"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Arrestimi i gjyqtares në Krujë/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Shikoni se çfarë po bën SPAK. Kjo është arsyeja pse refor
11 Shkurt 2021, 14:41Nga DOSJA
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar në ‘TWitter’ për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Pas daljes publike të Yuri Kim në portin e Durrësit prej nga komentoi ngjarjen e bujshme, në faqen zyrtare të Ambasadës shkruhet se për këtë arsye është e nevojshme reforma në drejtësi.
Ndër të tjera në postim shkruhet se SPAK po funksionon e se duhet të ketë më shumë shpresë se skepticizëm.
POSTIMI:
Kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi është e rëndësishme. Nuk është çështje morale, është çështje biznesi. Pra, për të gjithë skeptikët që thanë se asgjë nuk do të ndodhë. Kjo reformë në drejtësi nuk është e mundur. Që SPAK nuk do të funksionojë kurrë. Kam lajme për ju: Ju jeni gabim, dhe unë do t’ju inkurajoja të shikoni të gjitha rastet që SPAK ka njoftuar, të gjitha veprimet e ndërmarra, përfshirë edhe sot në Krujë. Do të ketë dështime gjatë rrugës, por ne duhet të vazhdojmë të mbledhim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë të ecim përpara, siç kam thënë më parë është gjithashtu çështje e lejimit të vetes, e detyrimit të vetes, të kesh më shumë shpresë sesa skepticizëm. Pra, përqendrohuni te faktet. Shikoni se çfarë po bën SPAK. Shikoni se çfarë po bën policia. Mos e lini veten të shpërqendrohet nga propaganda “.
SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Socialistët e kanë gati draftin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhme të cilit kryeministri Edi Rama po i jep dorën e fundit duke u konsultuar...
TIRANË– Zv. kryeministri Erion Braçe është fotografuar pa maskë, në një ambient të mbyllur, i rrethuar me persona të tjerë. Fotoja nuk tregon të gji...
TIRANË– Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të partive politike që të përmbahen në publ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar operacionin e finalizuar sot në Gjykatën e Krujës me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe nëntë personave ...
TIRANË– Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar arkeologun, politikanin dhe diplomatin e shquar Neritan Ceka me Dekoratën e l...
TIRANË– Abdulla Deliallisi, kryetar i shoqatës “Durrësi Autokton”, i cili organizoi takim me më shumë se 10 persona në ambient të mbyllur është gjobi...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit aty ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me pronar...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka qënë e pranishme ditën e sotme në njësinë numër 2 në kryeqytet aty ku ka parë nga afër situat...
TIRANË– Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka reaguar i revoltuar për gjobën që mori nga autoritetet policore për ...
TIRANË– Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari është gjobitur nga policia me gjobën prej 5 milionë lekësh të reja pasi...