Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ish-deputeti nxjerr videon nga përmbytjet në Shkodër, Spahia: Shikoji pamjet Edi Rama! Shpall gjendjen e emergjencës
11 Shkurt 2021, 18:29Nga DOSJA
TIRANË – Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka publikuar një video nga Shkodra, ku tregon situatën e krijuar nga përmbytjet.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se në qytetin verior ka një situatë të agravuar të përmbytjeve, ndërsa shton se qeveria refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Postimi i plotë:
Ka një situatë të agravuar të përmbytjeve në Shkodër për shkak të reshjeve që vijojnë dhe situata nuk po njeh përmirësim.
Pushteti vendor në Shkodër po bën maksimumin për t’u qëndruar banorëve pranë por është lënë I vetëm nga qeveria.
Refuzimi i Edi Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore është pabesi ndaj banorëve të Shkodrës.
Janë mbi 4 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe uji sic shihet nga pamjet e sotme ka hyrë brenda në qytet. Kjo është situata që Edi Rama refuzon ta konsiderojë! Ai refuzon të ndërhyjë për të ndihmuar në një situatë të tillë.
Në 8 vitet e rregjimit të tij, Shkodra nuk ka njohur mbështetje por vetëm denigrim nga qeveria e situata mbetet e njëjtë edhe sot, kur banorët kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e qeverisë e cila paguhet me taksat e tyre për t’u kujdesur për ta!
Shikoji këto pamje Edi Rama! Situta nuk pret: shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse e ke detyrim njerëzor, e jo përmbushje e mllefit të verbër nga refuzimi politik që të ka bërë gjithnjë Shkodra! #ShkodraNukHarron
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reguar pas gjobitjes së partisë së saj për shkeljen e masave antiCo...
TIRANË– “Nuk kanë fund rrjedhjet e rëndësishme nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, largohet edhe ish-drejtori i portit të Durrësit dhe i Aviacio...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, së fundmi ka publikuar një video nga Shkodra, ku shihet situatën që krijuar në vend si pasojë e përmbytjeve.Kr...
KUKËS– Ministrja Belinda Balluku premtoi 24 ujë të pijshëm nga qyteti i Kukësit, ku sot zhvilloi një interpelancë me banorët e zonës. Përmes lidhjes LIVE, ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarkun e Shkodrës. Në një komunikatë zyrtare...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen që është zhvilluar ditën e sotme, ka regjistruar edhe 11 parti të tjera për zgjedhjet e 25 prillit. So...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditn e sotme ka zhviluar një takim me operatorët turistikë në Durrës ku dhe ka preantuar dhe pla...
TIRANË- Ka reaguar Ambasadorja Amerikane për nënshkrimin e marrëveshjes nga qeveria shqiptare dhe ajo amerikane për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës,...
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim zbardh bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet parlam...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur sot në takim Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të partisë De...