LIVE UPDATES
Bota

Fermerët afganë pas ndalimit të opiumit: Si do t’i ushqejmë fëmijët?

15 Prill 2022, 19:43 Nga DOSJA
Fermerët afganë pas ndalimit të opiumit: Si do t’i

Wali Jan, një fermer në provincën jugore afgane të Uruzganit, pritet që së shpejti të korrë lulëkuqet në fermën e tij prej gjysmë hektari. Duke qëndruar pranë fushës së mbjellë me lulëkuqe në Garni, një fshat i varfër që gjendet në periferi të kryeqytetit provincial Tarin Kovt, Jan është i mërzitur nga vendimi i talibanëve, të cilët gjatë këtij muaji vendosën të ndalonin kultivimin e lulëkuqes. Ai tha se nuk do të jetë në gjendje që të sigurojë ushqim për gruan dhe tetë fëmijët e tij nëse talibanët ia ndalojnë që gjatë vjeshtës të mbjellë lulëkuqe.

“Nëse ata vendosin një ndalesë të ashpër, do të jetë shkatërruese për ne”, tha ai për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë. “Si do t’i ushqej fëmijët e mi?”, pyeti Wali Jan.

Jan tha se talibanët duhet të kishin njoftuar për ndalesën e tyre gjithëpërfshirës vetëm pasi dhjetëra-mijëra fermerëve të varfër t’iu sigurohej një prodhim alternativ.

“Nëse ata [Qeveria e udhëhequr nga talibanët] mund të na ofrojnë një alternativë, ne nuk do të duhet që ta mbjellim këtë bimë”, tha ai.

Asadullah, një fermer në provincën Kandahar pajtohet me këtë qëndrim. Ai tha se e vetmja mënyrë për të mbijetuar në Pashmul, një fshat që merret me bujqësi në qarkun Panjvai në periferi të qytetit Kandahar, është mbjellja e lulëkuqes.

Asadullah tha se lulëkuqet, bimë që ka pak nevojë për ujë dhe kujdes, zakonisht sjellin dyfish më shumë të ardhura sesa mbjellja e grurit apo kulturave të tjera bujqësore.

“Jemi shumë të zhgënjyer me këtë ndalesë”, tha ai për Radio Azadi. “[Qeveria talibane] ose duhet të na ndihmojë neve që të gjejmë një alternativë ose të na japë ndihmë”.

Por, ekspertët thanë se Qeveria e udhëhequr nga talibanët, që ende nuk njihet nga asnjë shtet edhe tetë muaj pasi mori pushtetin në Afganistan, nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë fermerët afganë duke tërhequr ndihmë zhvillimore, sepse vendimi për ndalimin e mbjelljes së lulëkuqes nuk do t’i ndihmojë talibanët që të marrin njohje ndërkombëtare.

Qeveria e talibanëve është përballur me dënim ndërkombëtar dhe të afganëve, pasi nuk i mbajti premtimet për të rihapur shkollat për vajzat muajin e kaluar. Thomas Rutting, bashkëdrejtor i Rrjetit të Analistëve të Afganistanit, që është një organizatë e pavarur, tha se shumica e fermerëve kultivojnë lulëkuqe për t’i shpëtuar varfërisë.

“Kjo ndalesë mund t’i shtyjë ata sërish në varfëri, gjë që mund të ketë pasoja”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se talibanët morën mbështetjen e fermerëve në jug të Afganistanit, duke vepruar si mbrojtës së fushave të tyre të mbjella me lulëkuqe gjatë kryengritjes së tyre dydekadëshe kundër Qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi.

Ruttig tha se shumë fermerë afganë do të përpiqen që ta shmangin këtë ndalesë duke “përdorur lidhjet e tyre me liderët lokalë talibanë ose thjesht do të mbjellin lulëkuqe në ndonjë vend ku shpresojnë se nuk do të ketë patrullime”. Ai tha se talibanët kishin aplikuar një ndalesë të ngjashme në fund të vitit 2000, vendim që reduktoi sasinë e opiumit të papërpunuar nga më shumë se 6,000 tonënë nën 100 në vitin 2001.

“Atëherë dhe tani, udhëheqja e talibanëve është serioze në zbatimin e asaj që ata thonë se bazohet në ligjin islamik të Sheriatit, por si individë, ata shpesh bëjnë gjëra të tjera”, tha ai.

Mohammad Ehsan Zia, ish-ministër afgan i Zhvillimit Rural, tha se ndalesa e talibanëve synon që të kultivojë një imazh pozitiv ndërkombëtar, pasi qeveria e linjës së ashpër është përballur me kritika të ashpra për ndalimin e arsimimit të vajzave.

“Kjo është më shumë për konsum ndërkombëtar sesa për mjerimin aktual në Afganistan”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. “Ata donin të bënin diçka pozitive për të treguar anën tjetër të Qeverisë talibane, në mënyrë që të fitojnë njohje ndërkombëtare”.

Zia, që tani është bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Konflikte dhe Studime Humanitare në Doha, tha se ndalesa as nuk do të ofrojë njohjen ndërkombëtare të talibanëve e as nuk do të ndihmojë në marrjen e ndihmës shumë të nevojshme për zhvillim ndërkombëtar, ndihmë e cila është pezulluar qëkur talibanët morën pushtetin në gushtin e vitit të kaluar.

“Respektimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, qeverisja gjithëpërfshirëse dhe lufta kundër terrorizmit janë kriteret bazë për njohjen”, tha ai, teksa foli për parakushtet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare për njohjen e Qeverisë talibane.

“Ndalimi i kultivimit të lulëkuqes nuk ishte kusht, sepse komuniteti ndërkombëtar ka jetuar me kultivimin e lulëkuqes për më shumë se dy dekada”.

Ai tha se pa marrjen e njohjes ndërkombëtare, miliarda dollarë të ndihmës ndërkombëtare nuk ka të ngjarë që t’i jepen Afganistanit të sunduar nga talibanët.

“Ndihma për zhvillim mund të bëjë ndryshim të vërtetë në jetën e afganëve të zakonshëm”, tha ai.

Fermerët e varfër në Afganistanin e shkatërruar nga lufta, veçanërisht në provincat jugore të Uruzganit, Kandaharit dhe Helmandit, kanë qenë për dekada të tëra të lidhur me kultivimin e lulëkuqes nga trafikantët e drogës, të cilët shpesh i fusin në borxhe fshatarët. Ndërsa shteti afgan shkatërrohej gjatë luftës civile në vitet ’90, fermerët afganë nisën të mbillnin lulëkuqe për të mbijetuar. Që atëherë, Afganistani ka prodhuar pjesën më të madhe të opiumit të paligjshëm në botë. Pasi të përpunohet në heroinë dhe lëndë të tjera narkotike, kjo lëndë kontrabandohet në mbarë botën.

Por, vetë Afganistani dhe dy fqinjët e saj, Irani dhe Pakistani, po ashtu kanë vuajtur për dekada nga nivelet e larta të varësisë nga droga. Lal Mohammad, një fermer në Kandahar, është i kënaqur me të korrat e tij të lulëkuqes. Talibanët ende nuk kanë nisur të konfiskojnë opiumin nga fermerët me qëllim që të shmangin krijimin e pakënaqësive të gjera në rajonin që gjatë kryengritjes së tyre 20-vjeçare u ka ofruar luftëtarë. Ai mbolli këtë bimë narkotike në tokën e tij prej tre hektarësh që e ka në qarkun Zhari të Kandaharit, me shpresën se do të fitonte më shumë para sesa nga mbjellja e çdo kulture tjetër bujqësore.

“Sasia e opiumit të shitur më herët për 20,000 afgani [rreth 200 dollarë] vitin e kaluar, tani po shitet për më shumë se 100,000 afgani [rreth 1,000 dollarë]”, tha ai për Radion Azadi të REL-it, duke iu referuar rritjes së shpejtë të çmimit të opiumit që prej fillimit të këtij viti. Çmimi i opiumit u rrit nga 200 dollarë për kilogram në më shumë se 1,000 dollarë.

Por, Zia tha se lulëkuqet i mbajnë fermerët afganë në një rreth shtypës.

“Fermerët bëhen gjithnjë e më të varfër dhe më të varur nga paratë që marrin nga trafikantët e drogës”, tha Zia.

Asmatullah, një tjetër fermer nga Pashmuli, tha se koha po mbaron që talibanët t’i kushtojnë vëmendje gjendjes së fermerëve afganë.

“Para se ta vendosin këtë ndalesë para mbjelljes së re, ata duhet të gjejnë një kulturë alternative bujqësore që fermerët ta kultivojnë”, tha ai për REL-in, duke shtuar se gruri, mistri, perimet dhe kulturat e tjera bujqësore nuk janë alternativë e lulëkuqeve sepse kërkojnë ujitje dhe punë intensive.

Në Garni, një fshat në Uruzgan, fermeri Yar Mohammad, 60 vjeç, ka mbjellë lulëkuqe që prej se nisi të merrej me bujqësi kur ishte adoleshent. Duke shikuar të korrat e tij me lulëkuqe, ai shtoi se kjo bimë narkotike i ka ndihmuar atij që t’iu mbijetojë luftërave dhe thatësirave.

“Kjo është e vetmja kulturë bujqësore që mund të rritet në këto toka të thata”, tha ai.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afganistan afganistan

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë