argument mund të përdoret edhe për ribalancimin e portofolit të investimeve individuale dhe të korporatave, pasi qeveria kanadeze ngriu papritur llogaritë bankare të qindra mbështetësve të grevës me kamionë.
Shmangiet e mësipërme duhet të konsiderohen, duke pasur parasysh se në kërkesën për dollarë amerikanë, kanë ndikuar faktorë negativë, edhe në vitet para sanksioneve:
• Borxhi i Qeverisë Federale të SHBA-së është rritur mbi 100% të PBB-së;
• shtypje masive parash;
• deficite të mëdha financiare dhe buxhetore;
• detyrime kolosale të pafinancuara nga sigurimet shoqërore;
• Shtetet e Bashkuara kanë një Pozicion Neto të Investimeve Ndërkombëtare (NIIP) prej -62%, që do të thotë se të huajt zotërojnë shumë më tepër asete në SHBA, sesa anasjelltas.
Të gjithë faktorët e mësipërm e bëjnë ekonominë amerikane, sado e fuqishme, të brishtë ndaj krizave.
Kjo nuk do të thotë se dollari amerikan do të përmbyset që të nesërmen. Në fakt, në një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, ai edhe mund të rritet ndjeshëm. Kjo sepse në rast lufte apo krize, dollari amerikan do të vazhdojë të shihet si një strehë e sigurt, duke ndikuar në rritjen e tij.
Siç thekson edhe Janet Yellen, Sekretarja e Thesarit të SHBA-së: nuk ka asnjë alternativë ndaj dollarit amerikan si monedha rezervë botërore. (59% e rezervave globale janë të shprehura në dollarë).
Megjithatë, shoh një prirje rënëse afatgjatë për dollarin amerikan, ndoshta përgjatë dekadave, dhe nëse tendencat aktuale vazhdojnë, kjo do të rezultojë në humbjen e statusit të dollarit si monedha rezervë globale, duke çuar në krijimin e një shporte valutash (të ngjashme me Bancor që propozoi Keynes në konferencën Bretton Woods), dhe/ose në një monedhë të këmbyeshme me ar.
Pse do të kishte rëndësi humbja e statusit të dollarit si monedhë rezervë? Valery Giscard d’Estaing e ka quajtur atë një “privilegj të tepruar”. Barry Eichengren, ekonomist amerikan, shkroi dikur: “Byrosë së Gdhendjes dhe Shtypjes i kushton vetëm disa cent për të prodhuar një kartëmonedhë 100 dollarëshe, ndërsa vendet e tjera duhet të paguajnë 100 dollarë në mallra për të marrë një të tillë”.
Për shkak të deficiteve të mëdha buxhetore, SHBA-së do t’i duhet të shesë sasi shumë të mëdha të bonove të thesarit në vitet e ardhshme. Për të shitur më shumë bono thesari në kushtet e një kërkese të dobët, normat e interesit mund të duhet të rriten, duke rënduar sistemin financiar global të mbytur në borxhe.
Ky efekt ka të ngjarë të ndihet shumë kohë përpara se dollari të humbë statusin si monedha rezervë globale,/MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Vladimir Putin po provokon dhe ndërlikon luftën kundër autokracisë. Ashtu si në Luftën e Ftohtë të vjetër, përballjet e shëmtuara janë të pashmangshme, shkruan ...
UKRAINË– Lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të pesëdhjetë e një. SHBA do të dërgojë armë të reja në Ukrainë dhe do të paralajmërojë Moskën të mos e ...
UKRAINË- Akuza të tjera po shfaqen për të evakuuar civilë të vrarë nga trupat ruse. Ombudsmani i Ukrainës për të drejtat e njeriut thotë se rusët hapën zja...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP. Mes tjerash, kryeministri Kurti ka folur e...
UKRAINË- Zyra e prokurorit në rajonin verilindor të Kharkivit thotë se të paktën 10 persona janë vrarë, përfshirë një foshnjë 7-muajshe, si rezultat i gran...
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas raportuan të premten për sulme ruse në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në Ukrainën lindore, mes paralajmërimeve për një ofe...
UKRAINË- Një grua e cila u regjistrua duke i dhënë leje burrit të saj ushtar rus për të përdhunuar gratë ukrainase gjatë pushtimit të Vladimir Putin, është...
SHBA- Ndërsa bota është përqëndruar tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, një tjetër konflikt po shpërthen – në telefonat celularë. Në luftën e informacioni...
GREQI- Në gadishullin Atika të Greqisë, është një bllok apartamentesh në ndërtim e sipër, i financuar nga rusët, të cilët kanë paguar paraprakisht për një pjesë...
UKRAINË- Mesazhet, raportimet nga e gjithë Ukraina, vijnë në kohë reale: Një civil i vdekur. Trembëdhjetë viktima ushtarake. Pesë civilë të plagosur. Proku...