LIVE UPDATES
Politike

U gjobit për shkelje të masave anti-Covid, Meta takon inxhinierin: E padrejtë! Para përgjegjësisë ata që e përdorin post

11 Shkurt 2021, 15:01 Nga DOSJA
U gjobit për shkelje të masave anti-Covid, Meta takon inxhinierin: E

TIRANË Presidenti Ilir Meta ka takuar inxhinierin në pension, aktualisht Kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi, që sipas presidentit, është gjobitur me 5 mln lekë për shkelje të masave anti-Covid.

Në një postim në ‘Facebook’, Presidenti thekson se kjo është një gjobë e pastër politike ndaj inxhinierit, pasi sipas tij, në aktivitetin ku ai ka qenë i pranishëm, të gjithë të ftuarit kanë qenë duke respektuar masat e nevojshme.

Ndër të tjera, Meta shkruan se e ka garantuar inxhinierin Deliallisi se Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe të shoqatës “Durrësi Autokton”.

Mesazhi i Metës:

Me një gjobë arbitrare dhe tërësisht politike, 5 milion lekë, Qeveria ka ndëshkuar pa të drejtë inxhinierin e shquar në pension, z.Abdulla Deliallisi, Kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton”, për gjoja shkeljen e masave antiCOVID, në ceremoninë e organizuar pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës së Durrësit, me rastin e vlerësimit nga Presidenti i Republikës me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” të arkeologut të mirënjohur, Profesor Vangjel Toçi (pas vdekjes).

Lidhur me këtë gjobë të pastër politike, e prita sot në takim z.Deliallisi për t’u njohur prej tij me rrethanat e këtij veprimi skandaloz dhe të papranueshëm të Qeverisë.

Më informoi se ky aktivitet simbolik, me pjesëmarrje tepër të kufizuar, i zhvilluar edhe me rastin e 30-vjetorit të Shoqatës “Durrësi Autokton” dhe që kulmoi me ceremonialin zyrtar shtetëror të dekorimit nga Presidenti i Republikës të Profesor Vangjel Toçit, është kryer me dakordësinë e Bashkisë Durrës, që kishte vendosur në dispozicion Pallatin e Kulturës për zhvillimin e këtij aktiviteti.

E gjithë ceremonia është organizuar duke respektuar masat e nevojshme, ku të gjithë të ftuarit, sipas ligjit, kanë qenë të pajisur me maska dhe kanë ruajtur distancat fizike.

Të ndëshkosh me gjobë 5 milionë lekë inxhinierin e shquar në pension z.Abdulla Deliallisi është njësoj si të kesh ndëshkuar të gjithë ata, që mbrojnë kauzën e drejtë të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike e kombëtare, si dhe traditat më të mira të qytetarisë durrsake.

E garantova inxhinierin e shquar në pension, z.Deliallisi, se Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe të shoqatës “Durrësi Autokton”, në të gjitha procedurat ligjore për kundërshtimin e kësaj mase dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre, që funksionin shtetëror e përdorin për qëllime të ulta politike, shantazh dhe presion ndaj qytetarisë durrsake.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike abdulla deliallisi ilir meta abdulla deliallisi ilir meta

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit