Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
PËRGJIMI/“Shko përdhuno gratë ukrainase”, gruaja i jep leje ushtarit rus: Përdor mbrojtje
15 Prill 2022, 20:06Nga DOSJA
UKRAINË- Një grua e cila u regjistrua duke i dhënë leje burrit të saj ushtar rus për të përdhunuar gratë ukrainase gjatë pushtimit të Vladimir Putin, është fotografuar, pasi doli se burri ishte plagosur në luftime. Dailymailshkruan se në fillim të kësaj jave, forcat e sigurisë së Kievit publikuan një videoklip audio të një bisede midis një çifti, të cilët tani janë identifikuar si Roman Bykovsky dhe gruaja e tij Olga Bykovskaya.
Në regjistrim, gruaja – dyshohet se Bykovskaya – dëgjohet duke i thënë burrit se ai ka lejen e saj për të përdhunuar gratë ukrainase ndërsa ai shërben në forcat pushtuese të Rusisë, për sa kohë që ai nuk i tregon asaj dhe përdor kontraceptiv.
Klipi tronditës prej 30 sekondash u publikua më 12 prill ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi trupat ruse për kryerjen e “qindra përdhunimeve” duke përfshirë sulme seksuale ndaj fëmijëve të vegjël në vendin e tij. Më pas dëgjohet zëri i një gruaje, që besohet të jetë Olga Bykovskaya:
‘Pra, po, bëje atje‘, thotë ajo. Më pas bëhet e qartë se për çfarë është dakord ajo. ‘Gratë ukrainase atje. Përdhunoni ato. Po.
“Mos më thuaj asgjë, kuptoje”, shton ajo me një të qeshur të turpshme.
Më pas dëgjohet zëri i një burri – që besohet se është i Roman Bykovskit. “Uh-huh,” thotë ai. “Kështu që të përdhunoj dhe të mos të them asgjë”, pyet ai, duke sqaruar se gruaja po i jep leje.
‘Pse pyet?’ shton ajo.
‘A mundem me të vërtetë?’ e pyet përsëri.
“Po, të lejoj,” thotë ajo duke qeshur. “Thjesht përdorni mbrojtje“, shton ajo.
SHBA- Ndërsa bota është përqëndruar tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, një tjetër konflikt po shpërthen – në telefonat celularë. Në luftën e informacioni...
GREQI- Në gadishullin Atika të Greqisë, është një bllok apartamentesh në ndërtim e sipër, i financuar nga rusët, të cilët kanë paguar paraprakisht për një pjesë...
UKRAINË- Mesazhet, raportimet nga e gjithë Ukraina, vijnë në kohë reale: Një civil i vdekur. Trembëdhjetë viktima ushtarake. Pesë civilë të plagosur. Proku...
Qeveria Federale e Gjermanisë do të pezullojë përgatitjen e katër projekteve të infrastrukturës për entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, në shum...
Wali Jan, një fermer në provincën jugore afgane të Uruzganit, pritet që së shpejti të korrë lulëkuqet në fermën e tij prej gjysmë hektari. Duke qëndruar pranë f...
VATIKAN- Papa Françesku tha të premten, më 15 prill, se ai e kupton pse qeveritë po blejnë armë për t’u mbrojtur në një botë të shkatërruar nga lufta, nd...
UKRAINË- Më shumë se 900 trupa civilësh janë zbuluar që kur ushtria ruse u tërhoq nga zona, tha kreu i policisë rajonale të Kievit gjatë një konference të ...
UKRAINË- Kishat në Ukrainë do të mbyllen gjatë shtetrrethimit për Pashkët Ortodokse, që do të mbahet të dielën më 24 prill. BBC shkruan se lajmi është rapo...
RUSI- Moska dëboi 18 punonjës të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Rusi, në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e 19 rusëve nga Brukseli në fillim të këtij muaji...
UKRAINË- Pesë banorë u vranë dhe 15 u plagosën të premten nga municionet thërrmuese të shpërndara në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. CNN shkruan se kë...