Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim zbardh bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kim shkruan se dëshiron që t’i japë fund spekulimeve, duke bërë me dije se ka marrë garanci nga numri një i qeverisë se Doshi nuk do të ketë asnjë post në asnjë qeveri socialiste.
Më tej, ambasadorja Kim shkruan se Rama i ka kujtuar faktin që ka qenë vetë ai që e ka përjashtuar deputetin nga radhët e Partisë Socialiste, duke gjetur kështu edhe një gjuhë të përbashkët për emërimet e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.
“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi mirëkuptim se çfarë do të thotë emërimi. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon,”-shkruan Kim. Ndërsa krahas deklaratës së saj ka rikthyer edhe njëherë njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për futjen e Doshit në “listën e zezë”. Po ashtu bie në sy fakti që nuk e përmend me emër deputetin por i referohet me “këtij personi”.
Vetëm pak ditë më parë, ambasadorja Kim, pas një sërë deklaratash publike ku kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, foli me emra. Kim tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u tregua diplomat kur tha se çdo gjë në lidhje me zgjedhjet është caktuar në Kushtetutë e duhet zbatuar. Socialistët nisën mbrojtjen e Doshit. Bushati i kujtoi sulmet në Capitol Hill ambasadores Kim duke shtuar se edhe SHBA-ja nuk është ‘imune’. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, kyçi gojën, duke iu shmangur pyetjes, por mesa duket ka biseduar privatisht me ambasadoren. Vetë Doshi e sfidoi totalisht këtë thirrje të ambasadores, duke depozitua kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.
Por nuk ka mbaruar tek Doshi! Sot nga Durrësi, Kim ka paralajmëruar se do të bëjë me dije edhe një emër tjetër që nuk duhet të kandidojë për shkak të rekordeve kriminale. I vetmi detaj që dha ishte fakti që bëhet fjalë për një deputet në Durrës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur sot në takim Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të partisë De...
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur mesditën e sotme në rrugët e kryeqytetit duke takuar qytetarë të zakonshëm.Disa prej tyre k...
TIRANË Presidenti Ilir Meta ka takuar inxhinierin në pension, aktualisht Kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi, që sipas presidentit, ë...
TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorë të Njësisë 8, ku tha se edhe rrugicës së Lulit dhe Joridës i është r...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar në ‘TWitter’ për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Pas daljes publike të Yuri Kim në portin e Durrë...
TIRANË– Socialistët e kanë gati draftin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhme të cilit kryeministri Edi Rama po i jep dorën e fundit duke u konsultuar...
TIRANË– Zv. kryeministri Erion Braçe është fotografuar pa maskë, në një ambient të mbyllur, i rrethuar me persona të tjerë. Fotoja nuk tregon të gji...
TIRANË– Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të partive politike që të përmbahen në publ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar operacionin e finalizuar sot në Gjykatën e Krujës me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe nëntë personave ...
TIRANË– Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar arkeologun, politikanin dhe diplomatin e shquar Neritan Ceka me Dekoratën e l...